Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me 250 anëtarë të rinj të LSI në Këmishtaj të Lushnjës Meta shpërndan teserat për anëtarësimet e reja
Meta: Eshtë Koha për Veprim për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe prapambetja. LSI ka nje program të qartë per te nxjerre bujqesine nga kjo gjendje e rende

Lideri i LSI Ilir Meta zhvilloi një takim me 250 anëtarë të rinj të LSI në fshatin Këmishtaj të Lushnjës. I shoqëruar edhe nga drejtues të LSI si Nënkryetari Dritan Prifti deputeti Spartak Braho anëtarët e Kryesisë Tokli Thomai dhe Fatos Klosi Kryetari i LSI është pritur me entuziasëm nga banorët e kësaj komune.
Duke falënderuar për mbështetjen qe i kanë dhënë kësaj force politike vecanerisht 250 anëtarësimet e reja Kreu i LSI bëri thirrje se është Koha per Veprim për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë ekonomike. Eshte Koha për Veprim tha Meta për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe braktisja e shtetit dhe e Qeverise.
Duke e cilësuar bujqësinë si themelin bazë të një ekonomie të shëndoshë jo vetëm për qytetin e Lushnjës por per te gjithe vendin Kryetari i LSI Ilir Meta theksoi se eshte Koha per Veprim pasi nuk mund te tolerohet me diskriminimi total dhe i pafalshem pasi kjo jo vetem qe rendon gjendjen ekonomike por rrit edhe papunesinë ne vend. Meta shtoi se LSI ka nje program të qartë per te nxjerre bujqesine nga kjo gjendje e rende. Ky plan theksoi Meta bazohet ne nje pike te rendesishme per te rritur rolin e shtetit permes programeve mbeshtetese ndaj fermereve dhe subvencioneve të njësisë së prodhimit që nga farërat dhe plehrat kimike. Kreu i LSI nenvizoi se bujqesia eshte nje çeshtje shume e rendesishme per ekonomine kombetare por edhe per zhvillimin e turizmit ndaj shtoi Meta ne jemi te angazhuar per te mbeshetur bujqesine.
Me tej Meta theksoi se 30 mije vende te reja pune që ne synojme të hapim në 4 vitet e ardhshme do të realizohet përmes mbeshtetjes dhe duke dale shteti garant para bankave per te gjithe biznesmenet dhe sipermarresit te cilet do te luftojne per te krijuar industrinë agroperpunuese.
Ndërkaq në mënyrë më të detajuar programin e ardhshëm qeverisës të LSI në fushën e bujqësisë e spjegoi Anëtari i Kryesisë Prof.Tokli Thomai.
Lideri i LSI tha se do te trefishohet buxheti i shtetit qe ne ditet e pare per bujqesine pasi ky sektor ka nevoje per mbeshtetje.
Njëkohësisht duke falenderuar per pjesmarrjen e jashtezakonshme te te rinjve ne LSI Meta shprehu vendosmerine edhe per mbeshtetjen ndaj brezit te ri qe te kene mundesi te shkollohen dhe te punesohen per te ndertuar te ardhmen ne vendin tyre.  0x323030392d30332d3239 12:17)