Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni

” Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni Menduh Thaçi

 
I dashur Ilir të dëshiroj shumë shëndet se të tjerat i ke: i drejtë trim dhe i fortë!
 
Të nderuar delegatë dhe delegate ju dëshiroj shumë sukses në punimet tuaja i dëshiroj shumë sukses qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë Shqipërisë! Sukseset tuaja ne i ndiejmë në zemrat tona. Është një kohë e vështirë ku shpeshherë ngatërrojmë fenomenet.
 
 
Koha e njohjes së meritave të njerëzve. Ju i dini meritat dhe vlerat e Ilir Metës këtu në Shqipëri por unë vetëm doja t’ju përkujtoj se Ilir Meta ka vlera shumë të mëdha për të gjithë kombin edhe për shqiptarët e Maqedonisë.
 
Ne vijmë prej një vendi dhe prej një shteti do të jem shumë më i kujdesshëm në fjalor për shkak se marr pjesë në një konventë të një partie tjetër ku shqiptarët nuk janë në gjendje të mirë nuk jetojnë mirë nuk i realizojnë të drejtat e tyre dhe herë pas herë ndiqen torturohen dhe burgosen.
 
Unë mendoj se shumë drejtë të kuptova Ilir që procesi integrues drejt NATO-s dhe drejt Bashkimit Europian nëse nuk do të jetë i tërësishëm për të gjithë kombin shqiptar do të jetë i padrejtë do të jetë i pavlerë. Kjo është shpresa kryesore pas Shqipërisë dhe pas jush që i bën shqiptarët e Maqedonisë të kontribuojnë në stabilitetin dhe qetësinë e Maqedonisë. Suksese! Zoti ju bekoftë!

0x323031322d31302d3237 AKTIVITETE _MG_2036.JPG 10:23)”