Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI takime me personalitete te rendesishme te politikes dhe shoqerise civile ne SHBA Meta takon Zv.Ndihmes Sekretarin e Shtetit per ceshtjet e Evropes Jugore dhe Qendrore Stjuart Xhons
Meta-Xhons diskutojne per rendesine e zgjdhjeve te 28 Qershorit ne Shqiperi

Ne vazhdim te vizites se tij ne SHBA Kryetari i LSI zoti Ilir Meta eshte takuar ne Departamentin Amerikan te Shtetit me Zv.Ndihmes Sekretarin e Shtetit per ceshtjet e Evropes Jugore dhe Qendrore Stjuart Xhons. Xhons e uroi Meten per antaresimin e Shqiperise ne NATO. Nga ana e tij Meta shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e forte qe SHBA dha ne kete ngjarje historike per Shqiperine. Shqiperia do te vazhdoje te kontriboje per forcimin e paqes dhe perballimin e sfidave boterore u shpreh ai. Por kontributi i saj i veçante eshte pikerisht ne konsolidimin e saj institucional e ekonomik dhe ne promovimin e sigurise e bashkepunimit ne rajon. Kjo faze e re ne zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise kerkon nje pergjegjesi me te madhe ndaj standarteve demokratike- u shpreh Meta. Zgjedhjet e ardhshme perbejne nje prove reale per te testuar forcen e demokracise ne Shqiperi si dhe pergjegjshmerine qe politika ne Shqiperi ka ndaj anwtaresimit ne NATO. Prandaj eshte nje domosdoshmeri vijoi Kreu i LSI qe keto zgjedhje te realizohen sipas standarteve nderkombetare duke siguruar gjithe infrastrukturen e nevojshme ku nje rendesi kyçe kane dokumentat e identifikimit. Meta kerkoi angazhimin e SHBA ne gjetjen e zgjidhjeve per te garantuar qe asnje qytetar shqiptar te mos i hiqet e drejta e votes si pasoje e mungeses se kartave te identidetit.
Ne takimin me Ambasadoren Karen Brevard Stevard Ndihmes Sekretare per Demokraci dhe te Drejtat e Njeriut Meta ka vleresuar perkujdesjen dhe vemendjen e vazhdueshme me te cilen SHBA ndjek zhvillimet ne Shqiperi reflektuar edhe ne raportin e fundit te Departamentit te Shtetit per te drejtat e Njeriut. Meta u shpreh se zgjedhjet e ardhshme pjesmarrja e gjithe qytetareve ne to eshte nje ceshtje themelore e te drejtave te njeriut. Ndaj eshte e domosdoshme theksoi ai qe te gjenden te gjitha menyrat dhe format duke perfshire edhe dhenien falas te tyre qe qytetaret te pajisen me karta dhe te mos pengohen per pjesmarrjen ne zgjedhje.  
Gjate vizites ne SHBA Meta ka vijuar takimet me perfaqesues te late te Shqoqerise civile ne Washington me Francis Burwell Zv. Presidente e Keshillit Atlantik te SHBA-ve me Jeffri Gedvin President dhe Drejtor i Radios Evropa e Lire te cilet kane shprehur interes te veçante per zhvillimet politike ne Shqiperi dhe pergatitjet per zgjedhjet e ardheshme. 0x323030392d30342d3135 20:54)