14 Feb Lideri i LSI
Lideri i LSI z.Ilir Meta takim me banorët e komunës Kotë në zonën e Lumit të Vlorës 15:37 Meta evidenton planin e LSI për të nxjerrë bujqësinë nga kriza
Meta: 28 Qershori do të jetë fitorja e LSI pasi është LSI që do të garantojë Qeveri të majtë progresiste dhe në shërbim të njerëzve
—
Lideri i LSI gjatë një vizite të zhvilluar në Vlorë një takim ka bërë edhe me banorët e zonës së komunës Kotë në Lumin e Vlorës. Meta falënderoi banorët për pjesëmarrjen në takim dhe përkrahjen që i kanë dhënë LSI. Që në fillim të fjalës së tij kreu i LSI theksoi se është Koha për Veprim sepse është koha për t’ju dhënë fund mashtrimeve të atyre që përgjatë këtyre viteve nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm kanë dhënë premtime boshe. Meta nënvizoi se LSI do të marrë përsipër që të përmirësojë jetën e banorëve të zonave rurale nëpërmjet rimëkëmbjes së bujqësisë pasi vetë bujqësia është në krizë. Dhe kjo do realizohet përmes një programi që mbështetet te zhvillimi i bujqësisë që nga subvencionimi i inputeve bujqësore në masën 25 për qind për të vazhduar me subvencionimin e prodhimeve përmes parimit “kush prodhon më shumë të subvencionohet më shumë.” Gjithashtu ne do të nxisim edhe ngritjen e qendrave të prodhimit si dhe krijimin e industrisë agropërpunuese u shpreh kreu i LSI.
Duke vazhduar më tej Meta tha se bujqësia sot është në krizë jo vetëm për mospërkrahje nga shteti por edhe sepse secili prodhon aq sa mundet dhe sipas ideve të tij. Edhe farërat janë të skaduara dhe nuk mund të ketë prodhim të garantuar. Në programin tonë për rimëkëmbjen e bujqësisë synohet që deri në vitin 2010 të dyfishohen investimet për bujqësinë duke krijuar perspektivë si dhe duke siguruar projekte afatgjatë që do të ndryshojë edhe raportin e importeve dhe eksporteve të produkteve bujqësore duke synuar rritjen e prodhimit të vendit dhe si rrjedhojë rritjen e eksporteve.
Më pas duke folur për përkrahjen e LSI ndaj individëve të moshës së tretë Meta tha se LSI është e vetmja forcë politike që mendoi për pensionistët në të gjithë vendin duke hartuar edhe një projektligj nëpërmjet të cilit garantohet mbështetje dhe shërbim për moshën e tretë i cili nuk u miratua nga ky parlament dhe Qeveria Berisha. Ne garantojmë që me fitoren e LSI në 28 Qershor ky projektligj do të kthehet në ligj së pari për t’i ofruar shërbim falas të gjithë pensionistëve dhe së dyti për rimbursimin e plotë të ilaçeve. Meta theksoi gjithashtu se LSI do të garantojë që çdo i moshuar të lëvizë falas me një kartë pensionisti pasi të gjithë e dimë që kjo kategori nuk mund të udhëtojnë me atë minimum pension që marrin. Gjithashtu në programin e saj LSI ka si synim krijimin e Qendrave për Moshën e Tretë pranë çdo bashkie dhe komune. “Unë vizitova një qendër të tillë e cila falë përkrahjes së drejtueseve të LSI këtu në Vlorë po tregon solidaritet dhe përkrahje ndaj pensionistëve.
Në fund Lideri i LSI garantoi se nëpërmjet programit të LSI të rinjve do t’u ofrohen më shumë mundësi për shkollim dhe punësim. 28 Qershori do te jete fitorja e LSI pasi është LSI që do të garantojë Qeveri të majtë progresiste dhe në shërbim të njerëzve.” 0x323030392d30342d3237