LGI shpall rezultatin e zgjedhjeve. Klajda Gjosha kryetare e LGI

LGI shpall rezultatin e zgjedhjeve. Klajda Gjosha kryetare e LGI

” LGI shpall rezultatin e zgjedhjeve. Klajda Gjosha kryetare e LGI‏

Deklarata për shtyp e Lëvizjes së Gruas për Integrim
Publikimi i rezultatit të votimit në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LGI-së
Silvi Caka Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në LGI
Në emër të Komisionit të Votimit i cili përbëhet nga 5 anëtarë deklaroj se: Në procesin e votimit në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim morën pjesë 1800 delegatë dhe rezultoi se kandidatja Klajda Gjosha ka marrë 950 vota dhe kandidatja Luzhiana Abazaj ka marrë 830 vota. 20 vota kanë rezultuar të pavlefshme. I urojmë suksese Klajdës për fitoren. 
Luzhiana Abazaj
Votimi i djeshëm tregoi se Lëvizja e Gruas për Integrim do të punojë mbi bazën e një programi dhe statuti fuqishëm për të mbështetur programin e LSI-së. Unë falënderoj të gjitha gratë pjesëmarrëse të cilat votuan për mua por njëkohësisht i uroj fitoren dhe suksese të mëtejshme Klajda Gjosha. 
Klajda Gjosha
Dëshiroj të falënderoj sot të gjitha ato gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria që i dhanë magjinë konventës së ditës së djeshme me emocionin seriozitetin dhe dinjitetin që karakterizon të gjitha gratë shqiptare. I falënderoj për besimin dhe mbështetjen që dhanë me votën e tyre. falënderoj të gjitha vajzat që morën pjesë në procesin e votimit dhe që bënë të mundur një proces të ndershëm. Falënderoj në mënyrë të veçantë Luzhiana Abazaj kandidaten përballë meje dhe i shpreh asaj vlerat më të larta. 
Gjithashtu ajo do të jetë një pjesë e rëndësishme e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe programit tonë në këtë nismë të re me një risi të fuqishme që di ta sjellë vetëm Lëvizja e Gruas për Integrim. Të jesh sot kryetare e LGI-së është një nder dhe përgjegjshmëri e lartë jo vetëm për të përfaqësuar zërin e të gjitha grave dhe vajzave por për t’i dhënë atyre nëpërmjet programit tonë vlerat e merituara dhe një pozicion të sigurt në shoqërinë dhe politikën shqiptare. 

0x323031322d30352d3237 AKTIVITETE Klajda …jpg 17:4)”