Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta pret në takim një delegacion të të Gjelbërve Europianë të kryesuar nga Kryekoordinatori i të Gjelbërve Gjermanë në Parlamentin Europian Majkëll Shversshverdt dhe nga Ann de Bur

Meta: LSI angazhohet që çdo vendim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të merret duke pasur në konsideratë në radhë të parë standartet mjedisore

Të gjebërit europianë garantojnë Metën për mbështetjen e Koalicionit të drejtuar nga LSI ku gjendet dhe Partia e Gjelbër shqiptare

Lideri i LSI z.Ilir Meta priti në një takim në selinë e LSI një delegacion të të Gjelbërve Europianë të kryesuar nga Kryekoordinatori i të Gjelbërve Gjermanë në Parlamentin Europian Majkëll Shversshverdt dhe nga Ann de Bur. 

Gjatë takimit ku merrnin pjesë edhe Kryetari i KDK-së së LSI z.Edmond Haxhinasto si dhe Kryetari i Partisë së Gjelbër shqiptare z.Edlir Petanaj si dhe kandidati i Partisë së Gjelbër në Tiranë z.Sazan Guri u diskutua lidhur me kujdesin dhe prioritetin që i jep mjedisit programi qeverisës i koalicionit të përbashkët të LSI me Partinë e Gjelbër shqiptare.

Pas bashkëbisedimit me drejtuesit e të gjelbërve eruopianë Meta u shpreh se “ishte një kënaqësi e veçantë ky takim me drejtues të Partisë së Gjelbër Europiane që kanë një pozicion mjaft të rëndësishëm në Parlamentin Europian. Meta tha se “kemi shkëmbyer mendime lidhur me koalicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim  me të Gjelbrën Shqiptare si anëtarë me të drejta të plota të Partisë së gjelbër europiane por edhe me rëndësinë e madhe që koalicioni jonë dhe që LSI i jep çështjes së mjedisit për programin elektoral por edhe qeverisës të katër viteve të ardhshme.
Meta theksoi se LSI dhe koalicioni ynë bën një diferencë të madhe me forcat e tjera politike në mënyrë të veçantë ndaj çështjeve të mjedisit. Duke përcaktuar këto çështje si të një rëndësie vedimtare dhe kombëtare për të ardhmen e vendit LSI angazhohet që çdo vendim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të merret duke pasur në konsideratë në radhë të parë standartet mjedisore garantoi kreu i LSI.

Nga ana e tij Kryekoordinatori i të Gjelbërve Gjermanë në Parlamentin Europian u shpreh se do ta mbështesin fuqishëm Partinë e Gjelbër shqiptare dhe koalicionin e kryesuar nga LSI. Ai theksoi se çështjet e mjedisit janë të gërshetuara me çështjet sociale

0x323030392d30342d3236 Meta me te gjelberit europiane.JPG 15:54)