Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta viziton familjen e z.Qamil Lasku e cila banon në mes të Tiranës por në kushte mjaft të vështira Meta: Pensionistët duhet të përfitojnë pension të 13-të
Meta: Pensionistët të përjashtohen nga taksat e pushtetit vendor
Meta: Rimbursim të ilaçeve cilësore për moshën e tretë dhe transport falas për to

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në familjen e z.Qamil Lasku. Familja Lasku që banon në mes të Tiranës jeton në kushte të vështira ekonomike dhe strehimi. Duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me kryefamiljarin Qamil Lasku Meta ka njohur nga afër hallet dhe shqetësimet e tij dhe të familjes. Qamil Laskut i duhet të përballet çdo ditë me probleme që vijnë si pasoje e kushteve të vështira ekonomike ku me dy pensione minimale jetojnë 5 anëtarët e familjes Lasku. Si pensionit z.Lasku u shpreh se nuk kishte mundësi që të blinte ilaçe sa herë që kishte nevojë ndaj u shpreh që shteti duhet t’i rimbursojë ilaçet jo ato të skaduara siç ka ndodhur shpeshherë.  Një tjetër shqetësim që ngriti z.Lasku ishte dhe problemi i strehimit. Duke shprehur keqardhjen për kushtet e vështira ku jeton familja Lasku  Meta u shpreh se LSI përmes p/ligjit të hartuar nga ajo për Kujdesin për Moshën e Tretë i cili do të kthehet në ligj pas 28 Qershorit do t’ju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve dhe të moshuarve.
Meta shprehu angazhimin e tij që këtë p/ligj ta miratojë në të ardhmen sepse sikurse u shpreh ai besojmë që do të arrihet një shumicë që do të zgjidhë disa nga këto probleme që ju keni. Duke shpalosur disa nga pikat kryesore ku mbështetet ky p/ligj Meta u shpreh se “dua të përmend rimbursimin e plotë të gjithë ilaçeve krejtësisht cilësore dhe të kontrolluara dhe jo ilaçeve të skaduara siç e përmendët ju. Gjithashtu ne jemi të vendosur që dhe pensionistët të kenë një pension të trembëdhjetë në vit si një kontribut dhe vlerësim për këtë kategori”. Sepse ne nuk mendojmë që kjo punë zgjidhet vetëm me një gjel për vitin e ri pra më mirë që kjo të sanksionohet në ligj.
Një tjetër premtim të rëndësishëm ish-Kryeministri Meta bëri të ditur disa nga pikat kryesore të p/ligjit që lidhet me përjashtimin e pensionistëve nga taksat vendore sepse janë taksa që shpesh herë e kalojnë dhe shumën e një pensioni dhe po kështu dhe transportin urban dhe ndërurban për të lëvizur falas sepse dihet tashmë që kjo është një moshë që nuk ka shumë mundësi për të përballuar këto shpenzime dhe në këto kushte njerëzit nuk lëvizin dot as për gëzime dhe hidhërime. 
Ndaj duke u shprehur i bindur në suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe fitoren e së majtën në këto zgjedhje Meta garantoi familjarët se shumë prej çështjeve të tilla do i japim zgjidhe me këtë p/ligj sepse sikurse nënvizoi kreu i LSI “ky p/ligj parashikon mbështetjen dhe përkrahjen të paktën për 380 mijë pensionistë dhe pensioniste në të gjithë Shqipërinë. “Duhet të ketë qendra për këtë kategori të shoqërisë sonë në çdo njësi të pushtetit vendor ku të merren shërbime falas ku të kalojnë një pjesë të kohës të lirë dhe të ndihen të integruar në shoqëri  dhe jo sikurse ndodh tani. Sepse 80 mijë pensionistë jetojnë në vetmi në vend sepse i kanë fëmijët jashtë Shqipërisë për shkak të emigracionit. Kështu që ne besojmë se ky është një ligj që do të japë kontribut të rëndësishëm për të përballuar disa nga problemet më të mëdha që nga shëndeti dhe problemet e tjera që ka kjo kategori” tha Lideri i LSI-së z. Meta.  0x323030392d30342d3231 Meta ne familjen Lasku 1.JPG 18:58)