Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI Meta takim entuziast me qindra të rinj korçarë 15:43 Meta: Ne do të veprojmë për të krijuar një sistem edukues i cili do të orientojë të rinjtë drejt një tregu të punës për të mundësuar punësimin e gjithë atyre që përfundojnë studimet

 

 

Lideri i LSI zhvilloi një takim mjaft entuziast me të rinjtë korçarë në kuadër të fushatës “Koha për Veprim” dhe “Rinia në Veprim. Qindra të rinj maturantë të gjimnazeve dhe studentë të Universitetit të Korçës ishin mbledhur në sallën e kinema Millenium në Korçë. Në këtë takim kreu i LSI ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili Sekretari i Përgjithshëm i LRI Besjan Pesha dhe nga drejtuesit e degës së LSI në Korçë.

Duke marrë fjalën në këtë takim Lideri i LSI u shpreh se “të rinjtë shqiptarë nuk e meritojnë këtë mungesë perspektive që ofron qeverisja dhe politika e sotme. Të rinjtë shqiptarë meritojnë një veprim energjik për të dalë nga kjo gjendje dhe për të krijuar një perspektivë më të mirë që e meriton rinia dhe vendi jonë.

 

Meta theksoi se të rinjtë meritojnë një lidership që ka alternativë konkrete dhe të gatshme për të ndërmarrë ato veprime që e nxjerrin vendin nga kriza nga papunësia dhe nga rritja e pandalshme e kostos së jetesës. E ardhja e vendit tonë dhe e kombit tonë kërkon që të rinjtë të kenë më shumë besim në aftësitë e tyre por dhe të krijohen më shumë hapësira në vendimmarrje për fatet e tyre dhe të vendit tonë. Shqipëria sot kërkon një drejtim dhe veprim energjik për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme. Të rinjve shqiptarë i duhet një veprim dhe qeverisje që krijon vende të reja pune. Të rinjve shqiptarë ju duhet një qeverisje që vepron për t’i krijuar mundësi të gjithë atyre dhe jo vetëm fëmijëve të atyre që janë në pushtet dhe gëzojnë privilegje për veten e tyre. Më pas Meta duke folur për alternativën e LSI tha se të rinjve j’u duhet veprim për të krijuar një sistem arsimor i cili i garanton për të dalë menjëherë në tregun e punës. Të rinjve shqiptarë u duhet veprim për të afirmuar dhe shpalosur talentet e tyre. Ne do të krijojmë një sistem edukues i cili do të orientojë të rinjtë drejt një tregu të punës për të mundësuar punësimin e gjithë atyre që përfundojnë studimet.

 

Kreu i LSI u shpreh se ne do të veprojmë për të ndërtuar një sistem të maturës shtetërore dhe të Kartës së Bolonjës që të mos i fusë në labirintet e burokracive të rinjtë por t’i edukojë dhe t’i orientojë ata drejt punësimit të sigurt.

Ne do të veprojmë për të krijuar shumë më tepër terrene sportive dhe argëtuese që të rinjtë të rriten të shëndetshëm dhe të jenë sa më aktivë dhe energjikë.

 

Më pas duke folur për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë Meta u shpreh se ne do të veprojmë që të rinjtë të kenë sa më shumë hapësira që të kenë zërat e tyre rinor në parlamentin e ardhshëm dhe të kenë vendin që u takon në qeverisjen e ardhshme. Ne po punojmë dhe do veprojmë që të rinjtë të mos jenë një dekor i politikes së lodhur që flet për ndryshim por ka frikë nga ndryshimi. Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm të rinjtë dhe mund ta realizojë vetëm rinia në veprim. 0x323030392d30342d3038 Meta pershendet te rinjte korcare.JPG