Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Kryesinë

Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Kryesinë

Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Kryesinë

Lëvizja Socialiste për Integrim mbledh Kryesinë.

Vendimet:

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miraton;  Dy kandidaturat për Kreun e Tiranës Prof. Dr. Edmond Panariti dhe Pr. Dr. Shezai Rrokaj.

Kryesia e LSI miraton katër sekretar rajonal;

• Nora Malaj        –       Shkodër
• Leonard Beqiri  –       Korçë
• Besjan Pesha      –      Gjirokastër
• Edmond Hoxha  –      Dibër.

 

 

 

 

 

 

 

Lëvizja Socialiste për Integrim në mbledhjen e Kryesisë së radhës ka diskutuar për situatën më të fundit politike në vend dhe riorganizimin e LSI-së për zgjedhjet vendore. Gjithashtu gjatë fjalës së tij z. Meta është ndalur gjerësisht dhe në situatën ekonomike të vendit. Lidhur me situatën ekonomike dhe sociale Meta theksoi se “prioritet i LSI-së në një plan afat shkurtër si ruajtja e stabilitetit makroekonomik të vendit si dhe përmirësimi i treguesve kryesorë sidomos i deficitit buxhetor pasi është shumë  e rëndësishme që të ruhet besueshmëria e ekonomisë sonë në mënyrë që të sigurohen burime shtesë financimi nga jashtë por njëkohësisht të ruhet një mjedis atraktiv për investitorët e huaj”. Një  tjetër çështje ku Kreu i LSI-së u ndal gjerësisht ishte dhe Reforma Zgjedhore.  Prioriteti i LSI-së u shpreh Meta është reforma zgjedhore.

 

===========

Fjala e Kryetarit të LSI-së z. Meta.

Dua të përshëndes dhe një herë të gjithë ata që na mirëkuptuan dhe na mbështetën një vit më parë në shpalljen e  koalicionin e qeverisjes me PD-në pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Dhe akoma më shumë përshëndes të gjithë ata që ndoshta nuk e mirëkuptuan këtë veprim por që sot janë bindur e mbështesin plotësisht duke e pasur në konsideratë të gjithë zhvillimet nga ai moment të cilat janë zhvillime që kanë konfirmuar qëndrueshmërinë funksionalitetin dhe rezultatet e kësaj qeverisjeje. Kjo kohë konfirmoi se ne bëmë zgjedhjen e dukur në një moment të rëndësishëm dhe delikat. Bëmë zgjedhjen më të duhur garantuam stabilitetin politike dhe institucional të vendit. kontribuuam për mbarëvajtjen e institucioneve kushtetuese. Morëm përgjegjësi të

 

rëndësishme në një moment gjithashtu të rëndësishëm në nxitjen e reformave që ndihmojnë në integrimin evropian të vendit.

Nëse shohim sot Shqipëria brenda kësaj periudhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin vizave ç’ka ka përbën dhe bazën e propozimit pozitiv  të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe për Bosnjën në fund të muajit maj propozim që u mbështet unanimisht nga të gjithë vendet e BE-së gjatë samitit të Sarajevës.

Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe Shqipëria ecën përpara me aplikimin për anëtarësimin në BE dhe tashmë Shqipëria i ka dhënën të gjitha përgjigjet e pyetjeve shumë të rëndësishme për të ecur më tej tek statusi i vendit kandidat për anëtarësimin e vendit në BE që natyrisht përbën një proces shumë kompleks dhe që kërkon një angazhim të vazhdueshëm të të gjithë ne.

Në këtë drejtim unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në funksionimin e qeverisjes dhe të gjithë reformave. Absolutisht të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe vazhdojnë çdo ditë në inkurajimin dhe pjesëmarrjen tonë por dhe me përmirësimin e performancës së të gjithë përfaqësuesve tanë të të gjitha niveleve. E kam fjalën për të gjithë anëtarët drejtuesit dhe simpatizantët e LSI-së.

Njëkohësisht dua të theksoj se detyrat tona janë shumë të qarta dhe prioritet mbi prioritetet mbetet reforma zgjedhore. Një kërkesë kjo që tashmë sa vjen e theksohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Për LSI-në ky ka qenë një prioritet i jashtëzakonshëm dhe mbetet i tillë prej kohësh. Ne shpresojmë që të gjithë ata që e kanë vërtet të sinqertë kërkesën për transparencë të bashkohen në përpjekjet tona për ta reformuar më tej sistemin zgjedhor. Sepse ne e kemi shprehur prej kohësh që pavarësisht nga vlerësimi i lartë që u bëri komuniteti ndërkombëtar zgjedhjeve të shkuara përsëri ato kishin problemet  e tyre ashtu si dhe vetë kodi konsensual PS-PD nuk ishin perfekte.

Një listë me rekomandime nga OSBE-ODIHR-i gati  një vit është publike dhe i fton të gjitha forcat politike që të përfshihen  për ti shndërruar ato në amendamente. NË radhë të parë besoj se kjo fton partinë socialiste si forcën kryesore opozitare në vend e cila ka ngritur pas zgjedhjeve dhe shqetësim më shumë për zgjidhjen e  transparencës. Nuk  mund të zgjidhet çështja e transparencës pa i dhënë kuadrin ligjor. Kjo i bën ata që të mos vazhdojnë më me pretekste për të shmangur reformimin  sistemit zgjedhor.

Njëkohësisht lidhur me situatën ekonomike dhe sociale dua të theksoj se prioritet i LSI-së në një plan afat shkurtër si ruajtja e stabilitetit makroekonomik të vendit si dhe përmirësimi i treguesve kryesorë sidomos i deficitit buxhetor pasi është shumë  e rëndësishme që të ruhet besueshmëria e ekonomisë sonë në mënyrë që të sigurohen burime shtesë financimi nga jashtë por njëkohësisht të ruhet një mjedis atraktiv për investitorët e huaj.

Natyrisht lajmin e mirë që marrim çdo ditë është pikërisht ai që ka të bëjë me ardhjen e investitorëve të huaj të cilët jo vetëm kanë interes të investojnë në Shqipëri por janë të gatshëm. Sot është bërë dhe një mbledhje e KRRTRSH-së ku janë marrë vendime të rëndësishme të cilat hapin perspektivin për zhvillimin e shpejtë dhe fillimin punimeve për projekte të rëndësishme prej disa miliardë euro në këtë se
ktor kaq të rëndësishëm për zhvillimin vendit.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë situatë do të kujdesemi për përfshirjen gjithnjë e më të lartë të të gjithë prioriteteve të shpallura nga  LSI në planin për programin qeverisë të vendit në periudhën 2009-2013. nuk mund të injorojmë situatën globale ekonomike e financiare.

Nuk mund të mbysim politika populiste ekonomike dhe sociale të cilat kanë efekte pozitive afatshkurtra por që kanë efekte negative afatgjata sikurse e kanë vënë re dhe vende të tjerat të cilat nuk janë të ndjeshme ndaj ruajtjes dhe përmirësimit të treguesve makroekonomikë.

Së fundi dua të vlerësoj punën që ka nisur në kryeqytet por edhe në disa rajone të tjera lidhur me paraqitjen e kandidaturave që marrin përsipër të organizojnë dhe drejtojnë LSI-në dhe njëkohësisht të drejtojnë LSI-në në zgjedhjet vendore që tashmë kanë trokitur.

Në mënyrë të veçantë sot ë përgëzoja të dy profesorët që kanë paraqitur kandidaturën deri tani për të drejtuar LSI-në kryeqytet si Prof. Edmond Panarti dhe Prof Shezai Rrokaj duke ju uruar një fushatë të denjë siç është dhe profili dhe backgraund-i i tyre i tillë.

Unë do të thosha se dhe të tjerë janë të ftuar t’i bashkohen kësaj gare. Ndërkohë që do të duhet të merren vendime për të gjallëruar punë  e LSI-së në të gjithë vendin sidomos në disa rajone të caktuara.

Unë do t’i jepja përshëndetjet më të ngrohta LRI-së . e dimë se kanë qenë në sezon provimesh dhe shpresojmë që të kenë pushime sa më kreative dhe aktivitete të cilat do t’i ndihmojmë të pushojnë mënyrë kreative dhe aktive.

0x323031302d30372d3036 LSI-Kryesia.JPG 17:51)