13 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI Ilir Meta takim entuziast me qindra përkrahës të LSI në Kamzë Meta: Ne kemi programin e “Punësimit Jetik” që përmes programeve të nxitjes së investimeve publike pranë komunitetit do t’i ofrojë mundësi çdo anëtari të një familje që nuk ka të punësuar diku të ketë mundësinë të kontribojë për familjen e tyre për të dalë nga varfëria
—
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast më banorët e Kamzës. Qindra banorë të këtij komuniteti përkrahës të alternativës së LSI pritën me brohoritje z.Meta. Në këtë takim mjaft entuziast Kreu i LSI shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho Kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi dhe nga Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun Luan Rama.
Në fjalën e tij duke falënderuar të pranishmit për pjësëmarrjen mjaft entuziaste në këtë takim Meta u shpreh se-ky komunitet është mjaft i zhgënjyer nga gënjeshtrat dhe nga premtimet boshe dhe e ka të domosdoshme realizimin konkret praktik dhe të prekshëm të integrimit pikërisht këtu pranë metropolit kryesor. Në këtë kontekst Meta u shpreh se është e domosdoshme që Kamza dhe Bathorja t’i nënshtrohen urgjent një procesi dhe një masterplani urbanistik dhe integrimi sepse është e nevojshme që këtij masterplani t’i paraprihet me përfundimin e shpejtë dhe pa dallime politike të procesit të legalizimit në mënyrë që të gjithë të gëzojnë shtëpitë e tyre që i kanë ndërtuar me mund dhe sakrifica. “Ky komunitet nuk duhet të jetë më peng i burokracive apo i korrupsionit në pushtet. Ndaj alternativa e LSI-së përkrahet këtu në komunitetin tuaj të mbrekullueshëm tha Meta sepse ajo është larg lojrave politike dhe demagogjisë që ju ka zhgënjyer ju për vite e vite me radhë. Meta u shpreh se tani është Koha për Veprim. Eshtë koha për legalizim. Është koha për projekte konkrete që sjellin integrimin e këtij komuniteti në metropolin më të madh të Shqipërisë. “Është koha për punësim ndaj LSI-ja e ka bërë të qartë se punësimi është prioriteti i saj kryesor dhe ndaj e kemi theksuar se tre prioritetet tona të para janë punësimi punësimi dhe vetëm punësimi. Kreu i LSI tha se shqiptarët duan të jetojnë me punë të ndershme ndaj shteti dhe Qeveria ka detyrimin kryesor që ti ofrojë mundësinë për të punuar qytetarëve. Sepse Shqipëria në NATO do të thotë dhe duhet kuptuar në radhë të parë një Shqipëri në punë ku njerëzit punojnë dhe jetojnë të lirë dhe të çliruar nga varfëria dhe nga fukarallëku. Duke shprehur siguri për suksesin e LSI-së në këto zgjedhje ish-Kryeministri Meta u shpreh se-është koha që përmes një Qeverie të re që do i krijojë mundësi të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm atyre që janë në pushtet të hapim një periudhë të re për Shqipërinë tonë larg tranzicionit larg politikës së 1 prillit të partive të vjetra që kujtohen për komunitetin dhe qytetarët vetëm në kohë fushatash. Ndaj unë qëndroj para jush shtoi Meta me besimin se komuniteti juaj do të votojë dhe do të përkrahë alternativën tonë që synon jo vetëm t’ju integrojë ju por të integrojë gjithë shqiptarët brenda vendit dhe me Europën.
Ndaj ne jemi shprehur tepër të vemendshëm dhe larg paragjykimeve edhe për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës pavarësisht nga dyshimet serioze për korrupsionin e pushtetarëve aktualë. Sepse përfundimi i kësaj rruge do t’i bashkojë shqiptarët dhe do i integrojë me njëri-tjetrin si një komb i vetëm. Shumë prej jush vijnë nga zona të Veriut të Shqipërisë tha Meta dhe kjo rrugë do të bëjë të mundur që edhe ju dhe familjet tuaja kudo ku janë të ndihen më pranë njëri-tjetrit më të bashkuar dhe me të sigurtë për një të ardhme. Shqipëria ka nevojë për të çuar para projekte që i bashkojnë shqiptarët ashtu sikurse ka nevojë dhe për të bërë rrugën e “Arbrit” për të bashkuar Tiranën me Bulqizën me Dibrën me Tetovën Gostivarin dhe me shqiptarët e Maqedonisë. Përmes këtyre veprave për të cilat ne jemi të angazhuar për t’i filluar sa më parë do të bëjmë të mundur që i gjithë kombi të jetojë në solidaritet të jetojë i integruar brenda familjes sonë të madhe kombëtare por edhe të lidhet më mirë më gjithë rajonin.
Shqipëria në NATO do të thotë një detyrë për të gjithë ne për të përgatitur vendin për të hyrë dhe ne BE. Dhe shqiptarët në BE do të hyjnë duke sjellë standardet evropiane këtu në Shqipëri theksoi Kreu i LSI. Më pas ai shtoi se shqiptarët në BE do të hujnë vetëm duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë dhe jo vetëm në favor të atyre që janë në pushtet sot. Shqipëria në NATO do të thotë punë dhe mundësi për të rinjtë e Kamzës për të gjithë ata që duan të punojnë. Ndaj ne kemi programin e “Punësimit Jetik” që përmes programeve të nxitjes së investimeve publike pranë komunitetit do t’i ofrojë mundësi çdo anëtari të një familje që nuk ka të punësuar diku të ketë mundësinë të kontribojë për familjen e tyre për të dalë nga varfëria. Për çdo vend të ri pune që do të krijohet ne do të stimulojmë në mënyrë konkrete biznesin duke e lehtësuar nga taksat dhe tatimet. Për çdo vend të ri pune ne do të shprehim mirënjohjen tonë biznesit vendas apo të huaj jo me fjalë por me politika konkrete tatimore dhe fiskale. Pra për çdo biznes të ri që do punësojë më shumë sesa pesë veta ne do të heqim tatim fitimin për disa vite.
Ndaj ne jemi të sigurtë se me politika konkrete dhe me vepra konkrete do të arrijmë që t’ju japim mundësi të gjithë shqiptarëve që sot janë të përjashtuar nga kjo e drejtë. Ka mbaruar koha e fjalëve boshe. Me demagogji dhe me hartime shqiptarët nuk mund të jetojnë më mirë. Është koha për veprim ndaj votoni për LSI-në përfundoi fjalën e tij në mes të entuziasmit të të pranishmëve lideri i
LSI Meta. 0x323030392d30342d3139 Meta duke folur ne Kamze.JPG 12:51)