Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot pasdite Aktivin e LSI-së për Tiranën

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot pasdite Aktivin e LSI-së për Tiranën

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot pasdite Aktivin e LSI-së për Tiranën Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot pasdite Aktivin e LSI-së për Tiranën. Në këtë aktivitet u prezantuan dy kandidatët zyrtar për Kreun e LSI-së  në Kryeqytet.  Të dy kandidatët Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe Prof. Dr. Edmond Panariti pasi kanë shpalosur platformën e tyre para përfaqësuesve të LSI-së së Tiranës kanë marr angazhime konkrete për të shumëfishuar elektoratin e LSI-së në Kryeqytet.  Të dy kandidatët tashmë do të zhvillojnë fushatën e tyre elektorale duke kërkuar votën e anëtarësisë së LSI-së dhe ky proces do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator.

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta gjatë  mbledhjes së Aktivit të LSI-së për Tiranën.  

Dua të shpreh kënaqësinë e  veçantë që marr pjesë më këtë aktiv që në fakt përfaqëson edhe një risi në mënyrën   organizimit të LSI-së por edhe në përgjithësi në mënyrën sesi funksionojnë forcat politike në përgjithësi dhe këtë risi nuk mund ta sillte tjetër kush veçse Tirana së pari.

 

Besoj se duke hyrë sot në një stad të ri që është ai i prezantimit dhe i konkurrimit të për kryetarë të LSI-së kryeqytetit të dy profesorëve të spikatur  me vlera qytetare intelektuale por edhe politike dhe morale sikurse janë Prof. Edmond Panariti dhe Prof. Shezai Rrokaj. Unë besoj se kjo është një garë një sfidë për të rritur cilësinë qytetare dhe demokratike të LSI-së si forcë politike por dhe njëkohësisht për të dhënë mundësinë të gjithë atyre që i kanë këto vlera dhe për t’i ballafaquar dhe duke i vënë në funksion të demokratizimit dhe zhvillimit të LSI-së.

 

Jam i bindur që kjo fushatë që nis sot nuk do të tregojë forcën politike të LSI_së në kryeqytet. Jo vetëm do të tregojë epërsinë qytetare dhe intelektuale të kësaj force politike por edhe do të garantojë ambicien tonë politike dhe morale të cilën në radhë të parë  e kemi këtu në kryeqytet pastaj krijon një vizion  për horizontet ku ne do të shkojmë në lidhje me shoqërinë tonë.

 

Unë dua të theksoj se gjatë kësaj fushate të rëndësishme jo vetëm të flitet dhe të diskutohet për angazhimet tona për një organizim më të mirë të LSI-së në kryeqytet por kështu edhe për të përcaktuar dhe identifikohet njohja  e problematikës së Tiranës të një komuniteti që realisht janë të shumta për shkak të politizimit ekstrem të drejtimit por njëkohësisht dhe për shkak të mungesës së vizionit të qartë saqë ata që duan të drejtojnë Bashkinë detyrohen të jetojnë jashtë kryeqytetit. në këtë drejtim të dy profesorët mund të japin kontributin e tyre.

 

Po kështu dua të theksoj rëndësinë që ka diskutimi në të gjithë këtë fushatë të kryeqytetit për të diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen dhe performancën e LSI-së në qeverisjen e vendit dhe po kështu për të theksuar rëndësinë  e dinamizmit të mëtejshëm të këtij përfaqësimi të rritjes së protagonizmit gjithmonë në bazë të rezultateve të përfaqësimit në të pikave të programit të LSI-së duke qenë pjesë e kësaj qeverisje. Si rezultat i angazhimit dhe i cilësimit të LSI-së unë besoj se të gjithë ju do të jepni kontributin tuaj konstruktiv.

Dua të theksoj së fundmi rëndësinë e  madhe që ka pasur koalicioni qeverisës i LSI-së me PD-në. Natyrisht në një periudhë e cila është e shoqëruar nga një qëndrim destruktive i lidershipit të opozitës. Të gjitha arritjet e kësaj qeverisjeje  kanë qenë evidente sidomos në ecurinë e procesit integrues të vendit në përmbushjen e të gjithë detyrimeve lidhur me procesin  e liberalizimit të vizave por dhe në kuadër të një pune gjigante që është bërë për tu përgjigjur në kohë të gjitha pyetjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian dhe në shumë aspekte të tjera ë kanë një rëndësi të veçantë në rrugën e Shqipërisë si një anëtare e ardhshme  e BE-së që është edhe perspektiva e të gjithëve ne. Raportet tona kanë qenë dhe do të jenë shumë konstruktive dhe në këtë drejtim LSI duke i qëndruar shumë korrekte marrëveshjes së nënshkruar midis dy forcave politike për të gjitha çështjet që ne kemi rënë dakord për të krijuar këtë qeveri të integrimit dhe LSI ka ruajtur dhe do të ruajë identitetin e saj për çështje të cilat do të na dallojnë me PD-në.

 

Jemi në një koalicion nuk jemi në një parti. Vendimet tona nuk kanë të bëjnë me kundërvënien e askujt por kanë të bëjnë me mbrojtjen  e programit tonë.

 

LSI është në  këtë qeveri për ti shërbyer integrimit të Shqipërisë stabilitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve për pavarësinë dhe për bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe natyrisht në këtë drejtim o të vazhdojmë dhe në të ardhmen.

 

Por dua të theksoj se natyra e LSI-së është demonstruar qartë është një natyrë që ka të bëjë me thelbin progresist si natyrë çka kërkon stabilitet dhe integrimin dhe këto tipare më së miri dhe këto tipare do t’i demonstrojmë më së miri dhe gjatë fushatës që ne çelim sot dhe që do të vijojë me takimet e  të dy kandidatëve kryesorë në të gjitha njësitë dhe me komunitetin. Kjo do të ecë më tej me garën që do të zhvillohet për të drejtuar LSI-në në çdo njësi të kryeqytetit.

 

Jam i bindur se LSI do të vazhdojë të luftojë për një reformë elektorale zgjedhore gjithëpërfshirëse. LSI ka qenë  më kritikja për kodin PS-PD të miratuar në zgjedhjet e shkuara megjithatë ne dhe pse ishim forca më e  diskriminuar pranuam kushtet që ven
dosën të tjerët ndërkohë që ata nuk pranojnë rezultatin që firmosën dhe vulosën vetë. Ndaj i ftoj dhe një herë të bëhen pjesë  e kësaj reforme gjithëpërfshirëse. Shqipëria do ta ketë një ditë që  besoj së  shpejti një kod elektoral vërtet demokratik dhe jo diskriminues ndaj cilitdo dhe rruga më  e mirë për të sanksionuar transparencën është ligji dhe vetëm ligji.

 

Njëkohësisht zgjedhjet e ardhshme lokale janë dhe një test për LSI-së edhe për numrin  e zemrave që rrahin për LSI-në meqë ka disa që i qajnë hallin LSI-së se mos janë pakësuar numri i zemrave që rrahin për të. Unë i siguroj me shumë modesti se aq zemra sa lanë ata në kutitë 28 qershorit për LSI-në aq zemra do të rrahin për LSI-në qarkun  Tiranës dhe  më shumë se gjysma  e tyre vetë në qytetin e  Tiranës. 0x323031302d30372d3233 Meta-LSI…jpg 21:33)