Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta dhe drejtues të LSI bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në nderim të 5 Majit Ditës së Dëshmorëve

Meta vendos kurorë me lule pranë monumentit Nënë Shqipëri dhe zhvillon disa vizita në familjet e dëshmorëve
Meta: Idealet e dëshmorëve për një Shqipëri të lirë për një Shqipëri demokratike për një Shqipëri të begatë janë ato që na frymëzojnë çdo ditë në projektin tonë për një Shqipëri Evropiane 

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të LSI-së zhvilluan sot paradite homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në nderim dhe respekt të 5 Majit Ditës së Dëshmorëve. Gjatë ceremonisë përkujtimore Kreu i LSI-së në shenjë të kujtimit dhe nderimit të veprës së tyre heroike vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Pas homazheve pranë monumentit “Nënë Shqipëri” Meta së bashku me drejtues të LSI dhe kandidatë të saj për deputetë zhvilluan vizita në disa familje të dëshmorëve në mes të të cilave edhe në familjen e dëshmorit Mustafa Kaçaçi. 
Me këtë rast Kreu i LSI-së z. Meta u shpreh:
Idealet e dëshmorëve për një Shqipëri të lirë për një Shqipëri demokratike për një Shqipëri të begatë janë ato që na frymëzojnë çdo ditë në projektin tonë për një Shqipëri Evropiane ku të gjithë shqiptarët të jetojnë në liri të jetojnë në paqe dhe në begati. 
5 Maji është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët sepse është dita e mirënjohjes për gjakun e derdhur nga martirët e kombit tonë në luftën më të lavdishme të zhvilluar nga kombi ynë atë Antifashiste Nacional- Çlirimtare e cila jo vetëm që garantoi pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë por në themel të kësaj Shqipërie evropiane që ne synojmë sot qëndron pikërisht sakrifica e këtyre martirëve. 
Pyetje: Z. Meta vazhdoni të festoni ndaras ende këtë festë me Partinë Socialiste?
Respekti dhe mirënjohja e Ilir Metës për Luftën Antifashiste Nacional- Çlirimtare dhe për dëshmorët e Atdheut nuk ka ndryshuar asnjëherë sepse Ilir Meta vjen dhe nga një familje partizanësh.
 
 
 

 

0x323030392d30352d3035 Meta vendos kurore me lule prane Monumentit Nene Shqiperi.JPG 15:16)