LGI

LGI

” LGI mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar. Zgjidhen struktura e reja drejtuese

Lëvizja e Gruas për Integrim ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar të këtij forumi. Në këtë takim ku ishte i pranishëm dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta janë konstituuar strukturat e reja drejtuese është zgjedhur Kryesia nënkryetaret Sekretarja e Përgjithshme dhe Sekretarja Organizative e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Kështu që pas zgjedhjes se kryetares së këtij forumi në Konventën Kombëtare Zgjedhore e cila u mbajt më 26 maj ku pas votimeve me parimin “Një anëtar një votë” u zgjodh Klajda Gjosha si drejtuese e LGI-së për katër vitet e ardhshme Komiteti Drejtues Kombëtar ka zgjedhur nënkryetaret e Lëvizjes së Gruas për Integrim; Nora Malaj Filloreta Kodra Luzhiana Abazi dhe . Erisa Xhixho.

Sekretare e Përgjithshme u zgjodh Eris Zaimi ndërsa Elona Guri do tw jetw Sekretarja Organizative e e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Në mbledhjen e sotme të KDK-së së LGI-së është diskutuara edhe mbi riorganizimin e strukturave të këtij forumi në të gjithë vendin proces për të cilin janë ndarë edhe detyrat respektive për të 12 qarqet e vendit.

Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LGI-së  

Është kënaqësi që të ritakohemi në një kohë kaq të shkurtër pas Konventës suaj e cila ishte një model për nga organizimi për nga përmbajta për nga mesazhet. Me këtë rast dua të uroj edhe një herë Klajdën si kryetare e re por edhe të gjitha ju si anëtare të Komitetit Drejtues të LGI-së. Në këtë mbledhje të parë ju do të zgjidhni edhe drejtueset e tjera të këtij forumi shumë të rëndësishëm. Unë besoj në aftësitë tuaja për të zhvilluar një lidership jo vetëm që mbron dhe përfaqëson interesat e gjysmës më të rëndësishme të gjithë shoqërisë sonë por absolutisht për të zhvilluar një lidership që merr pjesë aktive në zgjidhjen e sfidave më të mëdha që i ka i gjithë vendi dhe e gjithë shoqëria jonë.

 Në këtë mënyrë LGI-ja do të jetë një promotore e rëndësishme e proceseve emancipuese modernizuese që ndihmojnë Shqipërinë që të integrohet më shpejt në Bashkimin Europian dhe po kështu LGI-ja do ta ndihmojë LSI-në që të jetë një shembull i shkëlqyer në jetën politike i barazisë gjinore. Duke pasur në konsideratë edhe zhvillimet më të fundit politike në vend dhe në faktin që vëmendja kryesore është përqendruar tek zgjedhja e presidentit të ri unë dua të nënvizoj angazhimin tonë për një zgjidhje konsensuale për një zgjidhje e cila nuk na jep thjesht një president por e cila ndërton një konsensus që vazhdon edhe në të ardhmen përmes presidentit të ri për të ndihmuar reformat për të cilat është aq i nevojshëm bashkëpunimi bipartizan në Parlament dhe në përgjithësi në gjithë jetën politike. Në këtë kontekst unë dua të vlerësoj edhe angazhimin tepër të  rëndësishëm të mazhorancës ku bën pjesë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim për të paraqitur një kandidaturë tepër bindëse tepër serioze dhe aspak partiake si një mundësi shumë të mirë për të realizuar një konsensus të gjerë i cili është i domosdoshëm dhe njëkohësisht i cili është shumë i shëndetshëm për të gjithë jetën tonë politike por edhe institucionale. Është për të ardhur keq kur dëgjojmë paragjykime të pamenduara mirë të cilat në vend që t’i shërbejnë këtij procesi kur tashmë kemi hyrë procesin e ndërtimit të një konsensusi përkundrazi ndihmojnë për të krijuar mure të panevojshme. Ndaj është e domosdoshme që 1të ecet në këtë rrugë.

Është shumë e rëndësishme që 1të hiqet psikologjia e refuzimit apo e bllokimit thjesht për hir të propozimit që vjen nga një krah politik. Duhet të ecim drejt një figure e cila paraqet vlera tepër të konsoliduara dhe që do t’i shërbente funksionimit më efikas të institucionit të presidentit sidomos në fushën e reformave të drejtësisë. Unë besoj se duke u çliruar të gjithë nga paragjykimet ne tashmë i kemi të gjithë mundësitë për të ecur në rrugën e duhur dhe për ta kurorëzuar me sukses raundin e dytë. Natyrisht që ky proces i  nisur me vonesë ka edhe ai defektet e tij nuk mund të jetë perfekt. Në këtë drejtim ju e dini që unë prej kohësh kam kërkuar që të zhvillohen takime të niveleve më të larta.

Madje kam apeluar për një takim midis kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste zotit Rama  në mënyrë që paragjykimet që burojnë nga distanca të shkrihen dhe të ecet dhe për atë që kërkojnë të gjithë shqiptarët dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë një zgjedhje dinjitoze të presidentit të ri si dhe njëkohësisht një përmbyllje e atyre reformave që me të drejtë i ka nënvizuar  edhe Partia Socialiste kohët e fundit sikurse është reforma zgjedhore ajo parlamentare dhe çështja e imunitetit pasi edhe këto janë hapa të rëndësishëm që përshpejtojnë marrjen e statusit të vendit kandidat. Në këtë kontekst unë theksoj edhe një herë tjetër se një takim midis kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste zotit Rama do të ndihmonte përshpejtimin e këtij procesi. Nuk kemi pse të humbasim ditë edhe javë do të thosha në një situatë pritjeje sepse çdo minutë dhe çdo ditë është e çmuar për të ecur para pasi vendi ka shumë probleme dhe shumë reforma të tjera që duhen bërë. Ndaj çdo ditë çdo orë dhe çdo minutë duhet fituar dhe nuk duhet shpërdoruar. Pra duhet të ecim më shpejt. Faleminderit!

Fjala e Kryetares së LGI-së Klajda Gjosha në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LGI-së  

Përshëndetje të gjithëve! Në këtë mbledhje të parë të Komitetit Drejtues dhe si Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim dëshiroj t’u falënderoj të gj
ithave  për besimin dhe mbështetjen që keni treguar ndaj meje. Gjithashtu ju vlerësoj për pjesëmarrjen tuaj në konventën kombëtare dhe angazhimin tuaj tepër dinjitoz duke bërë të mundur një konventë model ashtu siç ishte ajo e Lëvizjes së Gruas për Integrim. Por nuk duhet të harrojmë se kjo konventë ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë që do të finalizohet në zgjedhjet e 2013-ës. Objektivat e LGI tashmë janë të qarta ne do të analizojmë së bashku çdo pikë të programit duke e kthyer atë në një strategji të detajuar dhe lehtësisht të aplikueshme. I gjithë ky program jam e bindur se do të na shërbejë të gjithave ne për të dhënë kontributin tonë në shoqërinë shqiptare për të zgjeruar rrethin tonë dhe pse jo për ta kthyer LGI-në në një nga forumet më të fuqishme të gjithë rajonit. Ne duhet të forcojmë strukturat tona në çdo qark në çdo rreth rajon e zonë zgjedhore për tu bërë zëri i çdo gruaje duke bërë kështu të mundur angazhimin e tyre në gjithë shoqërinë shqiptare. Aktivizimi i grave për ne do të thotë një sfidë e fituar një votë më shumë. Ne do të kontribuojmë me punën tonë me emancipimin e të gjithave grave dhe vajzave në ngritjen e vlerave të tyre dhe në promovimin e tyre në skenën politike. Sot ne kemi një sfidë të përbashkët të trokasim në zemrën e çdo gruaje shqiptare jo me fjalë por me punën tonë me sakrificat tona dhe me dëshirën e jashtëzakonshme për ti dhënë Shqipërisë statusin e merituar në arenën ndërkombëtare. LGI duhet të kthehet në një familje të madhe për çdo vajzë çdo grua që të gjejë ngrohtësinë miqësinë dhe mbi të gjitha vetveten. Vota e një vajze e një gruaje e një nënë do të thotë besim dhe një dëshirë e pashtershme  për të mbështetur të ardhmen e familjes dhe të fëmijëve të tyre ndaj prioriteti ynë do të jetë respekti dhe nderimi ndaj çdo vote të shenjtë që vjen nga dora e një gruaje. Ju falënderoj!

0x323031322d30352d3331 AKTIVITETE Meta Gjosha KDK.jpg ”