LGI

LGI

” LGI tryezë të rrumbullakët për turizmin në Vlorë

Klajda Gjosha: Programi i LGI fokus të veçantë për turizmin dhe zhvillimin e tij
 
Pas tryezës së organizuar në Shkodër mbi arsimin profesional Lëvizja e Gruas për Integrim organizoi dje në qytetin e Vlorës një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua mbi turizmin problematikat që ai ka dhe mundësitë për zgjidhje të këtyre problematikave të një sfere shumë të rëndësishme ekonomike por edhe sociale në vend. Lëvizja e Gruas për Integrim ishte e përfaqësuar në këtë tryezë nga kryetarja Klajda Gjosha nga nënkryetarja Erisa Xhixho si dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Vlorë Artemisa Luçi. Të ftuar në këtë tryezë të rrumbullakët ishin Konsulli italian në Vlorë Sergio Strozzi si dhe për përfaqësues biznesesh qytetarë të thjeshtë studentë etj. 
 
Në fjalën e hapjes kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha u shpreh se kjo tryezë organizohet edhe në kuadër të programit të ri të LGI-së i cili sipas saj nuk ka në qendër vetëm gratë por çdo problematikë që shqetëson qytetarët shqiptarë siç është edhe turizmi dhe zhvillimi i tij i mëtejshëm. “Programi i Lëvizjes së Gruas për Integrim i cili u shpalos në Konventën Kombëtare Zgjedhore nuk në fokus të tij vetëm gruan por të gjitha problematikat që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Ndaj ne jemi mbledhur sot këtu për të diskutuar njërën prej këtyre problematikave siç është turizmi. Kjo tavolinë mblidhet dhe si rezultat i një interesi shumë të madh të treguar në fushën e turizmit me gjithë problematikat që ajo mbart si dhe për promovimin e vlerave që mbart vendi ynë. 
 
Meqenëse turizmi është një komponent tepër i rëndësishëm në zhvillimin e vendit ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj tavoline të rrumbullakët dhe nëpërmjet angazhimit tonë të jemi tërësisht të involvuara në politikat e turizmit në promovomin e vlerave turistike në investimet e huaja dhe si pasojë të sjellim një  numër gjithmonë e më të madh turistësh në Shqipëri. Për të arritur një turizëm të zhvilluar të krahasueshëm me atë të vendeve të tjera tradicionale turistike janë një sërë problemesh që ne duhet të prekim dhe t’i trajtojmë dhe të marrim disa iniciativa që tentojnë të realizojnë zgjidhjen e këtyre probematikave. Sot në këtë diskutim kemi zgjedhur pikërisht Vlorën pasi për këtë qark është shumë i rëndësishëm turizmi dhe promovimi i tij. Është shumë e rëndësishme të themi që ne të gjitha së bashku do të bëjmë të mundur kombinimin e kësaj industrie me të gjitha industritë e tjera në mënyrë që të mos kemi vetëm një zhvillim të limituar dhe të njëanshëm” tha ndër të tjera në fjalën e saj Kryetarja e Lëvizjs së Gruas për Integrim Klajda Gjosha. 
 
Nga ana e saj kryetarja e LGI-së për Vlorën Artemisa Luçi tha se duhet të ecet më shpejt drejt turizmit të qëndrueshëm duke investuar dhe promovuar vlerat dhe bukurinë e Vlorës.  I ftuari i nderit në këtë tryezë shumë të rëndësishme për turizmin Konsulli italian në Vlorë Sergio Strozzi falënderoi për ftesën kryetaren e LGI dhe u shpreh se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në ndihmën e saj në fushën e turizmit.  “Është një kënaqësi e madhe që të jem sot këtu. Falënderoj shumë Lëvizjen e Gruas për Integrim që më ftuan në këtë tryezë. Falënderoj znj. Gjosha që është e pranishme sot këtu. Italia është shumë afër Shqipërisë dhe qytetit të Vlorës sidomos në fushën e turizmit. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë mbështetjen e Italisë në këtë sektor ku vendi im është një vend lider” tha ndër të tjera ai. Nënkryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Erisa Xhixho në fjalën e saj deklaroi se LGI do të ndërmarrë iniciativa konkrete për të promovuar turizmin në Vlorë por edhe në të gjithë vendin. Tryeza e organizuar në qytetin e Vlorës ishte e dyta pas asaj për arsimin profesional në Shkodër ndër shumë të tilla që Lëvizja e Gruas për Integrim do të organizojë ditët e ardhshme në të gjithë vendin. 

0x323031322d30372d3032 Vlora (2).jpg 12:55)”