Kryetari i LSI-së

Kryetari i LSI-së

” Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta takon Kryetarin e Komisionit të Jashtem të Parlamentit të Austrisë z. Peter Shider Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Ilir Meta së bashku me delegacionin e LSI që e shoqëronte Sekretarin Ndërkombëtar z.Edmond Haxhinasto dhe anëtarin e Kryesisë së LSI z.Sokol Nako perfunduan pjesëmarjen në punimet e kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.

Gjatë kthimit Meta u ndal në Vjene ku zhvilloi disa takime ne parlamentin e Austrise dhe në Selinë e partisë Socialdemokrate të Austrisë.
Gjatë kësaj vizite kreu i LSI z.Meta u prit ne parlamentin Austriak nga Kryetari i Komisionit të Jashtem z. Peter Shider. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për situaten aktuale politike në Shqipëri dhe zhvillimet e saj pas zgjedhjeve te 3 Korrikut. Gjithashtu z.Meta dhe z.Shider diskutuan edhe mbi ecurinë e reformave për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi z.Meta duke vlerësuar faktin se Austria do të ketë Presidencën e ardhshme të Parlamentin Europian në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm ku pritet të nenshkruhet marrëveshja per Stabilizim-Asociimin midis Shqipërise dhe Bashkimit Europian.

Meta shprehu angazhimin e LSI-së që të kontribuojë për ecurinë e të gjithë reformave dhe arritjen e standarteve që kërkon kjo fazë e re e marrëdhënieve Shqipëri-BE si dhe thesoi domosdoshmërinë e asistencës nga ana e BE-së për të nisur menjëherë Reformën Zgjedhore pasi standartet e zgjedhjeve të ndershme nuk u arritën në 3 Korrik për shkak të Mega-Dushkut

Meta dhe Shider shkëmbyen gjithashtu mendime edhe për situatën në rajon dhe statusin e ardhshëm të Kosovës. Kryetari i LSI z.Meta vlerësoi rolin e Austrisë dhe angazhimin e saj pozitiv për situatën në rajon.  

Gjatë qëndrimit në Vjenë Kryetari i LSI-së z. Meta u prit në selinë e PSD-së të Austrisë nga Kryetari i Grupit Socialdemokrat në dhomën Federale të Austrisë prof. Abreht Konjefski me të cilin diskutuan për konsolidimin e marrëdhënieve midis të dy forcave politike.

Gjatë këtyre takime Kryetari i LSI z.Meta shoqërohej nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së z.Edmond Haxhinasto.
0x323030352d31312d3136 21:12)”