Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë së Përgjithshme

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë së Përgjithshme

” Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë së Përgjithshme

Suksesi i opozitësbllokimi i integrimit të Shqipërisë në BE
 
 
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë së Përgjithshme. Kryetari i LSI-së z. Meta pasi falenderoi përfaqësuesit e LSI-së  që kontribuuan direkt në procesin e liberalizimit të vizave u shpreh”  se LSI realizoi një nga premtimet e saj më të rëndësishme”.
 
Në përfundim të diskutimeve Kryesia e LSI-së miratoi kandidatët për krerët e LSI-së të njësive vendore në Tiranë. Nëpërmjet emrave alternativë strukturat e LSI-së do të zgjedhin brenda dhjetorit drejtuesit e njësive vendore të LSI-së për Kryeqytetin. 
 
Kandidatët e LSI-së për degët e LSI-së për Tiranën.
 
1.     Edmond Panariti   _Njësia Nr. 1
2.     Elez Gjoza        _Njesia  Nr. 2
3.     Muharrem Berisha _Njësia Nr. 3
4.     Besjan Pesha     _Njësia Nr.4
5.     Petrit Vasili    _Njësia Nr. 5
6.     Arben Tërpollari _Njësia Nr.6
7.     Sokol Dervishaj  _Njësia Nr.7
8.     Dritan Ylli     _Njësia Nr.8
9.     Saimir Ivziku   _Njësia Nr. 9
10. Gjergji Thomai _Njësia nr. 10
11. Engjëll Zeqo  _Njësia Nr. 11
 
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së
 
Dua të shpreh kënaqësinë për këtë angazhim të të gjithë anëtarëve të Kryesisë dhe të gjithë forumeve në vijim të gjithë objektivave që kemi vënë që nga mbledhja e fundit. Po kështu duke qenë se kjo është mbledhja e parë pas dy vendimeve të rëndësishme që mori Bashkimi Evropian për Shqipërinë dua të theksoj edhe një herë tjetër krenarinë e veçantë që ne ndiejmë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë pa asnjë dallim do të kenë mundësinë që brenda dy javësh të lëvizin në hapësirën evropiane pa viza dhe pa rraskapitjet e viteve të kaluara. Dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për qytetarët e vendit më të izoluar të kontinentit vetëm 20 vite më parë. Ne jemi krenar për realizmin e një premtimi shumë të qartë që kemi bërë para zgjedhjeve por edhe me rastin e krijimit të Koalicionit të Integrimit.
 
Dua të falënderoj edhe të gjithë përfaqësuesit tanë kudo ku kanë qenë dhe për kontributin që kanë dhënë. Natyrisht nuk mund të neglizhohet edhe mosaprovimi këtë herë i Statusit të vendit kandidat vetëm për arsye të ngërçit tërësisht artificial politik përgjegjësinë ekskluzive të të cilit për krijimin dhe tejzgjatjen e tij natyrisht që e ka lidershipi i opozitës i cili u ftua për më shumë se një vit në maksimumin e kompromiseve që mund të ofronte një mazhorancë për të ecur para në transparencën e kërkuar dhe që u vetbllokua qëllimisht me synim të qartë për dëmtimin fatal të të dyja proceseve edhe të heqjes së vizave edhe të marrjes së statusit të vendit kandidat. Në rast se nuk u arrit suksesi për të dështuar procesin e parë për arsye se detyrimet ishin krejtësisht teknike dhe ligjore e që vareshin krejtësisht nga vullneti i qeverisë për t’i realizuar dhe u realizuan që të tëra me përpikmëri absolute ndaj edhe të gjithë përfaqësuesit evropianë theksuan që ishte një vendim merituar për Shqipërinë në rastin e dytë sigurisht që u arrit me një sukses i thënçin të dëmtojë statusin e vendit kandidat duke treguar qartazi se kemi një lidership i cili për interesa tërësisht egoiste dhe afatshkurtra nuk nguron të dëmtojë me vetëdije të plotë interesat e vendit.
 
Kemi një iniciativë vetëm dy ditë pas këtyre vendimeve nga ana e kryetarit aktual të Partisë Socialiste për gjoja zhbllokimin e situatës përmes një oferte të re e cila ende nuk është formalizuar sipas të gjitha procedurave parlamentare për ndërtimin e një komisioni hetimor parlamentar duke e bërë të qartë që kjo është në kuadrin e shmangies së përgjegjësive për një dëm krejtësisht të pamerituar që iu bë vendit dhe proceseve integruese. Natyrisht që ishte një reagim tejet i vonuar pasi ky reagim mund të është bërë edhe një vit më parë edhe dy muaj më parë se të merreshin këto vendime. Megjithatë si një forcë e përgjegjshme dhe konstruktive që jemi më duhet të theksoj se përsëri jemi për kapërcimin e kësaj situate absurde dhe tërësisht të panevojshme jemi për të çuar para procesin e transparencës dhe ne kemi qenë për transparencë para se të bëhej kodi për të bërë një kod sa më transparent dhe natyrisht ne kërkojmë nga lidershipi aktual i opozitës përveç ftesave mediatike të hedhë hapa institucionalë dhe të tregojë përgjegjshmëri për të evituar këtë situatë pa kuptim ku ndodhet opozita jonë por natyrisht e cila nuk mundet të ndikojë pozitivisht në përgjithësi për një përmirësim të mëtejshme të institucioneve demokratike në vend duke filluar nga parlamenti.
 
Me këtë rast dua të shpreh keqardhjen më të thellë për një fushatë shpifjesh dhe denigrimesh kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila është tregues i shterpësisë politike dhe integritetit politik të lidershipit të Partisë Socialiste të sotme dhe kjo nuk është e rastësishme pasi LSI vjen duke e rritur prezencën dhe rolin e saj si një faktor stabilizues konstruktiv për institucionet dhe politikën shqiptare si një faktor proevropian që sjell energji pozitive por edhe si një forcë politike që nuk ka frikë të vërë pikat mbi “i” dhe njëkoh&e
uml;sisht si forcë politike e cila rritet gjithnjë e më shumë jo vetëm përmes konsolidimit të strukturave aktuale përmes prurjeve të reja por edhe përmes riintegrimit të disa kolegëve të cilët menduan apo shpresuan se mund të gjenin një alternativë më të mirë një vit më parë. Ndaj unë i kërkuam Ministrit të Shëndetësisë të mos i japë asnjë përgjigje të gjitha shpifjeve e shëmtuara dhe me karakter të theksuar gjobëvënës ndaj kompanive të caktuara dhe klientelist ndaj kompanive të tjera në tregun farmaceutik në rast se ata kanë dëshirë të luftojnë të ashtuquajturin korrupsion apo shkelje të ligjit të ministrit të shëndetësisë çdo gjë që kanë ta çoj në prokurori dhe në organet e zbatimit të ligjit.
Nuk mundet të bjerë Ministri i Shëndetësisë në nivelin e karagjozëve që nxjerr Edi Rama për të shfokusuar Ministrin e Shëndetësisë nga përgjegjësitë shumë të mëdha që ai po kryen në reformat në këtë sektor tepër të delikat dhe të ndjeshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Keni dëgjuar edhe sulme edhe shpifje ndaj meje dhe pasurive të mia që lëshojnë karafilat e Edi Ramës. Se unë i çoj trëndafila ai më nis karafila kjo nuk është diçka e re as për mua dhe as për të gjithë të tjerët. Unë u lutem çdo fakt që kanë për çdo milimetër të shkeljes së ligjit nga ana ime ta çojnë në prokurori ta çojnë në ILKDP ta çojnë ku të duan edhe Interpolit edhe Europolit ata janë në opozitë. Por të mos shpresojnë se unë do t’i jap sqarime karafilave ndërkohë që unë i kam dërguar trëndafila. Pra nuk mund të shkëmbehen trëndafilat me karafila. Po kështu dua t’iu kërkojë të gjithëve të vazhdojmë angazhimin tonë maksimal për fuqizimin e strukturave të LSI-së.
 
Sot do të marrim vendime të rëndësishme për të çuar më tej procesin e konsolidimit të LSI-së në kryeqytet dhe disa qarqe të tjera dhe të vazhdojmë fushatën parapërgatitore për zgjedhjet e përgjithshme vendore. Sot miratohet buxheti i ri i cili është me tregues shumë më pozitivë se sa ai i viti që po mbyllim dhe që do të ndihmojë për një situatë më të favorshme ekonomike dhe sociale për vendin dhe për të gjithë qytetarët për vitin e ardhshëm. Kemi festat shumë të rëndësishme të 28-29 Nëntorit kemi pastaj festën e paparë të heqjes së vizave kemi Krishtlindjet kemi vitin e ri pra kemi festa të mëdha dhe duhet që të marrim pjesë aktive në këto festime të jashtëzakonshme dhe zinxhir. Ju falënderoj për angazhimin tuaj falënderoj edhe median që janë kaq prezentë dhe të jenë të sigurta për lajmet që do të vazhdojnë në vijim duke ruajtur intensitetin e festave që na presin”.

0x323031302d31312d3236 Kryesia e LSI.jpg 9:27)”