13 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI z.Ilir Meta takon minatorët e Bulqizës brenda në galeri rreth 800 metra nën tokë 19:55 Meta garanton minatorët për miratimin e statusit të minatorit dhe uljen e moshës së pensionit pas fitores së LSI në 28 Qershor
Meta prezanton kandidatët për deputetë në Bulqizë Ilir Balla dhe në Mat Agim Hysa dhe Lutfije Meta
Meta shprehet se ndërtimi i rrugës së Arbrit është një domosdoshmëri
—
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me minatorët e Bulqizës. Së bashku me drejtues të tjerë të LSI Meta ishte brenda në galeritë e Minierës së Bulqizës rreth 800 metra nën tokë dhe bisedoi me minatorët lidhur me problemet me të cilat përballen ata dhe kryesisht për kushtet e punës. Në fjalën e tij gjatë takimit me minatorët kreu i LSI tha se kriza ekonomike ka trokitur tashmë në Shqipëri dhe të parët që po e ndiejnë atë janë minatorët të cilët punojnë për të siguruar bukën e gojës për vete dhe familjet e tyre në kushte tepër të vështira. Meta shprehu keqardhjen që shumë minatorë kolegë të tyre kanë humbur edhe jetën për të ushqyer fëmijët. Ndërkohë kreu i LSI-së akuzoi Qeverinë se nuk ka bërë asgjë për “Statusin e Minatorit” dhe ka lënë minatorët të punojnë në kushte tepër të rënda pune. Meta kritikoi faktin se Qeveria ngulmon të thojë se nuk ka krizë ekonomike kur e di shumë mirë që industria e mineraleve është në kolaps dhe vendet e punës çdo ditë po mbyllen nëpër miniera.
Në këtë drejtim kreu i LSI premtoi angazhimin e LSI që minatorët jo vetëm të mos humbasin vendet e punës por që të investohet sa më shumë në sektorin minerar në mënyrë që të krijohen qindra vende të reja pune. Gjithashtu Meta u premtoi minatorëve se LSI do të angazhohet që pas 28 Qershorit të diskutojë se bashku me minatorët “Statusin e Minatorit” dhe ta votojë në Parlament.
“LSI angazhohet jo vetëm që ju të mos humbisni vendet e punës por që të investojë shumë më tepër që shfrytëzimi i burimeve minerale të krijojë qindra vende të reja pune dhe punësim dinjitoz për të gjithë banorët në këtë zonë të varfër. Ky është angazhimi ynë i palëkundur. LSI angazhohet që së bashku me ju të diskutojë “Statusin e Minatorit” dhe mbasi të kemi rënë dakort ta votojmë në Parlament” u shpreh kreu i LSI gjatë takimit me minatorët në minierën e Bulqizës. Meta gjithashtu garantoi minatorët se në qeverisjen e LSI pas fitores në 28 Qershor mosha e pensionit për minatorët do të ulet.
Gjatë ditës së djeshme kreu i LSI zhvilloi takime me qindra banorë të Bulqizës dhe Klosit ku janë prezantuar dhe kandidatët për deputet të LSI në këto zona Ilir Balla Agim Hysa dhe Lutfije Meta.
Në këto takime kreu i LSI është ndalur në krizën ekonomike që ka përfshirë vendin tonë dhe ka bërë përgjegjëse për këtë Kryeministrin Berisha dhe keqqeverisjen e tij. Meta theksoi faktin se papunësia në vend është rritur së tepërmi varfëria po ashtu ndërsa qeveritarët janë zhytur në korrupsion. Kjo do të mbahet mend si qeveria e Gërdecit dhe e skandaleve tha Meta duke shtuar se shqiptarët meritojnë më tepër se kaq. Ndaj kreu i LSI theksoi me forcë se tani është Koha për Veprim sepse deri më sot shqiptarët janë ngopur me fjalë të bukura me premtime e gënjeshtra elektorale.
“Është koha për veprim se fitimet korruptive të qeveritarëve i paguan qytetari i thjeshtë. Është koha për veprim sepse çmimet e kostoja e jetesës sa bijnë e rriten. Është koha për veprim sepse mundi e djersa e fermerit shqiptar hidhet ne lume dhe produktet e tij nuk dalin ne treg. Ështe koha per veprim sepse akoma shqiptaret nuk jane te sigurte per pronen e token e tyre. Është koha per veprim qe njerezit te mos semuren nga ajri gjithe pluhur e uji gjithe helme por te shijojne bukurite qe na ka falur natyra;
Është Koha për Veprim sepse femijet mesojne ne shkolla pa çati e ngrohje dhe analfabetizmi po rritet si epidemi. Eshte koha per veprim sepse shendetesia te semur perpara se te sheroje se shpesh duhet të përballesh me dilemën “Paguaj po deshe të jetosh!” u shpreh Meta. 0x323030392d30332d3331 Meta takim me minatoret brenda ne galeri.JPG