Kryetari i LSI z. Ilir Meta takim me strukturat e LSI në Elbasan

Kryetari i LSI z. Ilir Meta takim me strukturat e LSI në Elbasan

Kryetari i LSI z. Ilir Meta takim me strukturat e LSI në Elbasan

Kreu I LSI-se Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike te qarkut te Elbasanit. Gjate takimi u bisedua për marrjen e vendimeve organizative të partisë dhe situatën politike. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Meta u shpreh se kërkohet një rritje e mëtejshme  e përgjegjësisë së përfaqësueseve tanë  në të gjitha nivelet me një aktivitet më të programuar . Ndërkohë gjatë verës do të punohet për te zgjedhur kandidatet  që do të përfaqësojnë LSI-ne në zgjedhjet vendore

 

Sipas z. Meta” Zgjedhjet vendore po trokasin dhe LSI kërkon qe reforma zgjedhore te jete prioritet dhe mes PD-se dhe PS-se te ketë konsensus. Meta përshëndet hapat e fundit për rritjen e pensioneve ku vendet e bashkimit evropian po ulin pagat dhe shkurtojnë administratat ndërkohë që Shqipëria ka arritur stabilitet ekonomik ku ky fenomen po krijon një ambient atraktiv për investitorët e huaj pikërisht ne fushën e turizmit.

 

Gjatë një prononcimi për mediat Kreu i LSI-së z. Meta foli për liberalizimin e vizave duke  u shprehur se Shqipëria është ne prag te liberalizimit pasi  janë  përmbushur te gjitha standardet.

“Qeveria dhe administrata iu është  përgjigjur të gjitha pyetjeve të pyetësorit  dhe procesi do te vazhdoje por duhet edhe kontribut I opozitës. Ndërkohë Meta foli edhe reformën zgjedhore duke u shprehur se kodi duhet te jete gjithëpërfshirës  pasi edhe ndërkombëtaret kane apeluar për transparencën e zgjedhjeve vendore” u shpreh Kreu i LSI-së z. Meta.

 Por sipas Metës  përpjekja është e sforcuar për të  mos respektuar thelbin e respektimit te transparencës zgjedhore dhe Kushtetuese.  Sipas tij plotësimi I standardeve është rruga për të shkuar në BE dhe se qeveria po punon qe t’i plotësojë ato detyrime që i kanë mbetur sa më shpejtë.

0x323031302d30372d3037 Meta-Elbasan..jpeg 19:43)