Lëvizja Rinore për Integrim

Lëvizja Rinore për Integrim

” Lëvizja Rinore për Integrim ekspozitë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë

Lëvizja Rinore për Integrim ekspozitë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë

 “100 vjet shtet shqiptar” kjo ishte tematika mbi të cilën Lëvizja Rinore për Integrim në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë zhvilloi një ekspozitë me piktura në parkun “Rinia”.
Të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim studentë të Akademisë së Arteve por jo vetëm nëpërmjet një sërë punimesh të tyre piktura apo edhe skulptura paraqitën punimet e tyre në këtë ekspozitë. Talentet e reja pjesë e kësaj ekspozite falënderuan Lëvizjen Rinore për Integrim dhe LSI për mundësinë dhe ndihmë që kjo forcë politike ju jep të rinjve. “Falënderoj Lëvizjen Rinore për Integrim që më dha mundësinë të tregoj talentin tim dhe të promovohem” u shpreh Kejsi Met’Hoxha pjesë e kësaj ekspozite. Ndër talentet e tjera anëtarë të LRI që ishin pjesëmarrës me pikturat e tyre në këtë ekspozitë ishin dhe Jeta Deda Zana Ruplli Mariglest Memojdini Migena Brahe Enea Agolli Ledia Alia Kristi Kazari Erilda Selaj etj. Të pranishëm në këtë aktivitet nuk ishin vetëm të rinj të LRI por gjithashtu dhe kalimtarë të rastit të cilët shihnin këto talente të reja.

 E pranishme në këtë ekspozitë ishte dhe kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim për Tiranën Monika Kryemadhi e cila i falënderoi dhe përgëzoi të rinjtë për motivimin që këta talente japin. “Unë ju falënderoj shumë sepse me aktivitetet tuaja ju na jepni një mësim shumë të mirë jo vetëm për rrethin tuaj shoqëror por dhe për ne drejtuesit e LSI të qytetit të Tiranës që nganjëherë duhet ta harrojmë politikën llafet por duhet të merremi dhe me gjëra të bukura të cilat në njëfarë mënyre jo të gjithë njerëzit kanë qejf politikën por njerëzit kanë qejf dhe gjëra të tjera” u shpreh Kryemadhi. Ndërsa kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Endrit Braimllari theksoi se në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë LRI do të vijojë dhe me aktivitete të tjera. “Dhe aktiviteti i sotëm organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ne jemi të bindur se duke përkrahur artin u japim një mundësi më shumë të rinjve të shprehen idetë e mendimet e tyre nëpërmjet një vepre arti. Ndaj ne duhet të ecim më shpejt përpara në përkrahjen e të rinjve në përkrahjen e këtyre artistëve të rinj që janë një vlerë e shtuar për vendin tonë” pohoi Braimllari.

Fjala e plotë znj. Kryemadhi

Nuk dija që në LSI paskemi kaq artistë. Kjo është një gjë e mirë sepse në njëfarë mënyre ju shprehni dhe botën tuaj të brendshme gjë që kjo është dhe një nga sukseset që ka pasur Lëvizja Rinore për Integrim dhe akoma më shumë dua të falënderoj stafin që e përgatiti këtë aktivitet që me thënë të drejtën është shumë trendy me gjuhën e sotshme. Por që është dhe një motiv sepse fundja fundit në jetën e përditshme ne mundohemi të gjejmë punë por ndonjëherë bëjmë dhe ca punë të kota por shoh që ju nuk keni kohë për punë të kota por keni kohë për punë të mira kohë të bukura që në njëfarë mënyre nxisin dhe një dëshirë për të jetuar më shumë dhe një dëshirë për të ecur përpara dhe për të bërë gjëra të bukura. Unë ju falënderoj shumë sepse me aktivitetet tuaja ju na jepni një mësim shumë të mirë jo vetëm për rrethin tuaj shoqëror por dhe për ne drejtuesit e LSI të qytetit të Tiranës që nganjëherë duhet ta harrojmë politikën llafet por duhet të merremi dhe me gjëra të bukura të cilat në njëfarë mënyrë jo të gjithë njerëzit kanë qejf politikën por njerëzit kanë qejf dhe gjëra të tjera. Përveçse politikës kanë qejf të pikturojnë kanë qejf të këndojnë kanë qejf edhe të punojnë dhe të pastrojnë dhe të kërcejnë kështu që përfitoj nga rasti t’ju falënderoj jo t’ju falënderoj për punën që ju bëni por t’ju falënderoj për motivimin që ju na jepni ne të tjerëve. Ju faleminderit dhe urime në aktivitete të tjera.

Fjala e plotë e z. Braimllari:

Në emër të LRI-së do doja t’iu përgëzoja jashtëzakonisht shumë për punën që keni bërë me krijimin e këtyre veprave sepse realisht është një punë shumë serioze. Kjo është një punë që është në shërbim të artit pasi pjesa më e madhe e të rinjve që kanë bërë këto skulptura nuk janë anëtarë të LRI por janë artistë. Ndaj duhet t’i falënderojmë për mbështetjen që na japin por dhe për veprat e tyre të mrekullueshme që kanë bërë. LRI në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë do të organizojë një sërë aktivitetesh. Dhe aktiviteti i sotëm organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ne jemi të bindur se duke përkrahur artin i japim një mundësi më shumë të rinjve të shprehen idetë e mendimet e tyre nëpërmjet një vepre arti. Ndaj ne duhet të ecim më shpejt përpara në përkrahjen e të rinjve në përkrahjen e këtyre artistëve të rinj që janë një vlerë e shtuar për vendin tonë. Por ne duhet të çojmë një mesazh të qartë për politikën shqiptare sepse politika duhet të kujdeset më shumë për të rinjtë. Politika duhet të jetë më pranë artit dhe artistëve të rinj duke i përkrahur ata. Ju falënderoj për mbështetjen dhe për këto vepra të mrekullueshme që keni sjellë sot.

0x323031322d30362d3233 AKTIVITETE LRI (3)-1.jpg”