Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta viziton në spital Poetin e madh shqiptar Xhevair Spahiu të sëmurë prej pak ditësh. Meta interesohet me familjarët dhe mjekët deri në detaje për gjendjen e Poetit 16:40

Meta: Presim me padurim të shikojmë Xhevairin në këmbë dhe të qeshur sërish

“Kam shprehur solidaritetin tim dhe të forcës politike që drejtoj me familjarët e poetit tonë të madh kam patur rastin të bisedoj me gjithë ekipin e mjekëve dhe me prof. Petrelën dhe do të bëjmë më të mirën që gjendja e Xhevairit të përmirësohet”

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në spital ku ndodhet i sëmurë prej pak ditësh personaliteti i shquar i letrave shqipe poeti Xhevair Spahiu. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili deputeti Spartak Braho dhe anëtarët e Kryesisë Dritan Ylli dhe Gledian Rehovica Meta takoi nga afër poetin e sëmurë dhe familjarët e tij ku u interesua në mënyrë të detajuar për gjendjen e Poetit.
Më pas Meta takoi edhe mjekun e njohur Mentor Petrela dhe të tjerë mjekë që kanë nën kontroll parametrat shëndetësorë të Xhevair Spahiut dhe bisedoi me to për përkujdesjen që po i bëhet personalitetit të kulturës shqiptare.

Pas kësaj Meta bëri një deklaratë dhe për mediat e pranishme;    
“Më vjen shumë keq që vij në këtë spital për të vizituar një njeri me shumë vlera për poezinë tonë për kulturën tonë për gjuhën tonë dhe për kombin tonë si Xhevair Spahiu. Megjithatë mbetem me shpresë për kujdesin e mjekëve këtu dhe në interesin e mjekëve dhe të afërmëve dhe përfaqësuesve tanë në Romë që gjendja e tij të sqarohet dhe të vijë duke u përmirësuar. Të gjithë mezi presim që jo vetëm ta shohim Xhevair Spahiun në këmbë dhe të qeshur por edhe të dëgjojmë edhe në të ardhmen dhe të shohim vepra të reja nga ai nga ato vepra që e kanë pasuruar aq shumë poezinë tonë dhe kulturën tonë kombëtare. Unë kam shprehur solidaritetin tim dhe të forcës politike që unë drejtoj me familjarët e poetit tonë të madh kam patur rastin të bisedoj me gjithë ekipin e mjekëve dhe me prof. Petrelën dhe do të bëjmë më të mirën që kjo gjendje të përmirësohet të tejkalohet pasi mendoj se nuk është vetëm një shqetësim i yni por është një shqetësim i të gjithëve që janë njohur nga mediat për gjendjen shqetësuese shëndetësore të Xhevahir Spahiut.
Unë do të bisedoj edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe me Ambasadorin tonë në Romë që të bëhen të gjitha përpjekjet në rradhë të parë nga ana e shtetit sepse një qytetar i thjeshtë  kërkon përgjegjësinë e shtetit në raste të tilla. Aq më tepër kur bëhet fjala për një poet shumë të madh kur bëhet fjala për një  akademik për një personalitet i cili ka shumë adhurues anembanë Shqipërisë dhe kombit tonë.

0x323030392d30342d3033 Meta ne Spital viziton Xhevahir Spahiun.JPG