Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta vizitë në spitalin rajonal të Durrësit 20:20

Meta: LSI do t’i kushtojë një vëmendje prioritare shëndetësisë sidomos në pajisjen me tekonologjinë moderne të domosdoshme për mjekimin e të sëmurëve në vendin tonë dhe jo në spitalet jashtë

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Spitalin rajonal të Durrësit. Në këtë vizitë Meta shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili dhe nga kandidatët për deputetë në Durrës Lefter Koka dhe Artur Zheji. Ky spital është ndërtuar para 8 vitesh kur Kryeministër ishte Meta dhe është i dyti për nga rëndësia në Shqipëri pas Qendrës Spitalore në Tiranë. Kreu i LSI takoi dhe bashkëbisedoi me mjekë dhe pacientë të cilët ndodhen të shtruar në këtë spital. Meta degjoi nga afër ankesat e të sëmurëve për ilaçet të cilat janë jo vetëm të shtrenjta por që jo të gjitha i ofron spitali sikurse dhe vështirësitë që ndeshin bluzat e bardha për shkak të mungesës së paisjeve tepër të domosdoshme për diagnostikimin e pacientëve.
Duke pohuar se ka ende shumë kërkesa për të ofruar shërbimet e nevojshme dhe të shpejta në këtë spital modern Meta shprehu angazhimin e LSI që spitali i Durrësit të pajiset me aparatura moderne te domosdoshme siç është skaneri i cili mungon apo rezonanca magnetike. Të vjen keq u shpreh Meta që edhe pas 8 vitesh të gjitha spitalet shtetërore në vend kanë vetëm një rezonancë magnetike. Diagnostikimi i shpejtë i saktë dhe i thelluar është i domosdoshëm si për të parandaluar sëmundje të ndryshme si dhe për të realizuar ndërhyrje të shpejta në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Kreu i LSI theksoi se pas fitores në 28 Qershor programi qeverisës i LSI do t’i kushtojë shëndetësisë një vëmendje prioritare sidomos në tekonologjinë e saj të cilat janë tepër të domosdoshme për mjekimin e të sëmurëve në vendin tonë dhe jo duke ikur në në spitale jashtë gjë që është mjaft e vështirë për nivelin e të ardhurave të qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.

 

0x323030392d30352d3034 Meta ne spitalin e Durresit bisedon me pacientet per kushtet.JPG