Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e saj me drejtuesit e strukturave të LSI-së në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e saj me drejtuesit e strukturave të LSI-së në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e saj me drejtuesit e strukturave të LSI-së në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e saj me drejtuesit e strukturave të LSI-së në Tiranë. Qëllimi i takimit kishte të bënte me nisjen e procesit të riorganizimit dhe miratimin e axhendës politike të  LSI-së në Tiranë.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama Nënkryetarët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta në një prononcim për mediat theksoi se takimi i sotëm ka të bëjë me përcaktimin e kalendarit organizativ të LSI-së së Tiranës. Duke u ndalur në garën brenda partisë Meta u shpreh se ky proces fillon më 20 qershor dhe do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator.

 

“Ky do të jetë një proces i hapur një proces që do të analizojë disa elementë së bashku dhe që do t’i shërbejë forcimit dhe konsolidimit të kësaj strukture kaq të rëndësishme për të gjithë Lëvizjes Socialiste për Integrim në vend” u shpreh z. Meta.

 

Procesi i riorganizimit të Lëvizjes Socialiste në Tiranë do të ketë synim të saj dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikën që ka sot Kryeqyteti. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta vlerësoi se ky proces do të do të ketë në qendër të vëmendjes problematikën vendore.

 

 “Unë besoj se në gjithë këtë proces Lëvizja Socialiste për Integrim e kryeqytetit përveç edhe problematikës që ka të bëjë me qeverisjen e vendit me rolin dhe kontributin që LSI-ja ka dhënë aktualisht por që mund të japë dhe duhet të japë akoma më shumë edhe në të ardhmen do të ketë në qendër të vëmendjes edhe problematikën e shumtë vendore të Kryeqytetit por edhe të gjithë komunitetit dhe komuniteteve të veçanta të Tiranës” tha z. Meta.

Kryetari i LSI-së vlerësoi se përgatitja për zgjedhjet brenda partisë në Tiranë do t’i hapë rrugën dhe zgjedhjeve për drejtuesit e LSI-së në të gjitha qytetet e tjera.

Meta shtoi se ky proces ka në konsideratë dhe zgjedhjet vendore që po afrojnë.

 

Fjala e Kryetarit të LSI Ilir Meta

 

Takimi i sotëm me drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kryeqytetit ka të bëjë pikërisht me aprovimin e kalendarit i cili tashmë u bë publik lidhur me gjithë procesin e ripërtëritjes dhe konsolidimit organizativ të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Kryeqytetin.

 

Ky proces fillon më datë 20 qershor me miratimin e kandidaturave të cilat do të shprehin vullnetin dhe ambicien e tyre e tyre për të drejtuar LSI-në në Tiranë deri në këtë datë dhe që do vijoj për gati 100 ditë deri më 26 shtator ku do të votohet jo vetëm për kryetarin apo kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën por edhe për kryetarët apo për kryetaret e 11 njësitë.

 

Ky do të jetë një proces i hapur një proces që do të analizojë disa elementë së bashku dhe që do t’i shërbejë forcimit dhe konsolidimit të kësaj strukture kaq të rëndësishme për të gjithë Lëvizjes Socialiste për Integrim në vend.

 

Natyrisht deri në fund të muajit korrik do të përfundojë regjistrimi dhe evidentimi i të gjithë atyre që do të marrin pjesë në këtë proces votimi më 26 shtator.

 

Unë besoj se në gjithë këtë proces Lëvizja Socialiste për Integrim e Kryeqytetit përveç edhe problematikës që ka të bëjë me qeverisjen e vendit me rolin dhe kontributin që LSI-ja ka dhënë aktualisht por që mund të japë dhe duhet të japë akoma më shumë edhe në të ardhmen do të ketë në qendër të vëmendjes edhe problematikën e shumtë vendore të Kryeqytetit por edhe të gjithë komunitetit dhe komuniteteve të veçanta të Tiranës.

Një problematikë që është për të ardhur keq por sa vjen dhe rëndohet.

 

Rasti më flagrant ka të bëjë gjithnjë me trafikun dhe menaxhimin e tij në Kryeqytet.

Por do të ketë dhe shumë aspekte të tjera të lëna pas dore.

 

Po kështu do të vlerësohet dhe analizohet dhe puna e të gjithë këshilltarëve të LSI-së e përfaqësuesve të saj në këto struktura të zgjedhura të pushtetit vendor me qëllim që i gjithë ky proces ripërtëritjeje të dalë më konkluzione dhe objektiva të qarta që do të shtojnë dhe forcojnë rolin e LSI-së së Kryeqytetit për të gjithë sfidat kombëtare që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit por në mënyrë të veçantë me sfidat e qeverisjes vendore duke pasur në konsideratë se zgjedhjet vendore po afrojnë.

0x323031302d30362d3039 Meta-Kryesia[1]..jpg 20:39)