Liderët e Prishtinës: Koalicioni Berisha-Meta

Liderët e Prishtinës: Koalicioni Berisha-Meta

Liderët e Prishtinës: Koalicioni Berisha-Meta zgjidhja e vetme Liderët e Prishtinës: Koalicioni Berisha-Meta zgjidhja e vetme
 
Koalicioni i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim
sipas klasës politike në Kosovë ka qenë mundësia e vetme për
Shqipërinë. Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë koalicionin
PD-LSI në Shqipëri e quajnë si një veprim të zakonshëm dhe i cili do
të tregoj suksese gjatë mandatit katër vjeçar të qeverisjes.“Unë kam
thënë edhe para se të kryhen zgjedhjet që e mundshmja e madhe është që
LSI dhe PD do të bëjnë qeverinë. Në këtë rast interesat e përbashkëta
mes PD- së dhe LSI- së janë bërë bashkë janë të njëjta dhe kanë bërë
një marrëveshje që dhe unë nuk e shoh si një tragjedi apo katastrofë
ashtu siç mund ta trajtoj dikush” tha Xhavit Haliti anëtar i
Kryesisë së Parlamentit të Kosovës.
 
“Vota e qytetarëve të Shqipërisë e diktoi një koalicion dhe besoj që
ka qenë e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të mos
thelluar krizën për të mos dërguar vendin në zgjedhje të
jashtëzakonshme. Është gjetja e një formule që koalicioni i djathtë
është dashur ta zgjeroje qeverisjen dhe në këtë rrafsh partneri i
vetëm do të thosha ka qenë Ilir Meta” u shpreh Lutfi Haziri kryetar
i Grupit Parlamentar të LDK-së.
 
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur haptazi favorizimet duke
mbështetur të djathtën e kryesuar nga kryeministri Berisha.“Ne e kemi
shpreh kënaqësinë tonë që Partia Demokratike e Sali Berishës i ka
fituar zgjedhjet në Shqipëri po ashtu e kemi shprehur edhe kënaqësinë
tonë që në këto rrethana PD-ja ka arritur një marrëveshje me LSI-n
mendoj se janë dy forca serioze politike të përbëra prej njerëzve që e
duan vendin njerëz serioz dhe mendojmë se në 4 vitet që vijnë ky
koalicion do ti sjell shumë të mira vendit” vlerësoi Ardian Gjini
shef i grupit parlamentar të AAK-së.
 
Lidershipi kosovar menjëherë pas formimit të koalicionit PD-LSI ka
përkrahur këtë vendim duke e konsideruar të vetmin të mundshëm për
krijimin e një qeverisje. 0x323030392d30372d3132 12:30)