Lideri i LSI

Lideri i LSI

Lideri i LSI z.Ilir Meta reagon për krizën ekonomike pas vlerësimeve më të fundit të FMN që kriza ekonomike botërore ka shfaqur shenjat e saj dhe në Shqipëri 15:24

Meta: LSI kërkon që Parlamenti të diskutojë urgjentisht një Plan Kombëtar Antikrizë

Prezenca e krizës ekonomike në vendin tonë është një fakt që e kemi konstatuar dhe paralajmëruar prej disa muajsh. Ndaj kemi propozuar dhe planin tonë për ta përballuar këtë krizë në rritje. Tashmë kjo krizë është konfirmuar jo vetëm nga Banka e Shqipërisë por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga institucione të tjera ndërkombëtare. Por këtë realitet nuk e njeh vetëm Kryeministri Berisha dhe Qeveria e tij për arsyen e vetme se janë të detyruar të vazhdojnë me premtime dhe mashtrime vetëm për qëllime elektorale.
Deklaratat e përfaqësuesit të Fondit Monetar Ndërkombëtar se rritja ekonomike për Shqipërinë për këtë vit parashikohet të jetë 0 deri në 1 për qind po kështu edhe konstatimet e tjera se rënia e vlerës së lekut rënia e eksporteve papunësia në rritje dhe rënia e besimit të konsumatorëve janë tregues të një realiteti ekonomik të cilin vetëm Berisha nuk do ta shikojë dhe ta pranojë sepse është përgjegjësi kryesor për këtë situatë ku ndodhet vendi dhe për mungesën e reagimit dhe të masave nga ana e Qeverisë për të përballuar krizën.
Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që Parlamenti të diskutojë urgjentisht një Plan Kombëtar Antikrizë në mënyrë që pasojat sociale dhe ekonomike të kësaj krize që ka përfshirë vendin tonë dhe që po thellohet çdo ditë të mos jenë të pakontrollueshme për qytetarët e vendit dhe për ekonominë tonë kombëtare.
Lëvizja Socialiste për Integrim i përmbahet qëndrimit se është domosdoshmëri që masat antikrizë duhet të synojnë në mbështetjen e qytetarëve me të ardhura më të ulëta me asistencë në mbështetjen e industrive që prodhojnë për eksport për të garantuar nivelin aktual të punësimit që po cënohet si dhe aktivitetin e tyre normal ekonomik;
në rritjen e besimit të biznesit për investime kryesisht në drejtim të prodhimit vendas si dhe në rivlerësimin e investimeve publike dhe kontrollin e shpenzimeve.
Qeveria duhet të ketë parasysh se përballimi i krizës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit janë shumë herë më të rëndësishme sesa shpenzimet e saj për qëllime elektorale. Prandaj duhet të reagojë me përgjegjshmëri sa më shpejt në mënyrë që efektet e kësaj krize të mos rëndojnë akoma më tej mbi qytetarët e vendit dhe përpara se të jetë vonë.

Pyetje-Përgjigje:
Kanë dalë disa fakte të reja që implikojnë kryeministrin Berisha dhe të akuzuarin kryesor të Gërdecit Delijorgjin por këtë herë implikohet dhe botuesi Fahri Balliu. Cili është komenti juaj për këtë skandal të radhës pas mbylljes së dosjes?
Ne jemi shprehur githnjë të qartë dhe koherentë për të mbështetur Prokurorinë për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit duke filluar nga Kryeministri Berisha dhe me radhë. Ne kemi dhënë dhe japim gjithnjë përkrahjen më të vendosur ndaj Prokurorisë dhe gjykatave që të zbatohet ligji ndaj cilitdo duke filluar nga Kryeministri Berisha.

0x323030392d30342d3038 Meta takon punonjeset e ne nje biznes.JPG