Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim entuziast me mijëra përkrahës të LSI në Pallatin e Sportit të Elbasanit

Meta: Shqetësimet aktuale për kartat e identitetit nuk janë probleme të reja. Kjo ishte arsyeja përse ne i kërkonim vazhdimisht të dy partive të tjera që të bëhej Kodi Zgjedhor në kohën e duhur që të bëhej në mënyrë transparente që të kishim kohën e duhur për të plotësuar të gjitha standardet e kërkuara për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme
Meta: LSI ka alternativat e saj ka projektligjet e saj. Është e gatshme që të drejtojë dhe të qeverisë që në 29 Qershor. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente. Shqipëria nuk ka më nevojë për të humbur kohë
—-
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast me mijëra përkrahës të LSI në Pallatin e Sportit të qytetit të Elbasanit. Gjatë këtij takimi Meta u shpreh i sigurt në suksesin historik të forcës që ai drejton në zgjedhjet e 28 Qershorit. Në këtë takim madhështor Meta shoqërohej nga Sekretari Politik i LSI-së së Elbasanit Bujar Kllogjri nga Kryetari i degës së LSI në Elbasan Pjerin Xhuvani analisti i mirënjohur Artur Zheji dhe nga Presidenti i Sindikatës së Pensionistëve Isa Gorica.
Gjatë fjalës së tij Meta u fokusua tek shqetësimet që vijnë për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne dëgjojmë sot u shpreh Meta shqetësimet e drejta që kanë të bëjnë me zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 28 Qershor. Por LSI i ka ngritur këto shqetësime që përpara një viti sikurse është dhe shqetësimi për rrezikun e mospajisjes më karta identiteti të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë. “Të gjitha këto nuk janë probleme të reja por janë shqetësime të cilat ne i ngritëm të parët sepse kjo ishte arsyeja përse ne i kërkonim vazhdimisht të dy partive të tjera që të bëhej Kodi Zgjedhor në kohën e duhur që të bëhej në mënyrë transparente që të kishim kohën e duhur për të plotësuar të gjitha standardet e kërkuara për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme përfshirë dhe kartat e identitetit” tha Meta. Koha tregoi se shqetësimet tona ishin të drejta.
Duke vazhduar më tej kreu i LSI tha se koha tregoi se ata që u mburrën para një viti që do të bënin reforma të mëdha me Berishën sot kanë po aq përgjegjësi për Kodin që bënë kundër standardeve për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Sepse u shpreh ai zgjedhjet nuk mund të jenë pronë as të dy partive dhe as të të gjitha partive; zgjedhje janë dhe duhet të jenë prona më e shenjtë e çdo qytetari shqiptar që të vendos me vullnet të lirë për fatin e tij dhe të fëmijëve të tij.
Meta ftoi të gjitha forcat politike dhe në radhë të parë Kryeministrin aktual që është në largim z.Berisha që të mos prekë zgjedhjet e 28 Qershorit. Ne nuk do ta lejojmë u shpreh i bindur Meta sepse ai e ka bërë njëherë këtë gabim të rëndë me pasoja tragjike 96-97 sepse sot Shqipëria është anëtare e NATO dhe ka për detyrë të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira jo vetëm për hir të së ardhmes së vet por edhe si një detyrim të madh që bëri NATO dhe SHBA-ja në nderim të përkrahjes dhe besnikërisë që populli shqiptar i ka dhënë gjithmonë NATO-s në Ballkan dhe luftës kundër terrorizmit.  
“Shqipëria në NATO është një krenari për të gjithë ne por Shqipëria në NATO duhet që të ndiqet edhe nga Shqipëria në punë” tha Meta. Duke iu drejtuar të pranishmëve në takim Meta tha se arsyeja se pse ata janë aty është fakti që besojnë se me fitoren e LSI do të mbahen premtimet e saj për prioritetin kryesor që LSI ka afirmuar që është punësimi punësimi dhe përsëri punësimi për të hapur vende të reja pune në Elbasan dhe në të gjithë vendin. “Për t’u dhënë njerëzve mundësi që të punojnë. Për t’u dhënë mundësi që të dalin nga varfëria për t’u dhënë mundësi të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre për t’u dhënë mundësi që t’i shkollojnë fëmijët më mirë në të ardhmen” tha meta duke shprehur bindjen se me LSI Shqipëria në NATO do të pasohet edhe nga Shqipëria në Bashkimin Europian. Sepse ne tha Meta jemi në gjendje që t’i udhqëheqim ato reforma të munguara të cilat do të sjellin realizimi e standardeve evropiane.
Duke iu referuar problemeve të qytetit të Elbasanit kreu i LSI shprehu bindjen se Elbasani ka nevojë jo vetëm për punë por ka nevojë edhe për një mjedis të shëndetshëm. Ndaj shtoi Meta Elbasani jo vetëm do ta zhvillojmë por edhe do ta mbrojmë nga ndotja dhe nga shkatërrimi i mjedisit. “Prandaj ne do të bashkëpunojmë me kompani të cilat aktualisht funksionojnë në këtë qytet dhe në këtë rreth dhe do të bashkëpunojmë që ato të përmirësojnë teknologjitë e tyre në mënyrë që të eliminohet ndotja e mjedisit. Sepse ky qytet ka nevojë për mushkëri të gjelbra fëmijët në këtë qytet duhet të rriten në mënyrë të shëndetshme duhet të ndahemi njëherë e mirë jo vetëm nga varfëria dhe papunësia por edhe nga ndotja e mjedisit në këtë qytet shumë të rëndësishëm jo vetëm për elbasanasit por për të gjithë ne shqiptarët.
Elbasani është qyteti që hodhi themelet e arsimit tonë kombëtar. Elbasani është qyteti që lindi akademikët ndër më të shquarit e vendit tonë. Elbasani është qyteti i dijes dhe ne jemi të bindur se duke u bashkuar me LSI duke përkrahur alternativën tonë Elbasani do të ripërtërijë traditat më të mirë dhe më të mrekullueshëm” tha kreu i LSI sipas të cilit LSI do të krijojë mundësi për reja për vajzat dhe djemtë e Elbasanit që ata të shpalosin energjitë e tyre dhe të ecin të sigurt në jetë për t’u afirmuar dhe për të qenë qytetarët europianë shumë shpejt.
Gjithashtu Meta tha se me fitoren në 28 qershor LSI merr përsipër miratimin e projektligjit “Për kujdesin ndaj moshës së tretë” për t’i ardhur n&eum
l; ndihmë në mënyrë konkrete 380 mijë pensionisteve dhe pensionistëve në të gjithë Shqipërinë të cilët jetojnë në kushte skandaloze.
Nuk është më koha e premtimeve të përsëritura dhe të pafund tha Meta është Koha për veprim. “LSI ka alternativat e saj ka projektligjet e saj. Është e gatshme që të drejtojë dhe të qeverisë që në 29 Qershor. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente. Shqipëria nuk ka më nevojë për të humbur kohë. Shqipëria e ka zgjidhjen e saj. Kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim është alternativa jonë që i bashkon shqiptarët dhe që u jep vendin që u takon në radhë të parë këtu në Shqipëri dhe vendin që u takon në Europën e bashkuar. Votoni alternativën e punësimit të shqiptarëve dhe alternativën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian” përfundoi fjalën e tij Meta.

 

0x323030392d30342d3137 Meta duke folur ne takimin e madh ne Elbasan 1.JPG