Lëvizja Socialiste për Integrim dha sot një konferencë për media mbi vlerësimet e saj për raportin e OSBE-ODIHR.

Lëvizja Socialiste për Integrim dha sot një konferencë për media mbi vlerësimet e saj për raportin e OSBE-ODIHR.

” Lëvizja Socialiste për Integrim dha sot një konferencë për media mbi vlerësimet e saj për raportin e OSBE-ODIHR. Në fillim Zëdhënësi i LSI për Reformën Zgjedhore z.Mustafa Muçi lexoi një deklaratë
dhe më pas Kryetari i LSI z.Ilir Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve për këtë
çështje.

Deklaratë:

Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se raporti përfundimtarë i ODIHR-it mbi procesin zgjedhor të 3 korrikut 2005 përbën një vlerësim realist i cili vjen në një përfundim tashmë të njohur e të pranuar nga të gjitha palët se këto zgjedhje ishin larg standarteve demokratike dhe në dhunim të plotë të Kushtetutës së vëndit duke shënuar kështu dështimin tonë të radhës në këtë proces. Ne konstatojmë se nepermjet cështjeve më problematike nga raporti gjënden të gjitha shqetësimet për të cilat LSI-ja ka kërkuar me force gjate hartimit të kodit dy-partiak zgjedhor që të gjendeshin zgjidhje të drejta nga të dyja palët. Por u refuzua nga monopoli PS-PD monopol i cili ashtu si edhe konfirmohet nga raporti është përgjegjës për dështimin e plotë të këtij procesi në vënd. Ne kërkuam me forcë t'i jepej fund fenomenit të Dushkut dhe Mega Dushkut por monopoli PS-PD nuk pranoi pasi për llogaritë e tyre kjo ishte e vetmja mënyrë për të luftuar kundërshtarët politik.  Ne kërkuam me forcë përfaqësimin sa më të gjerë të forcave politike në komisionet zgjedhore të të gjitha niveleve por monopoli PS-PD nuk pranoi pasi kjo shkatërronte strategjinë e tyre për vjedhjen e votave. Ne kërkuam transparencë të plotë në procesin e numërimit të votave përfaqësim sa më të gjerë të forcave politike në grupet e numërimit e krijimin e kushteve për një vëzhgim të plotë të këtij procesi nga të gjithë të interesuarit por ky monopol nuk pranoi. Për ta parimi Stalinist i kontrollit të procesit të numërimit ishte e mbetet më i rëndësishëm se standartet demokratike që duhej të arriteshin në këto zgjedhje.  Ne kërkuam që ne që në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje të drejta dhe të ndershme por monopoli politik PS-PD na kundërshtoi sepse për ta më e rëndësishme se interesat e vëndit dhe integrimit Euro-Atlantik kanë qenë dhe mbeten interesat meskine të pushtetit dhe përfitimet e paligjshme që i vjelin tij. Për ne është e qartë se gjyqet e tanishme nuk e shpëtojnë dot më 3 Korrikun e për ketë arsye LSI-ja kërkon më shumë se një muaj më parë fillimin e menjëhershm të reformës zgjedhore për të përgatitur sa më parë infrastukturën e nevojshme ligjore për zgjedhjet e pushtetit vendor dhe zgjedhjet e ardhshme politike. Ne vërejme se një pjesë e mirë e propozimeve që ne kemi adresuar në përputhje të plotë me rekomandimet e raportit gjë e cila do të lehtësojë vendimmarrjen përkatëse. Keto propozime ofrojnë vendime të plota e përfundimtare për shumë nga problemet e konstatuara dhe synojnë që ta shkëpusin menaxhimin e procesit zgjedhor nga vullneti i forcave te caktuara politike si e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në përfundim LSI apelon edhe një herë tjetër për të gjithë aktorët politikë e institucional shqiptarë të heqin dorë nga metodat e vjetra korruptive e monopoliste e të angazhohen seriozisht në procesin e reformimit të sistemit zgjedhor sa më parë e në përputhje me standartet e pranuara demokratike pasi vetëm në këtë mënyrë do t'i hapim vëndin rrugës së integrimit.    

Pyetje:

Reforma Zgjedhore që propozoni ju a kërkon ndryshimin e Kushtetutës duke patur parasysh që edhe në raportin e OSBE-ODIHR thuhet se Dushku deformoi Kushtetutën?

Përgjigje- Ilir Meta:

Ju tashmë jeni te njohur me platformën zgjedhore që ka parashtruar Lëvizja Socialiste për Integrim tek Presidenti i Republikës tek të gjitha forcat politike dhe që njëkohësisht i është bërë e njohur edhe opinionit publik. Qëllimi kryesor I platformës sonë nuk është thjesht ndryshimi i Kushtetutës nuk është thjesht përzgjedhja e një sistemi zgjedhor në raport me një tjetër apo dhe atë egzistuesin thelbi i reformës që ne kërkojmë nuk është as numri i hyrjes së deputetëve në Kuvënd as problemi i pragut elektoral. Problemi i parë dhe i fundit që ne kërkojmë që të zgjidhë reforma zgjedhore në shqipëri është që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme është që më në fund nëpërmjet zgjedhjeve në shqipëri të vendoset legjitimiteti i institucioneve i qeverisjes i parlamentit dhe i të bërit politikë. Sigurisht nuk janë të pakët ata që sot ne i referohemi krizës zgjedhore të cilët mund të mëndojnë se kjo nuk shumë e rëndësishme pasi sot të gjithë shqiptarët i referohen një krize më të madhe dhe urgjente siç është ajo energjitike. Por unë dua ti siguroj se edhe në themel të krizës energjitike edhe të krizës ekonomike si edhe të gjithë krizave që ka vëndi ynë qëndron kriza e zgjedhjeve që është tashmë një krizë kronike e cila në vënd që të shërohej dhe të izolohej ka shpërthyer në nivele mjaft kopromentuese për të gjithë shoqërinë tonë. Konstatimi i raportit të ODIHR-it nuk përbën surprizë as për ne as për ju as për faktorin ndërkombëtar që është shprehur edhe përpara zgjedhjeve nuk është suprizë as për analistët të cilët kanë denoncuar shkeljen e Kushtetutës pra që partitë tradicionale shkelën dhe dhunuan kushtetutën e vëndit lidhur me porçesin zgjedhor është mjaft evidente dhe është një fakt skandaloz për politikën shqiptare por edhe për shoqërinë tonë. Dhe këtu qëndron edhe thelbi i të gjithë reformës që ne kemi kërkuar dhe që ne kërkojmë dhe që jemi të bindur që do të bëhet sepse në bashkëpunim me të gjithë faktorët e përgjegjshëm dhe të shëndetshëm të politikës shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar jemi të bindur që do të behet sepse ne këtë reformë e kemi kërkuar që të nisë pikërisht tani dhe jo të mbetet për në fund si një viktim dhe manovër e interesave dy-partiake PD – PS siç rëndomtë k
a ndoshur gjithmon. Pra thelbi është. Të rrespektohet Kushtetuta e Shqipërisë shqipëria të ketë zgjedhje të ndershme shqiptarët të kenë barzi dhe të drejtën e votës dhe më në fund institucionet të jenë legjitime dhe të pakontestueshme. Janë të vetmet zgjedhje kto të 3 korrikut që nuk janë pranuar nga askush. Gjithmon ka patur kontestime sidomos nga pala që i ka humbur zgjedhjet por keto janë të vetmet zgjedhje gjatë këtyre 15 viteve tranzicion të themi tranzision më mirë se demokraci që nuk janë pranuar as nga ata që i organizuan dhe që ishin humbësit kryesor të tyre as nga ata që erdhën në pushtet dhe sigurisht që nuk mund të pranohen nga ne dhe as nga subjekte të tjera politike që nuk kanë qenë në komisionet e numërimit apo më mirë të falsifikimt të proçes-verbaleve. Kjo është çështja zgjedhjet e ardhshme duhet të eliminojnë me patjetër fenomenin e "Dushkut" dhe duhet të garantojnë transparencën maksimale në mënyre që njerzit të votojnë të lirë dhe që vullneti i tyre të përfaqësohet në përputhje me dëshirën dhe votën që ata japin. Në mënyrë që njerzit të jenë të interesuar që të zhvillojnë demokracinë në vënd të jenë të interesuar të marrin pjesë në zgjedhje të marrin pjesë në vendimmarrjen politike që është e vetmja rrugë që vëndi të hyjë në rrugën e stabilitetit në rrugën e forcimit të shtetit ligjor në rrugën e zhvillimit të një ekonomie të shëndetshme që ofron shanse dhe mundësi për të gjithë.
0x323030352d31312d3130 20:48)”