Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta flet për vizitën e tij në SHBA dhe për mënyrën e arritjes së standarteve për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme

Meta: Qeveria të marrë vendim të qartë për shpërndarjen falas të kartave të identiteti dhe njëkohësisht të gjejë mënyra të tjera qofshin këto edhe nëpërmjet një logjistike të lëvizshme që të lehtësojë mundësinë e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit

Meta: Një dështim i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të ishte një fatalitet për demokracinë shqiptare do të ishte një turp i madh për të gjithë kombin tonë do të ishte dhe një njollë që do ti vinim aleancës më të madhe të lirisë asaj të NATO-s e cila na pranoi vetëm pak ditë më parë

Pak ditë më parë sikurse e dini dhe nga lajmet që janë dhënë në  media unë kam qenë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi kryesor ka qenë për të shkëmbyer mendime me përfaqësues të administratës së re amerikane dhe përfaqësues të shoqërisë civile në SHBA në mënyrë të veçantë lidhur me zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri dhe rëndësinë e arritjes së standarteve të tyre për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Mund të vlerësoj pas kësaj vizite se ka një shqetësim në rritje edhe në Uashington lidhur me problemet e deritanishme që janë hasur përsa i takon një klime optimiste zgjedhore për arritjen e standarteve të kërkuara kur në mënyrë të veçantë do të veçoja shqetësimin për rrezikun e humbjes së të drejtës së votës të shumë qytetarëve shqiptarë për arsyen e procesit të vonuar dhe të vështirë për tu realizuar me sukses të prodhimit dhe të shpërndarjes së kartave të identitetit. Padyshim që këto shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të rëndësishme edhe më më shumë se në të kaluarën për arsye se dihet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin vendi që investuan më shumë për pranimin e Shqipërisë në NATO. Ndaj edhe preokupimi i tyre që Shqipëria pas këtij anëtarësimi të realizojë për herë të parë zgjedhje të ndershme dhe të lira është mëse legjitim ashtu sikurse në radhë të parë duhet të jetë interesi ynë i të gjithë shqiptarëve këtu për të treguar që jemi një vend demokratik dhe i qytetëruar që kemi respekt për votën e qytetarëve tanë dhe njëkohësisht se jemi një vend mirënjohës që anëtarësimin në NATO do të investojmë për të arritur të gjitha standardet që deri më dje nuk kemi arritur dot t’i realizojmë.
Ndaj në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim unë dua dhe njëherë tjetër të konfirmoj vullnetin tonë konstruktiv për të bashkëpunuar me mazhorancën dhe gjithë forcat e tjera opozitare me OSBE/ODIHR-in dhe faktorin ndërkombëtar me shoqërinë civile që merret me të drejtat e njeriut zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri në mënyrë që të mos e dështojmë procesin zgjedhor të 28 Qershorit.
Sepse një dështim i zgjedhjeve të 28 Qershorit do të ishte një fatalitet për demokracinë shqiptare do të ishte një turp i madh për të gjithë kombin tonë do të ishte dhe një njollë që do ti vinim aleancës më të madhe të lirisë asaj të NATO-s e cila na pranoi vetëm pak ditë më parë.
Ndaj në këtë drejtim ne kërkojmë nga të gjithë forcat politike të mos tallen më më zgjedhjet në Shqipërisë sikurse kanë bërë deri tani. Është përgjegjësi e tyre situata aktuale të cilën ne e paralajmëruam që kur ata talleshin me Kodin Zgjedhor dhe situata e sotme është produkt i atij Kodi të papërgjegjshëm dhe jo transparent i cili u vonua jo më kot por qëllimisht për gati dy vite nga ata që e bënë. Pavarësisht nga të gjitha këto është momenti që koha që ka mbetur deri në 28 Qershor të përdoret dhe të investohet për të arritur standardet dhe jo për të shkatërruar procesin.
Ndaj nga Qeveria në radhë të parë kërkojmë një angazhim të përgjegjshëm jo si deri tani. Kërkojmë që të marrë vendim të qartë për shpërndarjen falas të kartave të identiteti dhe njëkohësisht kërkojmë edhe për të gjetur mënyra të tjera qofshin këto edhe nëpërmjet një logjistike të lëvizshme që të lehtësojë mundësinë e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit.
Ne besojmë se në rast se ekziston vullneti nga të gjithë palët padyshim që zgjedhjet e 28 Qershorit mund ti arrijnë standardet që meriton një vend për të qenë anëtar i NATO-s. Por në rast se çdo ditë që kalon do të investohet për të akuzuar secila palë tjetrën kjo do të ishte e dobishme sepse procesi do të dëmtohej në mënyrë të pariparueshme dhe njëkohësisht do të kuptojmë që të dy palët pavarësisht se qeveria ka përgjegjësinë kryesore janë fajtore për atë që kanë gatuar me Kodin Zgjedhor sepse situata e sotme është një produkt i atij Kodi që u miratua në atë mënyrë.
Ndaj të gjithë duhet të marrin përgjegjësi për të shpëtuar zgjedhjet dhe ne jemi të gatshëm në mënyrën më konstruktive për të kontribuar menjëherë dhe pa humbur asnjë sekondë kohë.
Kryetari i PS Rama ka paralajmëruar që në rast se nuk do të jepen kartat falas do tu bëjë thirrje qytetarëve për protesta. Ju do t’i bashkoheni këtyre protestave?
Ne mendojmë se zoti Rama duhet ta kishte parasysh që kur bëri Kodin me Berishën që kartat duhet të jepeshin falas. Megjithatë ne na vjen mirë që ai iu bashkua qëndrimit tonë që kartat duhet të jepeshin falas. Tani e rëndësishme është që të bashkëpunohet sidomos me faktorin ndërkombëtar dhe OSBE/ODIHR-in dhe duhet të kemi parasysh që OSBE/ODIHR nuk duhet t’i shmanget krizës së tanishme zgjedhore që po afron në Shqipëri sepse dhe ajo ka qenë pjesë e bërjes dhe e miratimit të atij Kodi sepse ne nuk mendojmë që bashkëpunimet Berisha-Rama mund të sjellin standarde më të mira për zgjedhjet në Shqipëri.
Sepse po të ishte për të sjellë standarte më të mira në Shqipëri do të kishin sjellë edhe për gjyqësorin edhe për reformat në drejtësi do të kishin sjellë për çështjen e zgjedhjeve. Ndaj është e rëndësishme që të ketë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës ku faktori ndërkombëtar duhet të luajë një rol të rëndësishëm sepse ne për fat të keq dështuam. Ne kishim disa vjet kohë që na u la për të realizuar vetë standartet që kërkoheshin. Dhe faktori ndërkombëtar duhet të angazhohet dhe për një arsye tjetër sepse Shqipëria tani është dhe anëtare e NATO-s. Dhe një dështim i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është vetëm një dështim i Shqipërisë është dhe një dështim për imazhin e NATO-s është një problem më shumë për politikën e zgjerimit të NATO-s në të ardhmen dhe për suksesin dhe kredibilitetin e kësaj politike por të mos harrojmë se është fatale edhe për ne sepse Bashkimi Europian e ka bërë të qartë: do të vlerësojë aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat në varësi të suksesit ose të dështimit të zgjedhjeve të ardhshme. Gjithë këto mesazhe janë kaq të qarta. Unë nuk e kuptoj pse duhet të humbasim edhe një sekondë apo një minutë kohë më shumë për të fajësuar njëri-tjetrin kur dëmi do të jetë shumë i madh për të gjithë shqiptarët.

 

0x323030392d30342d3138 15:24)