Kryetari i LSI takon ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri Bobev

Kryetari i LSI takon ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri Bobev

” Kryetari i LSI takon ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri Bobev Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri z.Bobi Bobev me rastin e largimit të tij nga Shqipëria pas disa vitesh shërbimi diplomatik në vendin tonë.

Të dy bashkëbisesuesit diskutuan mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë këtij takimi z.Bobev shprehu vlerësimet e tij për bashkëpunimin shumë të mirë me z.Meta dhe deklaroi se dëshironte që ky bashkëpunim të vazhdonte edhe në detyrat e tjera që do të ndërmerrte z.Bobev.

Ndërsa Kryetari i LSI e siguroi z.Bobev për gatishmërinë dhe kontributin e tij për një bashkëpunim sa më të gjerë edhe në kuadër të integrimit europian të dy vendeve por edhe të gjithë rajonit.

0x323030362d30372d3236 13:25)”