Kryetari i LSI-së z. Meta uron nga Durrësit të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë.

Kryetari i LSI-së z. Meta uron nga Durrësit të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë.

” Kryetari i LSI-së z. Meta uron nga Durrësit të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë.

Kryetari i LSI-se Ilir Meta vizitoi sot  Kishën  “Shën Luçia” të Durrësit për ti shprehur monsinjor Damian Kurti urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e festes se Pashkëve Katolike.
“Në radhë të parë do doja të bëja një urim për të gjithë besimtarët katolikë dhe të gjithë shqiptarët për Pashkët në këtë ditë kaq të rëndësishme do të dëshiroja që Paqja dhe Bashkëpunimi të jenë në zemrat dhe në mendjet tona të jenë në zemrat e çdo shqiptari por edhe në mendjet e politikës dhe të politikanëve.” u shpreh z. Meta.
Duke iu drejtuar gjithë besimtarëve katolik Meta tha se ”dua të uroj të gjithë besimtarët katolik por edhe të gjithë shqiptarëve këtë ditë ringjallje këtë ditë shprese edhe paqe. Shpresoj dhe uroj që viti tjetër të na gjejë më me shpresë dhe të jetë vërtetë një vit që të mos na e frenojë gëzimin” tha Meta.
Kryetari i LSI-së z. Meta ishte shoqëruar nga deputeti Lefter Koka si dhe nga zv. Ministret Filloreta Kodra dhe Nora Malaj. 

0x323031322d30342d3038 Kryetari I LSI-se Ilir Meta dhe monsinjor Damian Kurti2.jpg 17:9)”