Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI Meta takime entuziaste në Peqin dhe Belsh 21:10

Meta prezanton kandidatët për deputetë Rexhep Bica dhe Zenun Bullari
Meta: Është Koha për Veprim se ne kemi një plan të qartë që përmes krijimit dhe zhvillimit të industrisë agropërpunuese në 4 vitet e ardhshme të krijojmë 30 mijë vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një tur takimesh mjaft entuziaste në Qarkun e Elbasanit ku ka prezantuar dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit. Meta prezantoi përpara qindra banorëve të Peqinit kandidatin e LSI Rexhep Bica ndërsa në Belsh Meta prezantoi kandidatin Zenun Bullari.
Duke përshëndetur të gjithë anëtarët e LSI sidomos ato që e kanë marrë kartën e anëtarësimit gjatë muajve të fundit Meta garantoi se pas 28 Qershorit Shqipëria do të ketë një tjetër qeverisje që do të mendojë se si të punësojë shqiptarët se si të luftojë varfërinë dhe të rrisë mirëqenien si dhe të luftojë korrupsionin që me Berishën u kthye në korrupsion shpërthyes.

Meta u shpreh se është Koha për Veprim që të krijojmë një mazhorancë qeverisëse për të larguar njëherë e mirë gjithë këto pasoja që ka sjellë kjo Qeveri që nga 2005-ta si varfëria në rritje për shkak të korrupsionit që ka krijuar pasiguri për të nesërmen e familjeve dhe fëmijve të tyre.
Më tej Meta tha se është Koha për Veprim që të startojmë programin tonë për punësimin jetik që do të thotë për çdo familje shqiptare që nuk ka asnjë njeri në punë t’i ofrojmë një vend pune jo vetëm të punojë për të mbajtur familjen e tij por dhe t’i japim fund listave për bukën e gojës. Varfëria është një e keqe  e madhe që shëmton shoqerinë tonë një e keqe që i ndan shqiptarët një e keqe që i fut në konflikt shqiptarët që i fut në një pabarazi jo vetëm të padrejtë por edhe të paskrupullt sepse një shoqëri që të ecë përpara që të ketë të ardhme në radhë të parë duhet të ketë solidaritet.
Kreu i LSI garantoi se “ne angazhohemi që shqiptarët të kenë mundësi për të punuar në mënyrë që me djersën e tyre të jetojnë me dinjitet ti risin dhe të shkollojnë sa më mirë fëmijët e tyre.
Ne kemi një plan të qartë për krijimin e industrisë agro-përpunuese dhe vetëm përmes krijimit të kësaj industrie ne planifikojmë që në katër vitet e ardhshme të krijojmë 30 mijë vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë. Vetëm në ketë mënyrë ne do arrijmë të plotësojmë të gjithë sistemin agraro-industrial në mënyrë që bujqësia jonë të funksionojmë me efikasitet në mënyrë që të gjithë ata që merren me bujqësi të kenë të ardhura dhe këto të ardhura të investohen për zhvillimin e kësaj industrie. Në këtë mënyrë mirëqënia e familjeve shqiptare që merren me bujqësi por edhe e gjithë shqiptarëve në përgjithësi  rritet sepse vetëm për të importuar produkte ushqimore bujqësore dhe blektorale ne blejme nga jashtë 600 milionë lekë ushqime çdo vit. Që do të thotë se më shumë se gjysma e parave e të ardhurave që vijnë nga emigrantët tanë në vend përsëri shkojnë jashtë për të blerë ato produkte kur ne i kemi prodhuar dikur këtu.
Nndaj duhet të nxisim këtë sektor për të investuar në bujqësi. Por për këtë duhet që sheti dhe Qeveria duhet të marrin përgjegjësitë e tyre sepse tregu sjell të mira vetëm atëherë kur Qeveria luan rolin e saj në mbrojtje të interesit publik.

0x323030392d30332d3238 Koha per Veprim-Meta ne Peqin dhe Belsh.JPG