Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim mjaft entuziast me anëtarët dhe simpatizantët e saj të Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim mjaft entuziast me anëtarët dhe simpatizantët e saj të Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot një takim mjaft entuziast me anëtarët dhe simpatizantët e saj të Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) zhvilloj sot një takim mjaft entuziast me anëtarët dhe simpatizantët e saj të Tiranës. Takimi kishte si qëllimi mbylljen e fushatës elektorale  të dy kandidateve për kreun e Tiranës si dhe organizimi i LSI-së për zgjedhjet vendore. Të dy kandidatët Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe  Prof. Dr. Edmond Panariti shfrytëzuan dhe njëherë mundësinë për të kërkuar mbështetjen e anëtarësisë për zgjedhjet e 26 shtatorit. Në fjalën e rastit Kryetari i LSI-së z. Meta u ndal gjerësisht në situatën politike që po kalon vendi  organizimi i LSI-së në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore  dhe rolin e LSI-së në proceset integruese të vendit.

 Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta.

 

 

Jam i lumtur që jam midis jush dhe të them të drejtën 135 ditët jashtë vendit jam ndier si i internuar duke qenë larg jush larg anëtarëve dhe simpatizantëve tanë  në të gjithë Shqipërinë. Por njëkohësisht jam krenar që pas një viti objektivat tona kryesorë për të përparuar në integrimin evropian të Shqipërisë tashmë janë duke u prekur nga të gjithë shqiptarët.

 

Jam krenar që së bashku me ju dhe së bashku me gjithë të tjerët që kanë kontribuar në mënyrë konstruktive dhe pozitive gjatë këtij viti janë përmbushur të gjitha detyrimet e Shqipërisë të qeverisë dhe të shtetit përpara Bashkimit Evropian në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë më të izoluarit në Evropë 20 vite më parë  të fitojnë  të drejtën për të qenë qytetarë të cilët nuk do të diskriminohen më për të parë Evropën për tu takuar dhe për tu shpallur me fëmijët e  tyre me të afërmit e tyre.

 

Jam krenar sepse sot pas një viti që kur ne hymë në këtë qeveri që prodhoi rezultati i kodit të 28 qershorit Kosova ka një pozitë shumë më të fortë sesa një vit më parë. Po kështu jam krenar ministri i ri i jashtëm z. Haxhinasto është mirëpritur nga të gjithë dhe nga sekretarja e shtetit e cila i ka konfirmuar së afërmi dhe një takim Uashington dhe në këtë mënyrë jam i qetë se së bashku me ju jo vetëm ditën e diel të kurorëzojmë në mënyrën më demokratike më transparente dhe më qytetare për këtë fushatë 3-mujore për të zgjedhur kryetarin dhe lidershipin  ri të LSI-së së kryeqytetit por dhe të fillojmë takimet tona dhe riorganizimin e LSI_së në të gjithë Shqipërinë.

 

Sepse pas një viti përveç arritjeve përveç përfaqësimit në përgjithësi dinjitoz të përfaqësuesve tanë kemi kuptuar se përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet u duhet kujtuar se ajo që përmendën të dy profesorët por dhe shumë prej jush se ata nuk janë atje për shkak të meritave personale por janë atje për të përfaqësuar votën mandatin dhe moralin anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. U duhet kujtuar se përfaqësuesit tanë vërtet janë në koalicion me Partinë Demokratike por ata nuk janë përfaqësues politikë të partisë demokratike por të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Ne jemi të bindur se parimet mi të cilat u ndërtua kjo forcë politike janë shumë të fuqishme. Kjo ishte forca e parë politike në Shqipëri e cila inspiroi parimin një anëtar një votë. E realizuam dhe do ta realizojmë gjithmonë dhe do ta konsolidojë si një shprehje të respektit për anëtarët për simpatizantët për qytetarët për komunitetin dhe nuk do ti përdorë parime të tilla apo më saktë ti keqpërdorë për ti nëpërkëmbur anëtarësinë dhe vullnetin e saj.

 

Ndaj është e rëndësishme që strukturat e reja të ketë votën tuaj do të kenë besimin tuaj dot ë funksionojnë në mënyrë edhe më kolegjiale sesa deri tani. Mbi të gjitha është e rëndësishëm se roli i LSI-së si forcë politike do të rritet në qeverisjen e vendit.

 

Ndaj duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë anëtarëve tanë në mënyrë të veçantë ndaj Lëvizjes Rinore për Integrim e cila sidomos në kryeqytet ka funksionuar pa pushim unë besoj se ne me këtë garë nisim një proces të pandalshëm hapjeje ndaj intelektualëve ndaj akademikëve që me përvojën e tyre do të ndihmojnë për shpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendit tonë sepse liberalizimi i vizave nuk është gjithçka është një hap shumë i rëndësishëm që do ta prekin të gjithë qytetarët shqiptarë por është vetëm një stacion drejt integrimit të plotë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

 

Ne jemi të ndërgjegjshëm se pavarësisht nga një vit qeverisje ku LSI ka qenë pjesë e saj gjërat në Shqipëri nuk kanë shkuar në mënyrën më të mrekullueshme që ne do të dëshironim. Ne jemi të ndërgjegjshëm që shqiptarët kanë ende shumë probleme të mëdha sociale dhe ekonomike por nuk duhet të harrojmë se edhe fqinjët tanë anëtarë të BE kanë probleme shumë të mëdha gjithashtu.

 

Nuk duhet të harrojmë se e gjithë bota po përjeton në përgjithësi një situatë delikate por unë jam i bindur se tashmë përqendrimi ynë në të gjitha politikat ekonomike dhe sociale do të jetë shumë i madh dhe ne do të bëjmë gjithçka që në mënyrë të vazhdueshme dhe të sigurt mirëqenia e shqiptarëve të rritet që në mënyrë të qëndrueshme ekonomia jonë të rritet dhe kjo rritje të shkojë sa më shumë në interes të shtresave më në nevojë.

 

Ne do të bëjmë çdo gjë që klima ndaj biznesit të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme që pengesat burokratike dhe korruptive të eliminohen sa më shumë edhe në praktikë ne do të bëjmë çdo gjë për të bërë cilido shembull të abuzimit dhe të shkeljes së ligjit seps
e zbatimi i ligjit njësoj për e të gjithë është deviza jonë kryesore.

 

Ndaj ditën e diel ju ftoj edhe njëherë të gjithëve të shkojmë në të 11 qendrat e votimit në njësitë e kryeqytetit të votojmë për kandidatët më të mirë jo vetëm për kryetar ku njëri është më i mirë se tjetri dhe jam i sigurt se shumë prej jush do të vendosin në minutën e fundit por edhe për të gjithë drejtuesit e tjerë.

 

Le ta kthejmë 26 shtatorin në një ditë të rëndësishme të nj standardit të ri të politikës së brendshme të forcave politike në vendin tonë të një standardit evropiane ashtu siç e ka edhe e majta evropiane. Suksese kandidatëve tanë suksese LSI dhe njëkohësisht jam i bindur që shumë shpejt do të kemi edhe shumë ngjarje të rëndësishme ku me e rëndësishme e afërt do të jetë Konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim.

0x323031302d30392d3233 IMG_0052.JPG