16 Feb Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot një tubim për integrimin e vendit
” Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot një tubim për integrimin e vendit Fjala e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta gjatë Konferencës së “Politikave Rinore” të LRI-së.
Meta: Të zbatohet kushtetuta e vendit
Meta: Rama po refuzon gjykatat ftojmë PS-në për dialog
Meta: Në këtë muaj është bërë progres i jashtëzakonshëm
Meta: PS po dëmton integrimi është koha që të shojmë përtej interesave politike
Të dashur motra dhe vëllezër me të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim. Kjo atmosferë e juaja i përgjysmon dhe vitet e mia dhe më bën po aq të ri sa jeni edhe ju.
Unë dua t’ju uroj që të gjithëve për atë angazhim të vazhdueshëm dhe në rritje që Lëvizja Rinore për Integrim sidomos e kryeqytetit tregon në mënyrë të pandërprerë se është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të bërë realitet jo vetëm ëndrrën e bashkëmoshatarëve tuaj të 20 viteve më parë por edhe atë që tashmë është veçse një objektiv i afërt me Shqipërisë si anëtare e Bashkimit Europian.
Për ta bërë realitet këtë ëndërr jo në vitet që vijnë por në muajt që vijnë lëvizjen e gjithë qytetareve të Shqipërisë dhe në radhë të parë të rinisë pa viza në Bashkimin Europian.
Kjo gjë do të bëhet realitet pasi në këto tetë muaj një punë e jashtëzakonshme është bërë që Shqiptarët të lëvizin një herë e mirë pa viza në Bashkimin Europian. Që shqiptarët jo vetëm të mos kërkojnë ato rrugë të mbrapshta që u morën jetën shumë prej qytetarëve tanë gjatë këtyre viteve si përmes detit apo përmes maleve dhe as të mos rropaten nëpër ambasadat e huaja sepse për ne për qytetarët tanë dhe për rininë tonë heqja e vizave është në radhë të parë një çështje dinjiteti dhe lirie.
Në këto tetë muaj hapa shumë të rëndësishëm janë bërë drejt integrimit Europian të vendit. Në nëntor të vitit të kaluar Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i thanë “po” aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në dhjetor Komisioni Europian dërgoi Pyetësorin me disa mijëra pyetje brenda vetëm tre katër muajve morën përgjigje nga administrata shqiptare dhe nga të gjitha atë që u përfshinë në procesin më intensiv dhe më të rëndësishëm që do të hapi rrugën drejt marrjes së statusit vend kandidat për në BE.
Pak ditë më parë unë pata kënaqësinë të ishte në Bruksel në Parlamentin Europian dhe të dëgjoja si anoj herë tjetër më parë leximet më pozitive për progresin e shkëlqyer që Shqipëria ka bërë për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Vetëm pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s z. Rasmussen ishte në vizitën e parë të drejtuesit më të lartë të aleancës për Shqipërinë që nga viti i kaluar është pjesë e saj dhe vlerësoi përmbushjen e gjithë detyrimeve të Shqipërisë si një anëtare e re por e suksesshme e kësaj aleance.
Të gjitha këto mesazhe tregojnë shumë qartë se Shqipëria është në rrugën e duhur në rrugën e përmbushjes së aspiratave dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe të rinjve të Shqipërisë për të qenë qytetarë të barabartë më të gjithë qytetarët e Europës së bashkuar.
Sigurisht që kjo nuk lë shkak për eufori përkundrazi sepse ne e dimë se prapambetja e trashëguar është shumë e madhe është shumë e thellë dhe historike dhe unë do ti ftoja të gjitha forcat politike të gjithë aktorët politik që të mos investojnë dhe shpenzojnë energji negative në drejtimin e gabuar duke fajësuar njeri tjetrin ndërkohë qqë është koha ëpr të bashkëpunuar me njeri-tjetrin është koha për të përshpejtuar ritmet e integrimit evropian dhe të gjithë reformave të domosdoshme që kërkon vendi. Është koha që secili të punojë me vepra dhe jo me fjalë se punon për integrimin evropian të vendit.
Unë nuk mendoj se meqenëse LSI-ja nuk është më forcë në opozitë Shqipëria i ka lënë mbrapa apo i ka tejkaluar tërë ato probleme që neve kemin ngritur si LSI dhe ju si LRI. Unë nuk mendoj se situata ekonomike dhe sociale në vend është e shkëlqyer dhe ajo që kemi dashur të gjithë përpara tetë muajsh. Është po kaq e vërtetë se Shqipëria pavarësisht nga vështirësie e madhe përbën një rast të veçantë dhe që vlerësohet dhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtare që analizojnë reformat ekonomike për qëndrueshmërinë që ka treguar dhe për një menaxhim të vëmendshëm dhe të kujdesshëm të kësaj situate. Ashtu sikurse jam i bindur se me kujdesin që tregohet për të ruajtur stabilitetin makroekonomik të vendit dhe marrëveshjet që janë nënshkruar apo që janë në proces të cilat janë prej disa miliarda eurosh në fusha nga më të rëndësishme pa asnjë diskutim që Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në ato ritme të rritjes ekonomike që do të mundësojnë një perspektivë shumë më të mirë dhe shumë më të rëndësishme për gjithë shqiptarët sidomos për ata që sot janë në gjendje më të vështirë.
Nuk mund të kontribuohet në interes të qytetarëve shqiptarë në interes të atyre që janë në kushte më të vështira sot duke u përpjekur për të nxirë në mënyrë të sforcuar dhe për me tepër aspak qytetare dhe atdhetare situatën ekonomike apo duke goditur besueshmërinë e sistemit financiar dhe bankar në vend.
Është koha që të gjithë të shohin përtej interesave të politikës së ditës. Është koha që të gjithë të përfshihen në aksionin tonë më të rëndësishëm dhe është një interes kombëtar i të gjithë qytetarëve tanë që është heqja e vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat
dhe anëtarësimi sa më i shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Unë përfitoj nga ky takim i sotëm me ju për t’ju ftuar për të qenë gjithmonë aktiv për zgjeruar më tej radhët e lëvizjes rinore për integrim në Tiranë dhe në gjithë vendin për të mos harruar në asnjë moment se është forca juaj është freskia juaj energjia juaj ajo që nuk do të lejojë dhe nuk do të lejojë nuk duhet të lejojë LSI-në që të marri virusin e forcave të tjera politike kur vijnë në pushtet.
Unë nuk mendoj së situata ekonomike dhe sociale në vend është e shkëlqyer dhe ajo që kemi dashur të gjithë përpara 8 muajsh. Por është po kaq e vërtetë që Shqipëria pavarësisht nga vështirësitë e mëdha që ndesh përbën një rast të veçantë dhe që vlerësohet dhe nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në rrugën e reformave ekonomike për qëndrueshmërinë që ka treguar dhe për një menaxhim të kujdesshëm dhe të vëmendshëm të kësaj situate.
Ashtu sikurse jam i bindur se me kujdesin që tregohet për të ruajtur stabilitetin makro-ekonomik të vendit dhe me marrëveshjet që janë nënshkruar apo që janë në proces të cilat janë prej disa miliarda eurosh në fusha nga më të rëndësishmet pa asnjë diskutim që Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në ato ritme të rritjes ekonomike që do të mundësojnë një perspektivë shumë më të mirë dhe më të prekshme për të gjithë shqiptarët sidomos për ata që sot janë në gjendje më të vështirë. Nuk mund të kontribuohet në interes të qytetarëve shqiptarë në interes dhe të atyre që jetojnë në kushte më të vështira sot duke u përpjekur për të nxirë në mënyrë të sforcuar dhe për më tepër aspak qytetare dhe atdhetare situatën ekonomike apo duke goditur besueshmërinë e sistemit financiar dhe bankar në vend. Është koha që të gjithë të shohim përtej interesave të politikës së ditës është koha që të gjithë të përfshihen në aksionin tonë më të rëndësishëm që është një interes kombëtar i gjithë qytetarëve tanë. Pikërisht heqja e vizave marrja e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Unë përfitoj nga ky takim i sotëm me ju për t’ju ftuar për të qenë gjithmonë aktiv për t;ju ftuar për të zgjeruar më tej radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim në Tiranë dhe në të gjithë vendin për të mos harruar për asnjë moment se është forca juaj është freskia juaj është energjia juaj ajo që nuk do të lejojë dhe nuk duhet të lejojë LSI-në që të marrë viruset e forcave të tjera politike kur vijnë në pushtet.
Është detyra e juaj në radhë të parë jo vetëm për të forcuar bashkëpunimin me LSI-në dhe përfaqësuesit e saj në qeverisjen e vendit por edhe për të bërë kritikat e duhura oponencën e duhur në mënyrë që asnjë përfaqësues i LSI-së apo i LRI-së të mos cenojë integritetin e përfaqësimit tuaj në çdo instancë drejtuese. Unë ju falënderoj shuam për energjitë tuaja të jashtëzakonshme pozitive.
Dhe me këtë rast do tu sillja juve në mendje pikërisht atë mesazh të rëndësishëm që dha sekretari i përgjithshëm i NATO-s pak ditë më parë në Tiranë që të gjitha forcat politike në vend duhet të angazhohen në radhë të parë në parlament dhe të angazhohen në mënyrë pozitive dhe kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që secili dhe çdo forcë politike të përmbushë detyrat e veta ndaj vendit dhe ndaj ëndrrës sonë të përbashkët evropiane. Unë dua të shpreh keqardhjen time më të thellë për grevën e urisë që po zhvillohet nga disa kolegë deputetë dhe përkrahës të tyre të Partisë Socialiste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Natyrisht që është e drejta e tyre të zgjedhin edhe këtë formë ekstreme të sakrificës për pretendimet që ata kanë por kjo nuk më ndalon dot mua që t’i ftoj edhe një herë që të jenë bashkëpunues që t’i ftoj përsëri për dialog me mazhorancën dhe me qeverinë për të realizuar të gjitha pretendimet e tyre. Kjo nuk më ndalon për tu kujtuar të gjithëve se midis gjithë qytetarëve shqiptarë është bërë një kontratë e përbashkët që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila nuk është votuar vetëm nga parlamenti i asaj kohe por është votuar edhe nga shumica e absolute e të gjithë shqiptarëve.
Ndaj është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta është e rëndësishme pavarësia e gjykatave është e rëndësishme të respektohet edhe mesazhi i Komunitetit ndërkombëtar. Pra respektimi i transparencës por edhe i Kushtetutës së vendit.
Dhe është e papranueshme për çdo politikan aq më tepër për një kryetar të një force të rëndësishme politike që të thotë se “lirinë tonë nuk e çojmë në Gjykatë Kushtetuese.” Frymëzime të tilla çojnë në kaos çojnë në rinimin e shtetit të së drejtës çojnë pikërisht në një rrugë të gabuar e cila s’ka lidhje me rrugën demokratike ku vendi duhet të ecë në rrugën e respektimit të Kushtetutës së gjithë shqiptarëve në rrugën e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese edhe kur na pëlqejnë por edhe atëherë kur ato nuk janë sipas dëshirave tona. Është koha për energji pozitive është koha për të bashkëpunuar në interes të vendit dhe në radhë të parë të rinisë të Shqipërisë.
Është koha për tu sjellë në mënyrë evropiane në mënyrë që standardet evropiane sa më shpejt të jenë një pjesë e jetës së përditshme të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ju falënderoj edhe njëherë për përkrahjen që na jepni dhe dua t’ju siguroj që unë mbetem nj&eum
l; përkrahës gjithnjë i vendosur i afirmimit dhe i fuqizimit të Lëvizjes Rinore për Integrim sepse kjo është përcaktuese për fuqizimin e vetë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për rritjen e energjive pozitive dhe pro evropiane në Shqipërinë tonë të dashur. Faleminderit.
0x323031302d30352d3033 Meta-LRI.jpg 12:38)”