Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim mjaft entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Elbasan

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim mjaft entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Elbasan

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon një takim mjaft entuziast me simpatizantët dhe anëtarët e saj në Elbasan

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta gjatë turit të takimeve me anëtarësinë dhe simpatizantët e LSI-së u ndal në qytetin e Elbasanit.  Në këto takime z. Meta shoqërohej nga Zv. Kryetari  Edmond Haxhinasto dhe nga  N/Kryetari Petrit Vasili.  Gjatë këtij takim të zhvilluar në Teatrin “Skampa”z. Meta  ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim si dhe ka siguruar  të pranishmit për rifillimin e një komunikimi më  intensivë pas një shkëputje të ardhur si rrjedhojë e angazhimit të tij në postin e Ministrit të Jashtëm.  Z. Meta i garantoi komunitetit tw Elbasanit se “LSI do të përmbushim me përgjegjësi çdo detyrim ndaj vendit. Çdo  detyrim ndaj programit tonë çdo detyrim ndaj premtimeve tona”.

 

 

 

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta në Elbasan

 

Është një kënaqësi e veçantë të takohemi pas një kohe relativisht të gjatë në qytetin e Elbasanit. Por natyrisht që ne do të takohemi çdo javë jo vetëm nëpër mitingje por edhe takime pune. Jo vetëm me përfaqësuesit e LSI-Së në qytetin e rrethin Elbasanit por dhe me gjithë komunitetin e Elbasanit. Me komunitetin e biznesit dhe investitorëve me ata të cilët me më shumë mbështetje nga ana e qeverisë do të mund të arrijnë një zhvillimi më të madh ekonomik dhe mbi të gjitha më shumë mundësi. Ky do të jetë dhe objektivi ynë më i rëndësishëm që kemi shpallur edhe para zgjedhjeve të 28 qershorit.  Ky është një angazhim i madh jo vetëm i kryetarit të LSI-së por dhe në pozicionin e ri si ministër ekonomie.

 

Dhe të jeni të sigurt se do të arrijmë të rigjallërojmë ekonominë me anë të shumë aktiviteteve ekzistuese por mbi të gjitha do të arrijmë të krijojmë dhe shumë aktivitete gjallëruese. Në të cilat do të arrijmë të punësojmë qytetarët dhe qytetaret e Elbasanit. Në mënyrë që kjo pjesë e qytetit të gjallërohet dhe që komuniteti të rritet akoma më shumë. Në mënyrë që varfëria dhe papunësia të mos jenë në rritje në këtë qytet të mrekullueshëm dhe i gjithë rrethi juaj të jetë plot mirëqenie plot progres dhe zhvillim. Sikurse u tha ne jemi krenarë që Shqipëria pas një viti i ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj Bashkimit Evropian dhe ndaj shtetasve të saj. Në mënyrë që të gjithë juve të pranishmit në sallë por dhe çdo qytetar me një pasaportë biometrike të udhëtoni në të gjithë Evropën. Dhe të mos rropatini në radhë të gjata para ambasadave të huaja në Tiranë. Dhe ky është një realitet që do ta prekë kushdo që dëshiron të vizitojë ato vende dhe të takojë të afërmit e tij. Në mënyrë që shqiptarët të mos jenë të ndarë për arsyet e vizave që deri tani kanë qenë një problem.

 

Jam i bindur se procesi i hapjes dhe modernizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim procesi i funksionimit më të mirë të strukturave të saj dhe lidhjeve të forta me komunitetin kudo që ndodhet do të na sjellë një parti akoma më të fuqishme akoma më përfaqësuese për çdo komunitet dhe për komunitetin e Elbasanit.

 

Dua të përshëndes të rejat dhe të rinjtë në Elbasan që kanë qenë gjithmonë pjesëmarrës të afirmimit dhe punës së LSI-së. Dhe t’iu shpreh mbështetjen time të pakursyer në mënyrë që ata të shohin të ardhmen në qytetin e tyre të dashur.

 

Ne do të përmbushim me përgjegjësi çdo detyrim ndaj vendit. Çdo  detyrim ndaj programit tonë çdo detyrim ndaj premtimeve tona.

 

Ne jemi në koalicion me Partinë Demokratike por ne kemi qenë besnikë ndaj premtimeve tona dhe ndaj rregullave që kem i vendosur që më parë.

 

Dhe ne asnjëherë nuk mund të ndërmarrim veprime apo iniciativa të cilat mund të jenë në dëmtim të integrimit evropian. Dhe ne i bëjmë thirrje Partisë Socialiste që për shkak të axhendës së kryetarit të saj të mos shumëzojë me zero gjithë kontributin që PS-ja ka dhënë për dy dekada për integrimin e vendit në NATO dhe në strukturat evropiane.

 

 

Dhe veprimi më i fundit i mosvotimit të Gjykatës Administrative në mënyrë që të lehtësohen marrëdhëniet me biznesin dhe që është një domosdoshmëri për të evituar ato sjellje arbitrare nga ana e institucioneve qeverisëse ndaj biznesit. Dhe mosvotimi solli si pasojë humbjen për një mbështetjeje financiare për projektin nga SHBA dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo gjë tregon për një lidershipi i cili nuk lufton përtej interesave të tij personale. Kërkojnë transparencë. Por çfarë transparence? Ata kërkojnë transparencën e zgjedhjeve që bënë vetë kërkojnë transparencën e kodit që bënë vetë kërkojnë transparencën e kutive që hapën vetë që i firmosën vetë që i vulosën vetë. Dhe kërkojnë rinumërimin për të dënuar komisionarët e tyre.

 

E kërkojnë për moral ndërkohë që është thënë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese madje i është kërkuar edhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias. Por nga të gjitha  këto drejtime që i janë dhënë nuk ka zgjedhur asnjërën. Dhe në rast se Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias konfirmon që hapja e kutive nuk dhunon pavarësinë e gjykatave që kanë gjykuar anketat e zgjedhjeve rinumërimi jo vetëm do të bëhet i plotë por në rast se ka ndryshim rezultati jo vetëm që do të kemi një ndryshim qëndrimi moral por Partia Socialiste le të marrë qeverisjen pa pasur nevojë për zgjedhje të parakohshme.

 

Ndërkohë që nuk bëjnë këto veprime dalin nëpër Shqipëri dhe nuk e dinë as vetë se çfarë thonë dhe do të ngrenë popullin në protesta që nuk dihet pse në një kohë kur iu duhen vetëm 28 firma deputetësh  për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Dhe ndërkohë që Evropa ka një vit që iu kërkon të nd
jekin këtë rrugë duke respektuar Kushtetutën ata në vend që të venë 28 firma që mund të vihen për 28 sekonda kanë një vit që bëjnë thirrje nëpër Shqipëri duke lodhur dhe mashtruar anëtarët dhe simpatizantët e tyre.

 

Dhe ne të gjithë kemi kërkesa më të mëdha ndaj qeverisjes aktuale dhe duam të bëjmë vazhdimisht përmirësime për një ritëm më të lartë. Dhe natyrisht që opozita ka të drejtë të na kritikojë por ne kemi një pyetje. Cili është kontributi i opozitës në 1 vit për integrimin e vendit cili është kontributi për një vit për liberalizimin e vizave. Cili është kontributi që ka dhënë për përmirësimin e biznesin për reformën në drejtësi dhe shumë çështje të tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me qeverinë .Por kanë të bëjnë me shqiptarët dhe shtetin. Pra me të ardhmen evropiane të të gjithë vendit tonë.

 

Ndaj do t’i thoja Elbasanit që të reflektojë dhe të mos braktisë ato vlera dhe parime që kjo forcë politike ka pasur dhe ka dhënë gjatë 2 dekadave. Pasi Shqipëria është e të gjithëve Shqipëria nuk është një vend i bllokuar Shqipëria është një vend me të ardhme dhe kjo e ardhme është integrimi evropian !

0x323031302d31302d3033 Elbasan 2.JPG 12:02)