14 Feb Kryetari i LSI z. Ilir Meta takim me Presidentin Moisiu
” Kryetari i LSI z. Ilir Meta takim me Presidentin Moisiu Në takimin e zhvilluar me Presidentin kemi shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend . Tema kryesore e këtyre bisedimeve të sotme ka qenë pikërisht rëndësia e jashtëzakonshme që ka përfundimi me sukses i reformës zgjedhore dhe në veçanti arritja e aty re standarteve të domosdoshme që zgjehdjet e ardhshme vendore të mos kontestohen pasi kjo do të ishte vërtetë një tragjedi për ecurinë e mëtejshme të demokracisë por edhe për pasojat që do të sillte për gjithë procesin e integrimit europian të vendit. Në këtë drejtim ne nga
ana jonë LSI rikonfirmuam edhe njëherë tjetër qëndrimin tonë të prejkohshëm Presidentit të Republikës për të përmbushur gjithë detyrimet që ne ndjejmë për mbarëvajtjen e këtij procesi. Njëkohësisht ne e kemi vlerësuar edhe e vlerësojmë edhe njëherë tjetër angazhimin e presidentit Moisiu për të zhvilluar zgjedhje të ndershme dhe të lira në Shqipëri i cili ka qenë një angazhim i tillë edhe para 3 korrikut pavarësisht se forca të tjera politike në mënyrë të papërgjegjshme dëmtuan procesin zgjedhor nëpërmjet megadushkut. Angazhimi i presidentit ka qenë mjaft serioz edhe në inicimin që ai i bëri tryezës së partive parlamentare vitin e kaluar ku për fat të keq angazhimet që morëm nga forcat e tjera politike përpara presidentit nuk u mbajtën sepse në rast se do të ishte reaguar nga partitë politike në përputhje me atë marrëveshje që
ne arritëm tek presidenti Moisiu kohë më parë reforma zgjehdore do të kishte përfunduar prej kohësh dhe ndoshta zgjehdjet vendore do të ishin zhvilluar tani në vend dhe nuk kishim se përse të diskutonim për dimrin apo pranverën. Për çështjen e zgjedhjeve ne konfirmojmë edhe njëherë se është e domosodoshme që në plan të parë dhe madje të vetëm të jetë arritja e standarteve të këtyre zgjedhjeve ndërsa për sa i takon kohës së tyre ne jemi shprehur që koha më e përshtatshme mbet pranvera megjithatë kjo është një çështje që i takon Presidentit ta zgjidhë të konsultohet me forcat politike që të gjykojë.
Mazhoranca insiston që zgjedhjet të zhvillohen në Dhjetor dhe Janar?
Mazhoranca tashmë ka bllokuar marrëveshjen që vetë ka firmosur për reformën zgjedhore me PS gjatë muajit Gusht mazhoranca po bëhet pengesa kryesore për arritjen e standarteve të zgjedhjeve dhe PD dhe zoti Berisha mund të caktojnë në mënyrë të njëanëshme vetëm zgjedhdjet brenda PD këtë gjë mund ta caktojnë në mënyrë të njëanëshme dhe nuk është e drejta jona dhe as një detyrim i yni të ndërhyjmë në çështje të brendshme të PD-së por zgjedhjet për të gjithë Shqipërinë nuk mund të vendosen dot në mënyrë të njëanshme. Kryesore për mospërparimin e reformës zgjedhore dhe mosarritjen e standarteve në një kohë më të shpejtë për ato zgjedhje të cilat nuk duhet të kontestohen më nga asnjë forcë politike është pikërisht mungesa e vullnetit politik të PD për të përmushur ato detyrime që ka marrë në marrëveshjen e gushtit me firmën e përfaqësuesve të saj. Presidenti nuk është shprehur për çështjen e datës së gjedhjeve sepse kjo nuk ka qenë tema kryesore pra mundësia e fiksimit të një date sot por sigurisht që shqetësimi i përbashkët që kemi ndarë me presidentin Moisiu ka qenë dhe mbetet që standarti i zgjedhjeve duhet të jetë i paprekshëm dhe i pacënueshëm dhe kjo do të jetë kryesore edhe për vendosjen e një date për zgjedhjet.
Po për ndryshimet në Kushtetutë keni diskutuar me
Presidentin?
Nuk kemi hyrë për çështje konkrete por kuptohet se preokupimi ka qenë që reforma zgjedhore si një e tërë të përmbushet dhe të realizohet sa më shpejtë.
0x323030362d30392d3238 AKTIVITETE 13:54)”