Lideri i demokratëve të majtë italianë

Lideri i demokratëve të majtë italianë

” Lideri i demokratëve të majtë italianë Fasino falënderon Kryetarin e LSI-së Meta Lideri i demokratëve të majtë italianë z.Piero Fasino i ka dërguar një telegram Kryetarit të LSI-së z.Ilir Meta ku e falënderon për urimin që z.Meta i bëri për fitoren e së majtës në Itali.
Në këtë letër Fasino shkruan:

“Më lejo të të falenderoj sinqerisht për mesazhin tuaj.
Pas një fushate të gjatë e të vështirë dhe një konfrontimi akoma më të vështirë për përcaktimin e rezultateve përfundimtare sot ne mundemi përfundimisht dhe me krenari etë ndajmë me ju kënaqësinë e festimit të fitores së koalicionit të qendrës së majtë Unionit dhe rezultateve të mira të partisë sonë.
Tani do t’i  harxhojmë të gjitha energjitë së bashku me Romano Prodin dhe gjithë forcat e koalicionit t’i japim Italisë qeverinë e mirë që ajo meriton dhe rolin ndërkombëtar të cilin ajo mund dhe duhet ta luajë për të mirën e vendit tonë por edhe të Evropës dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kemi. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të forcojmë miqësinë tonë të mirë e bashkëpunimin e fortë dhe të mund të vazhdojmë në të ardhmen e afërt punën e frutshme që kemi bërë deri më sot.

0x323030362d30352d3036 13:20)”