Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta takim entuziast me qindra banorë të Fushë-Krujës.

Meta shprehet i sigurtë në fitoren e LSI dhe kandidatit të saj Agim Xheka në Fushë-Krujë

Meta: Tani është Koha për Veprim. Është koha për punësim është koha për të shpëtuar bujqësinë nga katastrofa ku e ka zhytur braktisja dhe harresa e kësaj Qeverie

Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim mjaft entuziast me qindra përkrahës të LSI banorë të Fushë-Krujës. Meta ka prezantuar kandidatin e LSI në këtë zonë Agim Xheka dhe u shpreh i sigurtë për fitoren e tij.
Gjatë këtij takimi Meta ka marrë garancinë nga banorët e Fushë-Krujës për fitoren e padiskutueshme të LSI si një alternativë e qartë dhe konkrete që do ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe do të rrisë mirëqenien e shqiptarëve përmes planit konkret që ka LSI për punësimin.

Duke marrë fjalën në mes të entuziasmit të qindra të pranishmëve Meta u shpreh se “Fushë Kruja ka qenë gjithnjë qendra e së majtës sepse ky është një popull i mrekullueshëm një popull solidar një popull patriot që e meriton alternativën tonë si alternativa më e sigurt për të larguar një herë e mirë pensionistin Berisha në 28 Qershor sepse rinia e Fushë Krujës dhe e gjithë Shqipërisë nuk mund të qeveriset më nga Sali Berisha.
Ka kaq shumë energji tha Meta që kërkon të shpërthejë duke punuar dhe duke ndërtuar një jetë të sigurt sepse pensionistët që janë këtu veteranët që janë këtu nuk mund të pranojnë një Kryeministër i cili një projektligj të shkëlqyer që paraqiti LSI në parlament për Kujdesin ndaj Moshës së Tretë për t’i ndihmuar dhe për t’i mbështetur pensionistët e Shqipërisë ai e rrëzoi. Sepse Sali Berisha edhe pse ka moshën e pensionit nuk i bëhet vonë për pensionin e tij sepse pensionin ia siguron Fazlliçi. Por pensionistët dhe veteranët e nderuar në të gjithë vendin nuk jetojnë dot dhe nuk paguajnë dot as faturat e energjisë elektrike dhe as të kurohen për problemet shëndetësore me pensionet e sotme.
Shqipëria nuk ka më nevojë për politikën e gënjeshtrave për politikën e 1 prillit. Shqipëria po kërkon me vendosmërinë tuaj dhe në veçanti me vendosmërinë e rinisë shqiptare kudo një politikë e cila punon për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse tani është Koha për Veprim. Është koha për punësim është koha për të shpëtuar bujqësinë nga katastrofa ku e ka zhytur braktisja dhe harresa e kësaj qeverie. Sepse vendi ka hyrë në krizë nga i njëjti njeri që e la në krizë në vitin 1997 nga Sali Berisha. Vetëm ne mund ta nxjerrim Shqipërinë nga kriza dhe ta fusin në rrugën e zhvillimit dhe vetëm ne mund të sjellim standardet evropiane në Fushë Krujë në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ne do të jemi mirënjohës jo me fjalë por me vepra çdo biznesmeni që shton një vend të ri pune që krijon në vend të ri pune duke krijuar lehtësira fiskale dhe tatimore sepse papunësia është problemi më i madh që ka Shqipëria. Gjithë këto të rinj dhe të reja që nuk punojnë që nuk kanë mundësi të ndërtojnë në jetë të sigurt. Kemi gjithë ato të rinj dhe të reja që kanë frikë të martohen jo se nuk duan por se nuk kanë mundësi të marrin një shtëpi që nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë sepse të tilla janë pasojat sociale të kësaj qeverie.
Ne jemi një alternativë e qartë një alternativë e majtë një alternativë progresiste e cila do të garantojë punësim për ju dhe për të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë me punë të ndershme. Që do të garantojë një rol më të madh të shtetit për të ndihmuar qytetarët e tij. Një rol shumë më të madh të qeverisë për të mbështetur daljen e bujqësisë nga kriza krijimin e asaj industrie agro-përpunuese që do të jetë një treg i sigurt për të gjitha prodhimet bujqësore në vend sepse është një skandal i vërtetë që ne gjysma e popullsisë e kemi në zona rurale dhe nuk ushqejmë dot veten tonë. Sepse eksportojmë 1 euro prodhime bujqësore dhe ushqimore dhe importojmë 10 euro. Kjo do të thotë se ekonomia jonë bëhet gjithnjë më e varur nga jashtë gjithnjë e më e dobët dhe kjo do të thotë që ekonomia familjare e secilit prej jush bëhet e tillë. Pra bëhet e dobët bëhet më e cenueshme nga varfëria.

0x323030392d30342d3131 Meta ne takimin ne Fushe Kruje.JPG