Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim mjaft entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Lushnjë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim mjaft entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Lushnjë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim mjaft entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Lushnjë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloj një takim mjaft entuziast  me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Lushnjë.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrimi z. Ilir Meta i shoqëruar nga N/Kryetari Petrit Vasili dhe nga Zv. Kryetari Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim mjaft entuziast me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në qytetin e Lushnjes. Në fjalën e tij kryetari i LSI-së z. Meta është ndalur gjerësisht në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe reformat integruese që përbëjnë angazhimin kryesor të kësaj qeverie. Z. Meta u shpreh se pjesëmarrja e LSI-së ne  Qeveri është garancia e qytetarëve për realizimin e këtyre reforma.

 

 

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në Lushnjë

 

Jam i kënaqur nga ky takim i mrekullueshëm. Dhe jam i bindur që shumë shpejt LSI-ja e Lushnjes do të ndihmojë dhe në procesin e riorganizimit në mënyrë shembullore dhe demokratike ashtu siç ndodhi dhe në Tiranë.

Dhe gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme prania e vajzave dhe grave në parti dhe në këtë takim unë shoh praninë e tyre të pastër dhe të kontributin e tyre. Dhe mbi të gjitha kjo do të ndihmojë në rritjen dhe fuqizimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim këtu në Lushnjë. Siç e përmendën dhe shokët më parë ne jemi krenarë që pas një viti në qeverisje mund të themi me bindje të plotë se gjitha detyrimet që kishte për të përmbushur Shqipëria ndaj Bashkimit Evropian ndaj qytetarëve të Lushnjes dhe gjithë Shqipërisë tashmë janë përmbushur.

Dhe këtë nuk e kemi thënë ne por e ka thënë vetë Evropa. Dhe kjo nuk ka qenë një punë e lehtë por jashtëzakonisht e vështirë. Me qindra ligje veprime qeverie rregullore investime fizike dhe  teknologjike  janë kryer në të gjithë vendin. Që shqiptarët të mos rropaten më pa punë dhe pa ndihmë pranë vendeve të huaja.

Dhe momenti kur gjithë qytetarët tanë vetëm me një pasaportë biometrike mund të shkojnë në vendet evropian. Është ky pra një moment dinjiteti dhe krenarie për të gjithë qytetarët tanë. Gjithashtu është bërë një punë e jashtëzakonshme për të plotësuar pyetësorin e Bashkimit Evropian me mijëra pyetje të ndërlikuara kanë marrë përgjigjen e duhur dhe tashmë ne jemi të bindur se e vetmja gjë që mungon në integrimin tonë evropian është për fat të keq mungesa totale e kontributit të opozitës sonë. Dhe kjo është vërtet një përgjegjësi e madhe e tyre.

 

Vetëm pak ditë më parë  opozita bllokoi ligjin për Gjykatën Administrative një program i rëndësishëm i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ato të Bashkimit Evropian dhe është për të ardhur keq që opozita jonë iu përgjigj negativisht thirrjes për të bashkëpunuar. Jo vetëm duke dëmtuar interesat e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë por edhe krijimin e institucioneve të nevojshme për të mirën e qytetarëve.

 

Është situata më absurde ajo e “gjoja-kutive” dhe njëkohësisht është tragji-komike.

Partia Socialiste kërkon gjoja transparencë transparencën e zgjedhjeve që i organizoi në ortakëri të plotë me Partinë Demokratike sipas kodit anti-LSI. PS-ja kërkon të hetojë votat që mori vetë kërkon të hetojë zgjedhjet lokale që i firmosi vetë në të gjithë Shqipërinë dhe askush nuk e ka penguar që ta bëjë këtë gjë. E gjithë Evropa i ka kërkuar që t’i drejtohet institucioneve t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese madje i është kërkuar edhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Por nga të gjitha  këto drejtime që i janë dhënë nuk ka zgjedhur asnjërën. Dhe ata duhet të kuptojnë që fillimi nuk është transparenca e zgjedhjeve fillimi është mbështetja e interesave të vendit.

 

Dhe nuk ka detyrim më të madh politik se kjo. Vënia në radhë të parë e interesave dhe aspiratave integruese të vendit në të mirë të të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake. Ndërkohë që është bërë e qartë se në rast se Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias konfirmon që hapja e kutive nuk është hipotezë që dhunon pavarësinë e gjykatave që kanë gjykuar anketat e zgjedhjeve rinumërimi jo vetëm do të bëhet i plotë por në rast se ka ndryshim rezultati jo vetëm që do të kemi një ndryshim qëndrimi moral por Partia Socialiste le të marrë qeverisjen pa pasur nevojë për zgjedhje të parakohshme. Dhe përsëri pavarësisht nga kjo ofertë kaq bujare ata ftojnë elektoratin e tyre për protesta. Ndërkohë që duhen vetëm 28 firma deputetësh për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

 

Është koha për një modernizim dhe për një konkurrencë sa më të hapur dhe më të ndershme. Ndaj dhe angazhimet tona për të përmirësuar klimën e biznesit do të vijnë duke u përforcuar. Angazhimet tona për të përmbyllur reformat rregullatore në ndihmë dhe shërbim të biznesit do të përshpejtohen. Angazhimet tona për të nxitur biznesin vendas dhe atë të huaj me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës do të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme.

 

Jam i bindur se këto investime do të shtohen dhe në rrethin e Lushnjes dhe në qarkun e Fierit ku interesi është shumë i madh për shkak të mundësive të mëdha që ka për zhvillim. Ne do të mbështesim akoma më shumë fermerin në mënyrë të veçantë për të shtuar prodhim do të ndihmojmë fermerët për të shtuar eksportet bujqësore dhe ato blegtorale. Ne do të qëndrojmë në mënyrë besnike tre prioriteteve që kishim gjatë fushatës elektorale. Punësim punësi dhe vetëm punësim.

0x323031302d31302d3032 Meta-Lushnje.JPG 11:57)