Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) merr pjesë në Festivalin e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY)

Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) merr pjesë në Festivalin e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY)

Lëvizja Rinore për Integrim (LRI) merr pjesë në Festivalin e Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY) ne Spanje Përfaqësues të LRI takojnë Sekretarin e Përgjithshëm të socialistëve në Parlamentin Eurpopian Cordery
 
Një delegacion i Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) po merr pjesë në Festivalin e Internacionales Rinore Socialiste (IUSY) që zhvillohet në Alicante te Spanjes nga data 18 deri në 23 Korrik. Në këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm marrin pjese rreth 150 organizata nga gjithë bota dhe rreth 7000 të rinj dhe të reja të forumeve rinore socialiste dhe socialdemokrate të të gjithë botës. LRI-ja që është organizata e vetme rinore nga Shqiperia në këtë takim përfaqësohet me 11 delegate ndër të cilët edhe Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho Sekretari Ndërkombëtar i LRI-së Dorian Ducka zv.Sekretari Melsi Labi dhe drejtues te tjere te LRI-së.
Delegatet e LRI-se gjate takimive dhe konferenceva te shumta te zhvillura keto ditë patën mundesinë të shprehin mendimet e tyre dhe alternativat për problemet e ndryshme që shqetësojne rininë shqiptare dhe atë Evropiane. Kjo pjesemarrje dinjitoze u vleresua njëzëri nga drejtues te forumeve Rinore Nderkombetare.
Gjithashtu delegacioni i LRI-së zhvilloi një takim edhe me  Sekretarin e Përgjithshëm të socialistëve ne Parlamentin Europian Philip Cordery.
Perfaqsuesit e LRI-së gjate takimit me z.Cordery e falënderuan per interesin qe PES ka shprehur për Shqiperinë si dhe vlerësimet e tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim si një forcë politike me vizion për integrimin europian të Shqipërisë. z.Cordery ndau me përfaqsuesit e LRI-së eksperiencen nga vizita e fundit ne Shqiperi dhe i uroi këtyre të fundit ardhjen sa më shpejt të së majtës në pushtet për të qenë partnerë të denjë dhe përfaqësues të vërtetë të Shqiperisë ne Familjen e madhe Evropiane.
LRI-ja do vazhdojë të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të organizatave të ndryshme simotra Ndërkombëtare deri ne daten 23 Korrik.
  0x323030362d30372d3139 AKTIVITETE 12:45)