23 Dec L. Rama: Faktoret politikë shqiptare ne Maqedoni te orjentohen nga interesat kombetare
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka marrë pjesë në Kongresin e Rilindjes Demokratike Kombëtare në Maqedoni. Ky kongres u zhvillua në Tetovë. Luan Rama në fjalën e tij para 600 delegatëve që merrnin pjesë në këtë kongres deklaroi se integrimi evropian është prioriteti kombëtar i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni duhet të orientohen nga interesat kombëtare. Z. Rama u shpreh se është i domosdoshëm partneriteti dhe bashkëpunimi për procesin e integrimit evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ndër të tjera u shpreh se LSI vlerëson rolin konstruktiv të shqiptarëve në Maqedoni.
Nën moton ‘Për një rilindje të vërtetë’ Rilindja Demokratike Kombëtare me kryetar z. Rufi Osmanit zhvilloi kongresin e parë të partisë. Në Kongres morën pjesë 600 delegatë nga të gjitha komunat e banuara me shqiptarë në Maqedoni, si dhe mysafirë të shumtë të partive politike shqiptarr nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, përfaqësues të bashkësive fetare, shoqatave qytetare dhe mediave. 600 delegatët e kësaj partie miratuan programin, statutin e partisë si dhe organet e saj, përfshi edhe rikonfirmimin e kryetarit të partisë.