LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM DENON DHUNEN E USHTRUAR NDAJ PROTESTUESVE TE VERBER

LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM DENON DHUNEN E USHTRUAR NDAJ PROTESTUESVE TE VERBER

LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM DENON DHUNEN E USHTRUAR NDAJ PROTESTUESVE TE VERBER

21 Maj 2009

 

Ralf Gjoni – Zëdhënës i LSI

 

LSI shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në ambjentet e kryeministrisë ndaj grave të verbëra që protestonin për të drejtat e tyre.

Sot ne duam të shprehim mbështetjen tonë të plotë për këtë kategori në nevojë dhe jemi tejet të shqetësuar që shteti jo vetëm që nuk denjon të takohet me qytetarët e tij por ai as nuk kujdeset për sigurinë e tyre kur ata kërkojnë të drejtat e mohuara. Ndërsa një prej kategorive më në nevojë të shoqërisë sonë kërkonte t’u dëgjoheshin kërkesat e tyre financiare të drejtën per strehim si dhe heqjen e disa taksave rënduese shteti u përgjigjet atyre me dhunë. Akoma më shqetësues është fakti që garda pranë kryeministrisë aq që nuk tentoi ta frenonte shkaktarin e kësaj dhune.

Ndërkohë që të verbrit në Shqipëri përfitojnë vetëm 8600 lekë në muaj qeveria shqiptare kërkon ti vjedhë kësaj shtrese nevojtare një pjesë të rëndësishme të të ardhurave duke rritur taksat gjithnjë e më tepër dhe duke cuar në përkeqësimin e nivelit të jetesës së tyre.

Ndërsa Shqipëria synon të integrohet në Bashkimin Europian shteti i Berishës dhunon të drejtat dhe liritë themeltare te qytetarëve shqiptarë. Ky incident i rendë bie ndesh me aspiratat integruese të Shqipërisë dhe përbën një shkelje të rendë të të drejtave të njeriut. 

Lëvizja Socialiste për Integrim u kërkon autoriteteve të qeverisë shqiptare të vënë menjëherë para drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje të shëmtuar dhe të mos bëhen pjesë e dhunës së ushtruar në ambjentet e kryeministrisë.

0x323030392d30352d3231 Ralf Gjoni zedhenesi i LSI.JPG 20:09)