LGI- Tryeze per shendetin e Gruas ne Shqiperi

LGI- Tryeze per shendetin e Gruas ne Shqiperi

” LGI- Tryeze per shendetin e Gruas ne Shqiperi

Lëvizja e Gruar për Integrim si pjesë e programit që ka organizoi sot në qytetin e Fierit një tryezë të  rrumbullakët me temë “Shëndeti i Gruas në Shqipëri”. Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta Kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha ish-ministri i Shëndetësisëz. Petrit Vasili pjesëmarrës nga shoqëria civile si dhe drejtues të tjerë të lartë të institucioneve lokale të qarkut.

Në fjalën e saj gjatë hapjes së tryezës znj. Gjoshaj ka shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes së grave dhe nënave në këtë iniciativë të rëndësishme e cila vjen pas organizimit të disa tryezave të tjera ku janë trajtuar çështje me rëndësi të veçantë si turizmi dhe formimi profesional.

Znj. Gjoshaj ka theksuar qartë rolin e gruas në të gjithë dimensionin e saj në çështje mjaft të ndjeshme dhe që prekin drejtpërdrejtë shoqërinë shqiptare. Ajo vuri në dukje se LSI ka treguar se i ka prioritet të saj problematikat që lidhen me gruan në tërësi por edhe me shëndetin e saj veçanërisht.

“Nuk mund të ketë një shoqëri të shëndetshme nëse nuk ka një grua të shëndetshme” ka theksuar në fjalën e saj znj. Gjoshaj. Sipas saj ky do të jetë edhe lajtmotivi i kësaj iniciative.
Gjithashtu znj. Gjoshaj ka përgëzuar dhe falenderuar ish-ministrin e shëndetësisë Z. Vasili për punën e bërë gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë i cili gjatë mandatit të tij ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në reformimin e sistemit shëndetësor shqiptar veçanërisht në çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin e nënës fëmijës dhe gruas.

Znj. Gjoshaj është ndalur edhe tek jehona që kanë bërë në median ndërkombëtare arritjet në dhënien e kujdesit shëndetësor ndaj gruas dhe fëmijës. Ajo kujtoi edhe njëherë rezultatet e cituara në revistën prestigjioze “NewsWeek” e cila e rendit Shqipërinë mes vendeve më të zhvilluara përsa i përket lehtësirave në jetën e gruas.

Gjithashtu ajo përmendi arritjet në uljen e vdekshmërisë foshnjore dhe amtare që shënohet vetëm njëshifrore përkrah dhe mjaft rezultateve të tjera të ndërmarra në këto tre vite të rëndësishme të reformës  në shëndetësi.

Më tej Znj. Gjoshaj ka siguruar se LGI do të punojë në vazhdimësi për të sensibilizuar dhe rritur ndërgjegjen mes grave dhe vajzave shqiptare për të ushtruar presion pozitiv ndaj sistemit shëndetësorë tërësi në mënyrë që rezultatet në përmirësimin e jetës së gruas shqiptare të arrijnë në nivele të larta.

Ndërkaq takimin e sotëm e ka përshëndetur dhe ish-ministri i shëndetësisë i cili bëri një përmbledhje të drejtimeve kryesore strategjike të reformimit të sistemit shëndetësor.
Z. Vasili përmendi përmirësimin e infrastrukturës dhe teknologjisë të cilat janë shtrirë në mënyrë kapilare në të gjithë vendin duke e sjellë më afër dhe cilësisht më të mirë shërbimin shëndetësor ndaj qytetarëve.

Në drejtim të kujdesit ndaj gruas shqiptare z. Vasili ka përmendur punën e bërë në drejtim të çështjeve rë rëndësishme që përfshijnë shëndetin e gruas që nga kanceri i gjirit ai i qafës së mitrës vdekshmëria foshnjore dhe amtare reduktimi i kequshqyerjes tek nëna foshnja dhe fëmija punën e jashtëzakonshme që lidhet me programet e imunizimit të vlerësuara dhe nga organizma ndërkombëtare si nga OBSH etj.

Z. Vasili është ndalur dhe në arritjet në fushën e shëndetit mendor të cilat tashmë përmes një ligji të ri për shëndetinmendor marrin të njëjtën përgjigje si në çdo vend evropian.
Dhurimi vullnetar i gjakut një proces që është konsideruar si një histori suksesi nga OBSH përbën një kauzë për të cilën LGI duhet të lobojë fuqishëm dhe të jetë promotore u shpreh Z. Vasili.

Gjithashtu z. Vasili tha se në ndihmë të përmirësimit të shëndetit dhe jetës së gruas shqiptare është për t’u vlerësuar dhe puna e sistemit shëndetësor në parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj gruas.

I pranishëm në takim kreu i LSI z. Meta ka përgëzuar LGI dhe ka theksuar se nuk mund të ketë shoqëri të shëndetshme pa grua dhe nënë që gëzon shëndet.

Z. Meta ka vlerësuar punën e MSH ndërsa është ndalur në indikatorët e vlerësimit të OBSH që flasin për një performancë të lartë të sistemit shëndetësor shqiptar kundrejt gruas.

Z. Meta përgëzoi arritjet e deritanishme në sigurimin e teknologjisë më të mirë si dhe në programet e ndjekura nga MSH për implementimin e reformave ndërsa kërkoi veçanërisht nga LGI që të sensibilizojë gratë shqiptare për të qenë të informuara dhe të vetëdijshme lidhur me problematikat shëndetësore të tyre duke patur një ndikim të drejtpërdrejtë në një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Z. Meta bëri apel për zbulimin e hershëm dhe kapjen në kohë të sëmundshmërisë tek gruaja që përbën dhe një moment themelor në trajtimin dhe përmirësimin e shëndetit të saj.
Më tej tryeza ka vijuar më pas në formën e një diskutimi dhe debati mes të pranishmëve në lidhje me shtrirjen e të gjitha ideve të dhëna me iniciativa konkrete.

Erisa Xhixho N/Kryetarja e LSI-sw ka ngritur nevojën për ndërgjegjësimin e gruas në lidhje me abortin dhe veçanërisht me informimin e saj për parandalimin e aborteve të pavullnetshme në veçanti.

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta në tryezën për shëndetësinë.

Dua të falënderoj Klajdën dhe ekipin e ri drejtues të LGI-së për këtë iniciativë. Pa bërë as doktorin as drejtorin por si qytetar në radhë të parë un
ë dua të theksoj se kjo është një temë shumë e rëndësishme sepse shëndeti i gruas shëndeti i nënës është shëndeti i fëmijëve është shëndeti i familjes është shëndeti i gjithë shoqërisë.

Një shoqëri vlerësohet nëse është e zhvilluar apo jo në veçanti nga disa tregues themelorë të cilët në radhë të parë kanë të bëjnë edhe me jetëgjatësinë e saj sepse në fund të fundit edhe jetëgjatësia në tërësinë e saj është një element që tregon në mënyrë të qartë treguesit e shëndetit dhe këta tregues natyrisht nuk mund të ndryshojnë dhe nuk mund të përmbysen menjëherë.

Por ne vëmë re me kënaqësi se pavarësisht nga vështirësitë që ka hasur shoqëria jonë nga vështirësitë që ka hasur ekonomia jonë si gjithë ekonomitë e tjera që has edhe shëndetësia jonë sepse nuk duhet të harrojmë që shërbimi shëndetësor është një nga shërbimet më të shtrenjta në të gjithë botën dhe debatet më të forta sikurse shohim edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhen për shëndetësinë sepse në fund të fundit ka të bëjë me të gjithë shoqërinë.

 Por është vërtet një arritje shumë e rëndësishme që Shqipëria në vitet e fundit ka rezultuar një nga vendet më të suksesshme e konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në drejtim të jetëgjatësisë e cila natyrisht ka edhe nën-treguesit e tjerë shumë të rëndësishëm vdekshmëria amtare e cila është një shifrore dhe njëkohësisht edhe vdekshmëria foshnjore.

Në këtë drejtim mendoj se është e rëndësishme për Lëvizjen e Gruas për Integrim si një forcë jo thjesht politike por sociale në radhë të parë por edhe për forumet të tjera të gruas në Fier dhe në gjithë Shqipërinë  për shoqërinë civile që merret me sfidat që ka në Berat që ka familja që kanë nënat që kanë fëmijët për t’u përqendruar  në të gjitha ato projekte dhe ato programe që e konsolidojnë politikat shëndetësore ndaj gruas ndaj nënës ndaj fëmijëve dhe ndaj familjes të cilat edhe këtu u theksuan dhe që fillojnë që nga mbarëvajtja e projektit për mirëushqyerjen dhe që është baza e shëndetit të fëmijës që vjen në jetë dhe gjithë ecurisë së tij që nga projekti shumë i rëndësishëm i imunizimit që bazohet tek vaksinimi i cili është shifra të larta tek 98 për qind por që duhet të shkojë 100 për qind. Kjo natyrisht nuk të bëjë me mungesën e vullnetit nga qeveria apo drejtoritë rajonale por shpeshherë ka të bëjë me nënvlerësimin që aty – këtu mund t’i bëhet këtij elementi shumë të rëndësishëm i cili në fund të fundit mbron dhe imunizon trupin e çdo vajze gruaje dhe nëne të ardhshme nga çdo lloj sëmundjeje.

Po kështu forcimi i politikave diagnostikuese është një kontribut i jashtëzakonshëm për parandalimin  e shumë sëmundjeve apo për kapjen e tyre në fazat e hershme dhe për të evituar rrezikun për jetën.  Në këtë aspekt është bërë një investim shumë i madh për blerjen e pajisjeve nga më modernet dhe shumë shërbime që më përpara bëheshin jashtë vendit tani realizohen këtu ku mjafton të theksojmë që para disa vitesh kishim vetëm një rezonancë manjetike në QSUT pra në të gjithë sistemin e shëndetësisë publike.

Sot janë katër të tilla. Po kështu dhe mjaft investime të tjera janë bërë në skanera në mamografi e në shumë aparatura të rëndësishme të cilat diagnostikojnë dhe ndihmojnë për të parandaluar sëmundje të veçanta dhe karakteristike sidomos te gratë siç është dhe kanceri i gjirit. Të gjitha këto së bashku këto projekte këto programe kanë rëndësinë e tyre sepse në fund fare ato japin një produkt i cili ndikon në mbarëvajtjen e shëndetit të gruas”