14 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI takim me gratë dhe vajzat e njësisë nr.5 në Tiranë
Meta garanton se programi i LSI në radhë të parë favorizon gratë dhe vajzat
Meta: LSI ka programin më të mirë për punësimin programin më të qartë dhe ky është një program që në radhë të parë favorizon gratë dhe vajzat
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim me gratë e njësisë nr.5 në Tiranë anëtare dhe simpatizante të LSI. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Zv.Kryetari i LSI Pëllumb Xhufi Nënkryetarja e LSI dhe Kryetare e LRI Erisa Xhixho si dhe të tjerë drejtues të LSI. Në këtë takim u vlerësua puna që po bëjnë gratë e LSI në Tiranë dhe në të gjithë vendin si dhe kontributi i tyre në fitoren e LSI. Të gjithë gratë që folën në këtë takim shprehën besimin e tyre për fitore në 28 Qershor duke e parë LSI si të vetmen zgjidhje për problemet dhe shqetësimet e tyre.
Në fjalën e tij lideri i LSI Meta u shpreh se LSI ka programin më të mirë për punësimin programin më të qartë dhe ky është një program që në radhë të parë favorizon gratë dhe vajzat. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se praktikisht LSI po udhëheq fushatën me mendime dhe ide si përsa i takon bujqësisë ashtu dhe punësimit. Ne thamë se do të hapim 100 mijë vende pune sepse ne studiuam se si do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne tashmë e kemi shumë të qartë planin sesi do të hapen këto 100 mijë vende pune.
Ne kemi programin më të qartë për bujqësinë sepse duke qenë bujqësia në krizë është në krizë e gjithë ekonomia.
Meta u shpreh i bindur se me programin e LSI-së gratë do të gjejnë veten e tyre gratë do të gjejnë hapësira për punësim hapësirën për integrim. Meqenëse këtu kemi dhe ca nëna të moshuara u shpreh kreu i LSI ne kemi dhe një ligj shumë të mirë për moshën e tretë që garanton shumë lehtësira dhe shumë shërbime që nga problemi i rimbursimit të plotë të ilaçeve për moshën e tretë që nga problemi i transportit falas edhe shumë drejtime të tjera. Këto dy ditë del dhe programi i përmbledhur i LSI-së për zgjedhjet të cilin do ta ketë çdo anëtar dhe çdo simpatizant. Në bazë të këtij programi flitet më qartë me njerëzit. Më tej Meta u shpreh se në programin e saj qeverisës LSI do të miratojë dhe zbatojë ligjin për moshën e tretë do të garantojë punësimin dhe të gjithë aspektet kryesore që përmirësojnë jetën tuaj dhe që përmirësojnë jetën e të gjithë shqiptarëve.
Në fjalën e tij Zv.Kryetari i LSI prof.Pëllumb Xhufi u shpreh se “LSI është rritur dhe është rritur me komponentin kryesor të saj me gra dhe me vajza të cilat ne si LSI i konsiderojmë si katalizatorin e të gjitha problemeve dhe halleve. Ne flasim për problemet e mëdha që ka ky vend që duhet t’i përballojë shoqëria shqiptare papunësinë varfërinë kriza në shkolla shëndetësia problemet e ambjentit infrastruktura për të mos thënë pastaj dhe probleme të tjera të mëdha që kemi dëgjuar dhe këto ditë siç janë zullumet që bën Qeveria jonë me vendet e tjera.
0x323030392d30352d3032 Meta ne takimin me grate e njesise 5 ne Tirane.JPG 13:40)