Lëvizja Rinore për Integrim përshëndeti sot liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimin Europian

Lëvizja Rinore për Integrim përshëndeti sot liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimin Europian

Lëvizja Rinore për Integrim përshëndeti sot liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimin Europian

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI Ardit Çela Kryetari i LRI-së për Tiranën Endrit Brahimllari së bashku me drejtues dhe aktivistë të tjerë të LRI ishin sot në aeroportin “Nënë Tereza” ku shpërndanë disa fletëpalosje me rregullat dhe kushtet që duhet të përmbushin qytetarët shqiptarë në mënyrë që të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.


Lëvizja Rinore për Integrim e vlerësoi ditën e sotme si një moment mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.


Së bashku me fletëpalosjet me rregullat që duhet të plotësojnë shtetasit shqiptarë për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të BE drejtuesit e LRI shpërndanë disa buqeta me lule për disa nga udhëtarët që përfituan nga liberalizimi i vizave.


Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI Ardit Çela u shpreh se procesi i liberalizimit të vizave është tërësisht i merituar pasi Shqipëria arriti të plotësojë standardet dhe kushtet për të arritur deri në këtë moment.


“Jemi sot këtu në ambientet e Aeroportit “Nënë Tereza” për të uruar gjithë qytetarët shqiptar për lëvizjen e lirë pa viza. Është një ditë e madhe është një ditë feste një ditë historike një ëndërr e bërë realitet.” U shpreh Çela.

 

Duke dhuruar lule udhëtarëve të parë pa viza të rinjtë e LRI përcillnin mesazhi të qartë Europës. “Ne vijmë me lule dhe vijmë për t’ju përcjellë vlerat më të mira të shqiptarëve. Urime dhe me këmbë të mbarë në Europë”.

Çela falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për procesin e liberalizimit të vizave për plotësimin e një ëndrre të madhe për qytetarët shqiptarë dhe i ftoi këta të fundit të përfitojnë nga ky proces duke respektuar rregullat përkatëse të vendosura nga Bashkimi Evropian.

 

0x303030302d30302d3030 Ardit Cela.jpg 14:20)