16 Feb Lëvizja Socialiste për Integrim hapi sot fushatën elektorale në Kryeqytet për zgjedhjet e përgjithshme administrative të 8 majit
Posted at 03:41h
in Archived Articles
” Lëvizja Socialiste për Integrim hapi sot fushatën elektorale në Kryeqytet për zgjedhjet e përgjithshme administrative të 8 majit
Lëvizja Socialiste për Integrim hapi sot fushatën elektorale në Kryeqytet për zgjedhjet e përgjithshme administrative të 8 majit. Në një takim mjaft entuziast anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së dhanë mbështetjen e tyre liderit të LSI-së z. Ilir Meta si dhe garantuan suksesin e padiskutueshëm të LSI-së në këto zgjedhje.
Takimi u hap nga Kryetari i LSI-së së Tiranës Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe nga kandidati i LSI-së për Pogradecin Z. Luan Topçiu.
Me pas kandidatët e LSI-së për njësitë bashkiake të Kryeqytetit prezantuan disa pika nga programi i tyre elektoral.
1) Njësia Bashkiake : Nr.2 Elez Gjoza
2) Njësia Bashkiake : Nr.3 Ilir Kokona
3) Njësia Bashkiake : Nr.5 Erisa Xhixho
4) Njësia Bashkiake : Nr.6 Luzhiana Abazi.
Fjalimi i kryetarit të LSI-së Ilir Meta në hapjen e fushatës për kryeqytetin
Të dashur motra dhe vëllezër qytetarë të Tiranës anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim këtë fushatë elektorale për zgjedhjet e 8 majit natyrisht që do ta nisnim në radhë të parë me kryeqytetin tonë për një arsye shumë të rëndësishme sepse në këto katër vjet nëse në Shqipëri ka një qytet i cili jo vetëm nuk ka shënuar asnjë hap progres por ka pësuar një regres tragjik është pikërisht Tirana. Dhe dëshmitarë për këtë janë të gjithë banorët e qytetit tonë janë të gjithë ata të cilët vijnë në Tiranë çdo ditë për punët e tyre. Nëse ka ndonjë qytet i cili e ka nevojën e ndryshimit emergjente dhe të thellë është pikërisht Tirana. Nëse ka ndonjë qytet që në këto katër vjet është djegur nga kryetari i bashkisë së vet është Tirana siç ndodhi në 21 janar. Nëse ka ndonjë qytet ku fëmijët nuk kanë ku të luajnë është Tirana sikurse u tha edhe pak më parë dhe e ndjeni çdo ditë në të gjithë kryeqytetin tonë. Nëse ka ndonjë qytet ku shëndeti i njerëzve i banorëve është më i rrezikuar se kudo tjetër është Tirana.Një nga qytetet më të ndotura të botës.
Nëse ka ndonjë qytet ku ai që është zgjedhur për të zgjidhur hallet e qytetarëve e shpenzon buxhetin pa e miratuar në këshillin e zgjedhur nga qytetarët është Tirana. Nëse ka ndonjë qytet ku mbizotëron tirania e atij që është zgjedhur për të qenë qytetari i parë në shërbim të qytetit është pikërisht Tirana. Ndaj erdhi koha që qytetarët e Tiranës të ndahen njëherë e përgjithmonë me tiranin e Tiranës. Erdhi koha që buxheti prej disa dhjetëra qindra miliona eurosh i kryeqytetit i bazuar në taksat e të gjithë qytetarëve të Tiranës apo edhe granteve të dhëna nga buxheti qendror të kontrollohen dhe të investohen për të zgjidhur hallet dhe problemet e Tiranës dhe jo për të sponsorizuar manifestimet djegin dhe që shkatërrojnë qytetin tonë të dashur. Erdhi koha që qytetaria e Tiranës t’i japë përgjigjen e merituar atij që si asnjë kryetar bashkie në botë i solli qytetit të tij të premtet e zeza. Prej disa muajsh dita e premte nuk është më një ditë e dashur për qytetarët e Tiranës. Prej disa muajsh dita e premte është kthyer në një të premte të zezë për qytetarët e Tiranës është kthyer në një ditë ku mijëra e mijëra biznese dyqane dhe shërbime të ndryshme mbyllen që pa filluar dita nga frika e shkatërrimit të protestuesve të sjellë më lekë në Tiranë.
Erdhi dita të ndahemi njëherë e përgjithmonë me kryebashkiakun i cili do të hyjë në histori si i vetmi kryebashkiak që frymëzoi sponsorizoi dhe u bë avokati i dhunës më të shëmtuar dhe anti-qytetare në bulevardin e Tiranës dhe gjitha rrugët e Tiranës. Erdhi dita që qytetarët e Tiranës njeriun që nxiu imazhin e vendit për shkak të karriges së kryebashkiakut t’i tregojë vendin në datën 8 maj se Tirana është e qytetarëve Tirana shikon drejt të ardhmes Tirana nuk e toleron dhunën. Të gjithë ju që jeni këtu sidomos ju vajzat e reja por edhe nëna e mbani mend sesi dhunuesit e importuar nga kryebashkiaku në largim i Tiranës rrahën në mënyrën më kriminale me çadra një vajzë të re e cila quhet Betina dhe tani e ka marrë vesh e gjithë bota. I vetmi që nuk u distancua nga kjo dhunë e shëmtuar nga kjo dhunë primitive nga kjo dhunë kriminale ishte kryebashkiaku në largim i Tiranës. Ndaj erdhi dita që të gjitha vajzat të gjitha nënat të gjitha gratë e Tiranës t’i tregojnë vendin këtij dhunuesi.
Më duhet t’iu them të gjithëve se e vetmja vepër për të cilën ky dhe tellallët e tij mbrohen nëpër emisione televizive qenka gjoja prishja e kioskave dhe rikthimi i parkut Rinia në identitet. Me këtë vepër të tijën e cila vetëm e tij nuk është kërkon të justifikojë këtë periudhë të tmerrshme të betonizimit të qytetit tonë. Këtë masakër të paparë të Tiranës sonë këtë tirani të betonit këtë ndotje të tmerrshme këtë gjendje kaotike në qytetin tonë sepse koha e qytetarëve të Tiranës është gjëja më e parëndësishme për kryebashkiakun e saj në largim. Ndërkohë që më duhet t’u them edhe ju dhe gjithë të tjerëve se Parkun Rinia e çliroi nga kioskat Kryeministri i asaj kohe ndërsa ai që kërkon të marrë meritat nuk ka as të njëmijtën e meritës së Mit’hat Havarit. Prandaj jam shumë dakord me Profesor Sazan Gurin me këtë tribun të mendimit të gjelbër me këtë mbrojtës të kryeqytetit nga masakra e betonizimit kur thotë se ky qytet duhet të ndërrojë fytyrën e tij nuk duhet të ketë fytyrën gri të betonit dhe të ndotjes por duhet të ketë një fytyrë të gjelbë
;r me jetë me shpresë me perspektivë për të dhe për të gjithë banorët e tij ndaj më 8 maj ndahemi me periudhën e betonizimit për të nisur një faqe të re në kryeqytet atë të gjelbërimit dhe të lulëzimit të tij./
;r me jetë me shpresë me perspektivë për të dhe për të gjithë banorët e tij ndaj më 8 maj ndahemi me periudhën e betonizimit për të nisur një faqe të re në kryeqytet atë të gjelbërimit dhe të lulëzimit të tij./
Në 10 vjet nuk u miratua plani i përgjithshëm për zhvillimin urbanistik të kryeqytetit për të vetmen arsye për të kontrolluar në mënyrë klienteliste dhe kriminale lejet e ndërtimit për t’u tallur me pronarët e pronave private. Për të kthyer në beton hapësirat të cilat duhet të ishin të gjelbra dhe për t’i lënë lulishte hapësira të cilat mund të ishin në një funksion tjetër të zhvillimit të kryeqytetit. Ndaj Tirana më 8 maj voton Lëvizjen Socialiste për Integrim ndaj Tirana voton kundër betonizimit të saj voton për gjelbërimin dhe lulëzimin e saj në 4 vitet e ardhshme. Ne jemi krenarë sepse kemi promovuar kandidatë shumë të mirë dhe fitues të çdo komuniteti. Jemi krenarë se kandidatë të tillë kemi kudo dhe për kryeqytetin jemi të bindur se kandidatët tanë do të jenë fitues në të gjitha njësitë vendore.
Jemi të bindur se aleanca për qytetarin do të fitojë më 8 maj me të paktën 40 mijë vota diferencë. Ashtu sikurse kandidatët tanë do të jenë fitues kudo që nga Viktor Tusha në Lezhë e deri te Genc Sinoimeri në Gjirokastër. Që nga Durim Hushi në Elbasan dhe Luan Topçiu në Pogradec. Do të jenë fitues kudo në Tiranë por në mënyrë të veçantë hijeshia më e madhe e Tiranës që është Tirana e Re kërkon një kryetare të re dhe ne do t’ia japim me votën tuaj këtë kryetare të re që është kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Erisa Xhixho.
Nëse katër vjet më parë ne fituam 20 mijë vota në kryeqytet jam i bindur se në 8 maj ne do të fitojmë mbi 40 mijë vota në kryeqytet dhe do të kemi një grup shumë të fuqishëm të këshilltarëve tanë të cilët do të jenë përfaqësuesit nga më të mirët jo vetëm të LSI-së por të gjithë komunitetit të kryeqytetit. ndaj ju uroj edhe një herë të gjithëve suksese në këtë nisje të fushatës sonë elektorale për zgjedhjet e 8 majit gara ka filluar ne jemi gati sot këtu ne do të jemi gati më 8 maj dhe të gjithë së basku do të festojmë më 9 maj një ngjarje shumë të rëndësishme për qytetin tonë fitoren mbi tiraninë. Fitore Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë fitore Aleancës për qytetarin. Rroftë LSI-ja rroftë Tirana evropiane dhe e gjelbër rroftë Shqipëria evropiane. Tirona do të jetë e jona e qytetarëve të saj.
0x323031312d30332d3137 IMG_0334.jpg”