Kryetari i LSI

Kryetari i LSI

” Kryetari i LSI z.Ilir Meta takim te veçante me Komisionerin Evropian per Zgjerimin Sot Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Zoti Ilir Meta pati nje takim te veçante me Komisionerin Evropian per Zgjerimin Zotin Olly Rehn i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

"Roli aktiv qe ju jepni ne jeten politike shqiptare eshte i rendesishem. Une vleresoj kontributin tuaj per  integrimin e Shqiperise" u shpreh Komisioneri Rehn ne takim. Ai shprehu interes per vleresimin e LSI-se mbi zhvillimet politike ne vend duke u perqendruar ne reformat e nevojshme per te çuaj me tej proceset integruese si sistemi gjyqsor lufta kunder krimit te organizuar e korrupsionit etj.  

Meta vleresoi deklarimet e fundit te Komisionit Evropian per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me Shqiperine si nje moment i rendesishem inkurajues per te çuaj me tej reformat ne ato fusha qe jane akoma problematike per vendin. LSI- u shpreh Meta do te mbeshtese te gjithe nismat legjislative qe do te jene ne perputhje me Kushtetuten dhe legjislacionin ne fuqi te cilat do te ndikojne direkt ne integrimin e vendit.

Me pas bashkebiseduesit u ndalen ne çeshtjen e zgjedhjeve te fundit parlamentare dhe nevojen e fillimit sa me pare te nje reforme ne sistemin elektoral. Kjo reforme u shpreh Meta eshte e domosdoshme per te mos lejuar te perseritet fenomeni antikushtetues i Dushkut i cili ka shtremberuar vullnetin e zgjedhesve ka cenuar legjitimitetin e parlamentit dhe te institucioneve demokratike. "Ky fenomen ka krijuar korrupsionin dhe trafikun me problematik ne Shqiperi qe eshte korrupsioni dhe trafiku i qenieve parlamentare" u shpreh Meta.

Meta i paraqiti Komisionerit Rehn nje dokument me platformen e LSI-se per kete reforme dhe kerkoi mbeshtetjen dhe asistencen e BE-se per zbatimin e saj.

Ne takim zoti Ilir Meta merrnin pjese edhe Sekretari Nderkombetar i LSI-se Edmond Haxhinasto dhe anetari i Kryesise Sokol Nako.
0x323030352d31312d3131 20:52)”