17 Feb Kryetari i LSI z. Ilir Meta pret Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Posted at 22:41h
in Archived Articles
” Kryetari i LSI z. Ilir Meta pret Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Në kuadër të vizitës faktmbledhëse të raporterëve të Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti bashkë-raporterët z. Tomas Jirsa z. Grigore Petrenco dhe z. Bas Klein në selinë e LSI-së.
Gjatë takimit me bashkë-raporterët u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri reformën zgjedhore dhe mbi ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të vendit.
Z. Meta dhe bashkë-raporterët e Këshillit të Evropës vlerësuan krijimin e një klime më pozitive e bashkëpunuese mes aktorëve politikë në vend gjatë muajve të fundit në kontrast të dukshëm me vitin e kaluar si një kontribut real e të nevojshëm në përshpejtimin e reformave që duhen përmbushur në interes të integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë drejtim z. Meta theksoi se qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë klimën e panevojshme konfliktuale dhe polarizuese me të cilën u përballën gjatë dy viteve të fundit. Ka ardhur koha që të gjithë aktorët politikë të punojnë bashkë në mënyrë konstruktive në interes të vendit tha z. Meta.
Për sa i përket zgjedhjes së Presidentit të Republikës z. Meta u shpreh se për LSI-në është e rëndësishme që Presidenti të zgjidhet përmes një procesi kushtetues dhe konstruktiv.
Në lidhje me reformën zgjedhore z. Meta i informoi bashkë-raporterët mbi qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke nënvizuar rëndësinë e përshpejtimit të kësaj reforme kyçe për mirëfunksionimin e demokracisë në vend dhe për marrjen e statusit të kandidatit. Z. Meta theksoi se për LSI-në është e rëndësishme që sistemi zgjedhor të garantojë transparencën barazinë dhe përfaqësimin real të votës së qytetarëve shqiptarë në parlament.
Në përfundim z. Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerëson marrjen e statusit të kandidatit brenda këtij viti si një hap të merituar dhe kyç për të ardhmen e vendit duke theksuar se partitë politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë institucionale dhe konstruktive për realizimin e plotë të reformave të nevojshme në interes të integrimit evropian të Shqipërisë.
0x323031322d30342d3034 Kryetari i LSI-se me Raporteret e KiE.jpg 13:53)”