Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloj sot një takim mjaft entuziast në Qytetin e Fierit

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloj sot një takim mjaft entuziast në Qytetin e Fierit

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloj sot një takim mjaft entuziast në Qytetin e Fierit

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloj sot një takim mjaft entuziast në Qytetin e Fierit. Mijëra banor të këtij qyteti pritën me brohoritje Kryetarin e LSI-së z. Ilir Meta.  Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Zv. Kryetari i LSI-së z. Edmond Haxhinasto dhe Kryetari i LSI-së për Kryeqytetin Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta sot ne Fier.

 

Në rradhë të parë nuk mund ta filloj këtë fjalë përveç me urimin për të gjithë qytetarët dhe popullin e Fierit pikërisht për këtë ngjarje shumë të rëndësishme sikurse ka qenë përvjetori i çlirimit të Fierit në dje në 15 tetor sepse përkujtimi dhe mbrojtja e vlerave të Luftës Antifashiste është në themel të kësaj force politike si forcë mirënjohëse ndaj gjithë atyre që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për çlirimin e vendit tonë.

 

Sepse në themel të vlerave tona qëndron mirënjohja për gjeneratat që kanë sakrifikuar dhe kanë punuar  për këtë Shqipëri që është sot. Për këtë Shqipëri e cila ka shumë arsye për tu krenuar por njëkohësisht për këtë Shqipëri e cila ka jo pak sfida përpara për përballimin me sukses të cilave është krijuar dhe do të forcohet LSI si një forcë politike që kontribuon maksimalisht në këtë vend që kontribuon gjenerimin e energjive në këtë vend si një forcë e lindur për të vlerësua integrimin evropian të Shqipërisë si të vetmen rrugë që shqiptarët të jenë qytetarë të barabartë si qytetarët e tjerë të Evropës së bashkuar.

 

Në emër të këtyre vlerave dhe zhvillimeve ne kemi kontribuar edhe gjatë viti të parë të një bashkëqeverisje të re e cila solli një risi të veçantë por njëkohësisht si një qeverisje e cila ka kontribute të rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e vendit dhe një vit ku për fat të keq lidershipi i opozitës ka treguar një papjekuri të padëgjuar edhe për vende të tjera më pak të zhvilluara si Shqipëria por jo vetëm kaq ka shumë arritje të prekshme ku arritja më e madhe e  Shqipërisë dhe e shqiptarëve është përmbushja e gjithë detyrimeve për liberalizimin e vizave në mënyrë që gjithë qytetarët e Fierit dhe të Shqipërisë brenda pak javëve të lëvizin të lirë si qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian.

 

Të takohem me të afërmit e tyre të çmallen dhe të rikthehen në vend me dëshirën për ta bërë Fierin dhe gjithë Shqipërinë si Bashkimi Evropian.

 

Sepse politika jonë nuk është ajo e largimit të shqiptarëve por e angazhimit të tyre për të ndërtuar Shqipërinë evropiane e cila nuk mund të ndërtohet as brenda një dite dhe as brenda një viti por e cila mund të ndërtohet çdo ditë me angazhimin tuaj dhe të gjithë fierakëve gjithë shqiptarëve të përgjegjshëm dhe atdhetarë .

 

Ky  është vendi i të gjithëve ky nuk mund të jetë vendi i një pjese kundër një pjese tjetër por kjo politikë përjashtuese e ka penguar Shqipërinë që të ishte dhe në një pozitë edhe më të mirë integrues apo për ti pasur standardet ekonomike akoma më të larta. Por ne jemi të vendosur që t’i themi Jo politikës konfrontuese  politikës së qëllimeve të ngushta politikës së axhendës personale sepse shqiptarët sot kanë një axhendë të përbashkët dhe ajo është axhenda e integrimit evropian. Dhe kjo nuk është vetëm axhenda e shqiptarëve të Shqipërisë por e gjithë Kosovës Malit të Zi e Serbisë dhe kudo ata janë.

 

Unë dua t’ju siguroj se pas një largësie për shkak të detyrës sime të mëparshme atë të ministrit të Punëve të Jashtme tashmë jo vetëm që është rivendosur ajo lidhja e fortë që ka qenë midis nesh por tashmë kjo është një lidhje e pandërprerë kjo është një lidhje e cila do të vazhdojë në çdo komunë dhe në çdo fshat të Fierit por edhe të Shqipërisë.

 

Ne dimë që shumë arritje ka pasur këtë vit dhe shumë të tjera mund të kishte në rast se do kishim pasur një lidership opozite konstruktiv e të përgjegjshëm. Dihet se ka ende probleme të mëdha por edhe probleme të cilat mund të duken të vogla por janë jetësore për komunitetin unë e di që probleme të tilla ka në Fier por dhe në komunat tuaja. Ashtu i di që 300 fëmijë në fshatin Topojë janë në një shkollë pa çati thjesht se nuk është mbyllur një investim por ne do ta mbyllim shumë shpejt.

 

Pak javë më parë ne ishim në disa komuna për të përuruar disa qendra shëndetësore unë dua t’ju siguroj që angazhimi ynë dhe angazhimi im do të jetë maksimal në mënyrë që shumë më tepër vepra të tilla në dobi të komuniteteve  të caktuara të ndërtojmë.

Sepse në qendër të politikës tonë nuk është vetëm integrimi i Shqipërisë ne Evropë por është dhe integrimi i çdo qytetari i çdo fëmije në rrjedhat evropiane të vendit tonë.

 

Ndaj na duhet një LSI më e fortë një LSI më e organizuarnjë LSI e cila të jetë në gjendje të orientojë veprimin qeverisës të përfaqësuesve të saj në qeverisjen qendrore dhe në qeverisjen vendore.

 

Një LSI që jeton me shqetësimet e anëtarëve të saj një LSI që jetoj me shqetësimet e komunitetin ku ajo ndodhet ne duam një LSI e cila të jetë garante e proceseve integruese të vendit tonë.

 

Që këto procese mos të cenohen pikërisht  nga axhenda dhe inatet personale të politikanëve të papërgjegjshëm të cilët për interesat e tyre nuk duan t’ia dinë për interesat e një vendi të tërë.

 

Ne besojmë se kjo LSI po rritet dhe po forcohet çdo ditë. Ne  duam që përmes procesit të mrekullueshëm të organizmit dhe riorganizimit që ndodhën në Tiranë pak javë më parë i njëjti proces të ndodhë dhe
të gjithë vendin dhe unë jam i bindur që sikurse tha dhe Prof. Shezai Rrokaj që e njëjta gjë do ndodhi  edhe në qytetin dhe Rrethin e Fierit brenda këtij viti.  Një proces i cili do të motivojë fuqinë në rritje të LSI politikën e saj të hapjes ndaj intelektualëve politikën e saj të integrimit dhe të mbështetjes së saj për rininë.

 

Politikën e saj të barasizë gjinore dhe ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të cilat jam i bindur që do të bëjnë që Lëvizja e Gruas për Integrim në Fier të jetë sikurse ka qenë më parë një nga tribunat kryesore të intelektualëve fierake ndaj përshëndes të gjitha zonjat dhe vajzat fierake që ndodhen këtu dhe ti sigurojë se hapësirat e tyre në LSI do të jenë të pafundme për të shprehur dhe afirmuar aftësitë e tyre në dobi të këtij komuniteti të mrekullueshëm.

 

Unë ju siguroj se do të jem shumë më pranë jush dhe komuniteti fierak komuniteti të biznesit dhomës së tregtisë shoqatës së  fermerëve sepse Fieri përfaqëson një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin e vendit dhe ka një kontribut shumë të rëndësishëm për rritjen ekonomike dha natyrisht një potencial për mirëqenien e komunitetit tuaj.

 

Duke filluar që nga industria e bujqësia e duke vazhduar me një sfidë shumë të rëndësishme  që e përmendi këtu dhe Prefekti Bujar Hasa sikurse është ai i zhvillimit të turizmit sepse Fieri ka resurse të jashtëzakonshme për të zhvilluar turizmin.

 

Një prioritet tjetër shumë i rëndësishëm është mbrojtja e mjedisit pasi dihet për shkak të industrisë së vjetër të nxjerrjes së naftës një pjesë e mirë e popullsisë tuaj jeton në kushte të vështira ne kemi vullnetin politika dhe  projekte të veçanta që do të ndihmojnë ndryshimin rrënjësor të ambjentit për shumë komunitete që sot jetojnë në një situatë të pa durueshme.

 

Ne do të këmbëngulim mëqënse kam këtu dhe zv. misrin e Bujqësisë Tokli Thomaj  që politikat subvencionuese për bujqësinë për fermerët e Fierit dhe të gjithë Myzeqesë të shtohen.

 

 Shumë projekte janë aprovuar gjatë këtij viti me një shumë prej 1.5 milion dollarë për Qarkun e  Fierit  të cilat  synojnë dhe nxisin rritjen e investime për  e ullirit të pemëtarisë dhe të vreshtave zejtarisë e të vreshtave.

 

Në angazhimin tonë do bëjmë të mundur që këto politika të zgjerohen dhe të bëjmë të mundur që politikat nxitëse të kreditimit të zgjerohet dhe të integrojë më shumë biznese të Fierit. Politikat e nxitjes dhe të shtimit të industrisë agro-përpunuese të shtohen më tej.

 

Këtë vit eksportet bujqësore dhe blegtoral janë dyfishuar dhe ato të perimeve më shumë sesa dy-fishuara.  Por ne besojmë se mundësitë dhe potencialet janë shumë më të mëdha ndaj do të jemi shumë pranë mbështetjes së fermerëve dhe të përfaqësuesve të biznesit në mënyrë që politika më të mëdhaja më nxitëse më efektive të bëjnë atë që gjithnjë ka qenë një e vërtetë po tani na duhet të bëjnë akoma më shumë që Myzeqeja mos të jetë vetëm ambari i Shqipërisë.

 

Ky takim është një nisje tepër i rëndësishëm për riorganizimin e LSI-së në Fier me qëllim që në zgjedhjet e tjera jo vetëm të rikonfirmojmë njësitë vendore që kemi fituar po përkundrazi të fitojmë  dhe njësi të tjera vendore në mënyrë që forca e përfaqësimit i  LSI-së të rritet në mënyrë që përfaqësimi i saj në qeverinë qendrore rajonale dhe vendore ti shërbejë më mirë zbatimit të programit tonë në rradhë të parë ti shërbejë rritjes së mirëqenies së çdo fieraku dhe gjithë komunitetit tuaj të madh.

0x323031302d31302d3137 IMG_6723.JPG