Kryetarja e LRI-së

Kryetarja e LRI-së

” Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho së bashku me një grup të rinjsh kanë qenë sot në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” ku gjatë paradites një sipërfaqe tavani prej 5 metra katror ra gjatë kohës kur nxënësit ishin në mësim

Kryetarja e LRI-së Erisa Xhixho së bashku me një grup të rinjsh kanë qenë sot në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” ku gjatë paradites një sipërfaqe tavani prej 5 metra katror ra gjatë kohës kur nxënësit ishin në mësim. 
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar por Xhixho i bëri apel të gjithë organeve të drejtësisë që sa më shpejt shkaktarët e kësaj ngjarjeje të vihen para drejtësisë.          
 E shoqëruar nga një grup të rinjsh Xhixho denoncoi atë që e quajti tavan elektoral  dhe theksoi se Tirana ka nevojë për një ndryshim të vërtetë ku shkollat të kenë numër të kufizuar nxënësish dhe siguria e tyre të jetë prioritet i të gjithëve.
 
Deklarata e Erisa Xhixhos 
“Kisha dëgjuar për pemë elektorale kisha dëgjuar edhe për asfalt elektoral por tavani elektoral është shpikja më e fundit e Bashkisë së Tiranës dhe është për të ardhur keq që ambiciet personale të një personi dhe teatri i tij politik janë shndërruar në një gërmadhë që po bie në kokat e fëmijëve tanë sot. Tirana ka nevojë për një ndryshim të vërtetë ku shkollat të kenë numër të kufizuar nxënësish dhe siguria e tyre të jetë prioritet i të gjithëve ne.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar por do të doja t’i bëja një apel të gjithë organeve të drejtësisë që sa më shpejt shkaktarët e kësaj ngjarjeje të vihen para drejtësisë”.

0x323031312d30332d3235 DSC_0523.jpg 8:26)”