14 Feb Lideri i LSI
” Lideri i LSI Meta zhvillon një vizitë në Portin e Durrësit ku bashkëbisedon me peshkatarë për shqetësimet dhe problemet që ata kanë 15:48 Meta: Do të ndërtojmë një flotë të re peshkimi që të jetë shumë agresive për të rritur kapacitetet e peshkimit për të shfrytëzuar këto resurse të jashtëzakonshme që i ka dhuruar natyra vendit tonë
—
Lideri i LSI z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Portin e Durrësit ku takoi disa peshkatarë dhe u njoh nga afër me shqetësimet dhe problemet që kishin. I shoqëruar nga dy kandidatët për deputetë të qarkut të Durrësit Lefter Koka dhe Artur Zheji Meta zhvilloi një bashkëbisedim me peshkatarët për kushtet e vështira ku ata zhvillojnë peshkimin për peshkarexhat të cilat janë në një gjendje të mjeruar për mungesën e garancisë për tregtimin e peshkutetj. Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre reale Meta garantoi peshkatarët për mbështetjen e LSI për zgjidhjen e këtyre problemeve menjëherë pas fitores së LSI në 28 Qershor. Meta u shpreh se kemi ardhur në këtë pjesë të Portit të Durrësit e cila është e destinuar për peshkarexhën për të parë situatën tepër të rëndë që jo vetëm nuk krijon mundësi për një infrastrukturë që të ndihmojë peshkarexhën dhe flotën tonë të peshkimit por njëkohësisht është një situatë e cila na obligon për t’u angazhuar që porti i peshkimit të ndërtohet pak shpejt. Në këtë mënyrë porti i peshkimit do t’i ketë të gjitha lehtësitë që peshkarexhat tona të kenë të gjitha shërbimet që i mungojnë sot që të rritet aktiviteti i tyre të rriten kapacitet e peshkimit të rriten dhe kapacitet për eksportin jashtë vendit. Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se një vend si Shqipëria me 400 km bregdet me potenciale shumë të mëdha në këtë drejtim padyshim që dhe peshkimi duhet të jetë një burim mirëqenie për vendin dhe në radhë të parë dhe për ata që ushtrojnë këtë profesion kaq të vështirë dhe në kushte për fat të keq të vështira si këto.
Kreu i LSI u shpreh se këtu hapësirat janë tepër të kufizuara dhe peshkarexhat janë në një gjendje të mjeruar ndaj ne angazhohemi për të mbështetur për të rinovuar dhe për të pasur sa më shpejt një flotë të re peshkimi që të jetë shumë agresive për të rritur kapacitetet e peshkimit për të qenë një vend që shfrytëzon këto resurse të jashtëzakonshme që i ka dhuruar natyra. Prandaj ne angazhohemi për të ndërtuar sa më shpejt Portin e ri të peshkimit për të cilin me letra është rënë dakord prej kohësh por që nuk është bërë faktikisht asgjë për të ndërtuar njëkohësisht tek ai port të gjitha lehtësitë për riparimin e anijeve që është një problem shumë i madh dhe i kushton shumë peshkatarëve. Po kështu ne angazhohemi për të ndërtuar një merkato ku të keni një tregtim sa më dinjitoz të peshkimit si për tregun e brendshëm ashtu dhe për eksportin garantoi Meta.
0x323030392d30342d3238 Meta bisedon me peshkatare.JPG”