Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot pasdite në "Pallatin e Kongreseve" Konventën Kombëtare Zgjedhore. Me Sloganin “…Të Ecim Më Shpejtë”

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot pasdite në "Pallatin e Kongreseve" Konventën Kombëtare Zgjedhore. Me Sloganin “…Të Ecim Më Shpejtë”

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot pasdite në “Pallatin e Kongreseve” Konventën Kombëtare Zgjedhore. Me Sloganin “…Të Ecim Më Shpejtë” mijëra të rinj anëtar dhe simpatizantë të LRI-së me mjaft entuziazëm energji dhe besim shprehën mbështetjen e tyre për dy kandidatët që do të zgjidhen sot për kreun e LRI-së.

Lëvizja Rinore për  Integrim zhvilloi sot pasdite në  "Pallatin e Kongreseve" Konventën Kombëtare Zgjedhore. Me Sloganin “…Të Ecim Më Shpejtë” mijëra të rinj anëtar dhe simpatizantë të LRI-së me mjaft entuziazëm energji dhe besim shprehën mbështetjen e tyre për dy kandidatët që do të zgjidhen sot për  kreun e LRI-së. 
Pas fjalës së Kryetarit të LSI-së z. Meta 2 mijë delegat nga  e gjithë Shqipëria filluan procesin e votimit për njërin nga kandidatët e tyre të preferuar për kreun e forumit më energjik dhe më të organizuar në vend sikurse është LRI-ja. 
Dy kandidatët për kreun e LRI-së Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj u janë përgjigjur entuziazmit të jashtëzakonshëm të mijëra të pranishmëve në “Pallatin e Kongreseve”  për përmbushjen brenda një kohe të shkurtër aspiratën e të gjithë rinisë shqiptare sikurse është integrimi i vendit në BE.
Gjatë fjalës së tij kandidati Endrit Braimllari u shpreh se “jam në këtë konventë me një përgjegjësi më të madhe më me shumë emocione që nuk imponohen nga gara por nga puna juaj nga kontributi i dhënë në vite për të kërkuar besimin tuaj votën tuaj për të drejtuar LRI-në. Pasi ju them se do të punoj në mënyrë të palodhur që të gjithë se bashku të krijojmë një ekip më të fortë sfidues gjithëpërfshirës dhe me vlera. Ne nuk kemi më kohë për të humbur. Sfidat tona betejat tona janë gjithmonë më të mëdha në shërbim të një kauze që në thelb ka rininë. Ne duhet të ecim më shpejt përpara”
Në këtë linjë ka qenë dhe kandidatja tjetër për kreun e LRI-së Kejdi Mehmetaj e cila tha se- “është momenti për t’ju thënë që ne duhet të ecim më shpejt përpara. Është koha që të ecim më shpejt duke zgjeruar dhe përmirësuar strukturat tona në të gjithë vendin. Është koha të ofrojmë më tepër mundësi sepse ne jemi të rinj ne kemi ideale kemi dhe mbështetjen që na duhet kemi LSI-në. Si të rinj LSI dhe drejtuesit e saj kanë treguar që na mbështesin pasi një pjesë e madhe e jona janë sot në pozicione drejtuese si brenda partisë po ashtu edhe në nivele të qeverisjes lokale dhe qendrore dhe unë mendoj që ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të kthehemi në shembuj për të gjithë bashkëmoshatarët tanë.
Fjala e Kryetarit të LSI-së Ilir Meta në Konventën Zgjedhore Kombëtare të LRI
Të dashur motra dhe vëllezër më të rinj delegatë të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ju uroj sukseset më të përzemërta në këtë konventë të mrekullueshme zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim. Kur ne krijuam Lëvizjen Socialiste për Integrim në shtator të vitit 2004 midis atyre që bënin pjesë në komisionin nismëtar të kësaj force të re politike ishte edhe një gjimnaziste e cila ishte e panjohur për mua por edhe për shumë të tjerë. Sot ju e brohoritët atë sikurse e keni brohoritur në dhjetëra e qindra takime gjatë gjithë këtyre viteve dhe atë e njeh e gjithë Shqipëria dhe ajo është Erisa Xhixho. Kjo është LRI-ja ajo që u jep mundësi të rinjve për të qenë vetvetja për të shprehur talentet dhe aftësitë e tyre për të qenë protagonistë të shndërrimeve dhe transformimeve që vendi dhe shoqëria duhet të pësojë në mënyrë të pandërprerë. Sot Lëvizja Rinore për Integrim është forumi jo vetëm i fuqishëm por edhe më i dashur i rinisë shqiptare anembanë vendit sepse ka qenë është gjithnjë pranë të rejave dhe të rinjve në të gjithë vendin dhe nga dita e sotme LRI do të jetë akoma dhe më e fortë sepse sot nuk e fillon nga e para përkundrazi sot kalon në një stad të ri sot ka jo vetëm këtë trashëgimi të fuqishme politike njerëzore intelektuale organizative por njëkohësisht nga dita e sotme me një ekip të ri drejtues që ju do ta vendosni vetë. Lëvizja Rinore për Integrim bëhet gati për sfida edhe më të mëdha sepse ju keni zgjedhur në mënyrën më të përkryer jo thjesht një slogan por një kredo për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë sepse Shqipëria është në drejtimin e duhur por ende jo me ritmin e duhur. Prandaj duhet të ecim më shpejt duhet të ecim me ritmin e atyre që lindën pas dhjetorit të paharruar të vitit ’90. 
Pra duhet të ecim me ritmin e 18 dhe 20- vjeçarëve të sotëm. Kjo është sfida e LRI-së e LSI-së dhe e gjithë shqiptarëve të ecim me ritmin e atyre që lindën pas dhjetorit të vitit’90 kur u ndanë njëherë e mirë dy epoka. Delegati i Fierit e theksoi se duhet të jemi krenarë për stërgjyshërit tanë të cilët i dhanë Shqipërisë pavarësinë. Se duhet të jemi krenarë për gjyshërit tanë për partizanet dhe partizanët që i dhanë Shqipërisë çlirimin dhe lirinë. Duhet të jemi krenarë për studentët e dhjetorit për gjithë intelektualët dhe gjithë shqiptarët që vranë frikën dhe hapën një erë të erë atë të të një Shqipërie si e gjithë Europa. Por në këto 22 vite mund të kishim ecur më shpejt mund të bërë më shumë por jemi marrë më shumë se ç’duhet me histori me të kaluarën e cila ka edhe konfliktet e saj
 e cila ka pasur edhe plagët e saj. Ndaj edhe jo vetëm duhet të ecim me ritmin e 20-vjeçarëve të sotëm por duhet të ecim edhe me mendësinë e 20 –vjeçarëve të sotëm të cilët janë më të interesuar më shumë se çdo gjë tjetër për të ardhmen e tyre të cilët janë më të interesuar se çdo gjë tjetër që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të barabarta në Bashkimin Europian. Për shkak të një politike konfliktuale me tepri dhe të padrejtë Shqipëria dhe shqiptarët dhe në veçanti gjeneratat më të reja kanë vuajtur jo pak. Imazhi i vendit është dëmtuar në mënyrë të padrejtë. Ne e kemi vënë re se ekziston sot një diferencë e rëndësishme midis përgjegjshmërisë së elitës politike dhe kërkesave të shoqërisë shqiptare për standarde më të larta jo vetëm ekonomike dhe sociale por edhe për një standard më të lartë të elitës politike në radhë të parë të Kuvendit dhe të forcave parlamentare por edhe të gjithë aktorëve politikë. është koha t’i përgjigjemi këtij niveli më të lartë që ka sot shoqëria jonë që në radhë të parë është meritë e brezit më të ri të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë të cilët janë të interesuar të punojnë për të ardhmen e tyre për një të ardhme që nuk i ndan shqiptarët si në të kaluarën dhe ne kemi motivin ëndrrën projektin që duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët dhe në radhë të gjithë të rinjtë. Kjo është që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa. Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e duhur por na duhet të ecim më shpejt. Tre vjet më parë kur ne angazhoheshim të gjithë për të plotësuar të gjitha ato detyrime dhe kushte të Udhërrëfyesit të Bashkimit Europian për t’i çliruar një herë e mirë të gjithë qytetarët e Shqipërisë nga muri dhe makthi i vizave. Sa paragjykime u ngritën në mënyrë të padrejtë. Sa paralajmërime u bënë brenda Shqipërisë dhe në Europë se në rast se do të liberalizoheshin vizat për shqiptarët qytetarët e Shqipërisë e sidomos ata që janë në një gjendje më të vështirë sociale nuk do t’i respektonin detyrimet por do të kërkonin azil politik në vendet e zonës Shengen. Çfarë ndodhi 15 muaj nga dhjetori i vitit 2010 sot kur rreth 1 milion shqiptarë shumica e tyre të rinj dhe të reja e gëzuan këtë mundësi për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Në vendet e Bashkimit Europian rezultati është spektakolar. Shqiptarët si askush tjetër i respektuan detyrimet e Bashkimit Europian.
 Kjo tregon se qytetarët e këtij vendi se të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dinë jo vetëm të kërkojnë të drejta por dinë të përmbushin edhe detyrimet ashtu siç u takon qytetarëve të vërtetë europianë. Tani është koha e klasës politike për të marrë përgjegjësitë e saj dhe për të mos u bërë më një pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sot mesazhi i Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin z. Stefan Fule ishte shumë i qartë dhe inkurajues se ky vit duhet të jetë viti i mundësisë së realizuar evropiane për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Dhe është një moment i shkëlqyer që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë dhe të shtetit tonë dhe është një moment kur duhet të gjithë shqiptarët të bëjnë një përpjekje të madhe e në radhë të parë forcat politike qeveria dhe opozita shoqëria civile media dhe të gjithë aktorët e kësaj shoqërie për të kurorëzuar një proces që duhej të ishte realizuar më parë. Ndaj duhet të ecim më shpejt. Sot Parlamenti miratoi ligjin për Gjykatën Administrative duhet të ishte miratuar përpara tre vitesh. Do të kishte qenë shumë më mirë për të gjithë